|
|
Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran
Prishtinë, 17 shkurt - Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Deklaratën e Pavarësisë duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në botë. Nga dita e sotme vendi ynë quhet Republika e Kosovës, e cila është shprehje dhe mishërim i aspiratave të shumë brezave për liri dhe pavarësi.
Pro deklaratës votuan 109 deputetë të pranishëm në sallë nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nuk ishin të pranishëm deputetët serbë.
Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.
|
|
|