|
|
Nga shembja e një ndërtese në Norvegji, zhduken 5 persona
Alesund, Norvegji, 26 mars – Pesë persona janë zhdukur pasi një bllok banesash është shembur në qytetin bregdetar norvegjez, Alesund,350 km në veriperëndim të kryeqytetit Osllo, ka bërë të ditur policia, njofton BBCVorld. Ndërtesa e rrënuar ishte një gjashtëkatëshe moderne. Nga kjo ndërtesë janë evakuar 15 banorë, dy syresh të lënduar lehtë. Pas shembjes ndërtesën e ka kapluar flaka.
|
|
|