Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Shpërthen një granatë dore në sheshin "Nënë Tereza", s'ka pasoja

Prishtinë, 27 mars - Shërbimi Policor i Kosovës njoftoi se sot në orët e paradites në sheshin "Nënë Terezë", afër hotelit "Union", ka shpërthyer një granatë dore, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz. SHPK ja përmes një komunikate bën të ditur se njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe KFOR i, pasi që dyshohet se mund të ketë edhe ndonjë mjet tjetër shpërthyes. "Sot në orën 09:51 në rrugën Nëna Terezë saktësisht në ish-objektin e hotelit 'Union', ka shpërthyer një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë granatë dore, ku përveç dëmeve të vogla materiale nuk është lënduar asnjë person", njofton SHPK ja. Ndryshe, shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës kur inspektorët komunalë të Prishtinës sipas planit ka qenë duke bërë rrënimin e disa objekteve në lokacionin e lartshënuar të mbështetur nga njësitet policore të stacionit Qendra.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks