|
|
Në Indi arrestohet lideri i "Lëvizjes islamike të studentëve të Indisë"
Nju Delhi, 27 mars – Në shtetin indian Madja Pradesh policia ka arrestuar liderin e grupit të ndaluar militant “Lëvizja islamike e studentëve të Indisë” (Simi), njofton BBCVorld. Safdar Nagori, sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate, është arrestuar në qytetin Indore, ka thënë policia. Së bashku me të janë arrestuar edhe disa bashkëveprimtarë të tij. Kjo organizatë thuhet se ka lidhje me grupe radikale islamike në vend.
|
|
|