|
|
BE dhe SHBA-të shtojnë trysninë në Kinën për Tibetin
Nju Jork, 26 mars – BE dhe SHBA-të kanë shtuar trysninë ndaj udhëheqjes kineze, me qëllim që ajo të ruajë të drejtat themelore të njeriut në Tibet. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-ve ushtruan kritikë ndaj qeverisë së Pekinit. Në emër të 27 shteteve të BE-së ambasadori slloven, Andrej Logar, kërkoi nga udhëheqja kineze, që të mos ushtrojë dhunë kundër demonstruesve në Tibet dhe në rajonet përreth. Përveç kësaj, Pekini duhet të heqë të gjitha kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe të informacionit. SHBA-të iu bashkangjitën propozimit evropian ashtu si dhe Kanadaja dhe Australia. Franca sipas presidentit Nikolas Sarkozi nuk përjashton mundësinë, që të bojkotojë se paku hapjen e lojërave olimpike në Pekin.
|
|
|