Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Lutfi Haziri shef i ri i Grupit Parlamentar të LDK së në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 26 mars - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas propozimit të nënkryetarit të parë të LDK së, Eqrem Kryeziut, vendosi në mënyrë unanime që shef i ri i Grupit Parlamentar të LDK së të jetë nënkryetari tjetër i LDK së, Lutfi Haziri. Po kështu Kryesia e LDK së shqyrtoi edhe rregulloren e re për përfaqësim në bordin e AKM së dhe vendosi që të propozojë Fadil Feratin, ekonomist me profesion, për anëtar të këtij bordi, thuhet në një komunikatë. Kryesia e LDK së po ashtu riafirmoi edhe një herë vullnetin e saj që për anëtarë të bordit të KEK ut të propozojë Musa Misinin dhe Fadil Çitakun, të miratuar dhe të propozuar edhe më herët nga kjo kryesi. Kryesia e LDK së ka shqyrtuar edhe buxhetin për vitin 2008 dhe ka miratuar rekomandimet e grupit të ekspertëve për buxhetin e këtij viti.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks