Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Berisha dhe Erdogan me qëndrime të përbashkëta për Shqipërinë në NATO dhe pavarësimin e Kosovës

Tiranë, 26 mars - Kryeministrat e Turqisë dhe të Shqipërisë, Rexhep Taip Erdoan dhe Sali Berisha gjatë një takimi sot në Tiranë i vlerësuan lart marrëdhëniet mes të dy vendeve. Mikpritësi Sali Berisha me këtë rast veçoi ndihmën dhe rolin e Turqisë në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për anëtarësimin në NATO dhe për Kosovën. Kryeministri shqiptar theksoi se Qeveria turke dhe Kryeministri Erdogan janë ndër më të parët që njohën pavarësinë e Kosovës, ndërkaq delegacioni turk mbështeti fuqishëm në Senegal përfshirjen të një paragrafi për Kosovën në rezolutë, tha Berisha. Nga ana e tij, kryeministri turk Erdogan sa i përket çështjes së Kosovës, tha se hapi që hodhi Turqia ishte nevojë e lidhjeve historike dhe kulturore që ekzistojnë me kosovarët. "Vendimi ynë ishte i nevojshëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit. Unë mendoj se ky vendim do të jetë një shkak dhe një arsye për shumë të mira në të ardhmen", u shpreh kryeministri turk pas takimit. Kryeministri Bersiha shprehu veçanërisht mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Turqisë në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO, e cila ka qenë jo vetëm politike, por edhe në drejtim të mbështetjes së reformimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Kryeministri Erdogan shprehu mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në samitin e Bukureshtit. Turqia, theksoi Kryeministri Erdogan, do të vazhdojë të vazhdojë të japë të gjithë ndihmën dhe kontributin e nevojshëm për modernizimin e ushtrisë shqiptare. Kryeministri Berisha theksoi se midis dy vendeve ekziston një infrastrukturë ligjore bashkëpunimi e zhvilluar, që mundëson thellimin dhe rritjen në një nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit dypalësh. Duke u ndalur në marrëdhëniet ekonomike, dy delegacionet konstatuan me kënaqësi se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet vendeve është rritur ndjeshëm. Bashkëpunimi dypalësh ka njohur rritje në shumë fusha, veçanërisht në infrastrukturë, metalurgji, në fushën e telekomunikacionit. Ky bashkëpunim reflektohet edhe në një rritje të shpejtë të shkëmbimeve tregtare nga 35 milion dollarë në vitin 2002, në 630 milion dollarë sot, si edhe në rritjen e investimeve turke në Shqipëri. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e cila hyn në fuqi në muajin maj, do të fuqizojë më tej këto shkëmbime. Ndër të tjera, Kryeministri Erdogan shprehu gatishmërinë e qeverisë turke për të nxitur edhe më shumë shtimin e investimeve turke në Shqipëri, në fusha të tilla si turizëm, ndërtim, telekomunikacion, metalurgji, sistemin bankar, Në kuadër të shkëmbimit të përvojës në sektorin e investimeve, Kryeministri turk theksoi se do të ishte në interes edhe të investitorëve shqiptarë që, së bashku me ata turq, të projektonin investime të përbashkëta drejt vendeve të tjera.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks