Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Thaçi: Drejtësinë askush nuk mund ta blejë

Prishtinë, 27 mars Beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe veprimeve të tjera antiligjore është prioritet dhe ai do të vazhdojë edhe më tutje, tha sot Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai theksoi se qeveria ka vullnet politik dhe gatishmëri për mbështetje legale dhe logjistike për këtë çështje. "Nuk dua të ketë hezitime në betejën kundër korrupsionit, por duhet të shkohet deri në fund. Qëndrimi i qeverisë që udhëheqë unë është zero tolerancë ndaj korrupsionit, kudo dhe kurdo herë që paraqitet. Korrupsioni vazhdon të jetë si shfaqje, si fenomen, si realitet në një shfaqje alarmante jo vetëm në Aeroport, por edhe në KEK e PTK", u shpreh Kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të qeverisë. Kryeministri u shpreh se nuk do të tolerojë askënd të vëhet mbi rendin dhe ligjin, duke shtuar se "drejtësinë askush nuk mund ta blejë". "Shkeljen e ligjit askush nuk mund ta injorojë, as ta heshtë e as ta fshehë, por nuk do të tolerohet askush as për të pushuar, fjetur apo pasuruar mbi dosjet e shkelësve të ligjit. Kërkojmë angazhim më të madh nga organet kompetente, por edhe bashkëpunim të sinqertë të qytetarëve dhe të kenë guximin qytetar të bashkëpunojnë me organet kompetente në lutë kundër korrupsionit dhe beteja kundër korrupsionit do të jetë zero", theksoi Thaçi. Ndryshe qeveria e Kosovës vendosi sot të formojë një grup punues ndërministror për antikorrupsion. Po ashtu qeveria e Kosovës ka konstatuar sot se gjendja e sigurisë në vend është nën kontroll të plotë të forcave të rendit dhe sigurisë.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks