|
|
Presidenti Sejdiu vizitoi familjen e tre dëshmorëve në Shkabaj të Kastriotit
Prishtinë, 27 mars Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu vizitoi sot familjen e dëshmorëve Agron, Faruk dhe Albert Rama nga fshati Shkabaj i komunës së Kastriotit (ish Obiliqit), që të tre ushtarë të UÇK së. Kjo familje, më 27 mars 1999, humbi 10 anëtarë të familjes.
"Sakrifica e kësaj familjeje është mesazh se liria e Kosovës ka pasur çmimin e vet dhe duhet t'i dihet vlera e saj gjithmonë, në ecje të suksesshme dhe në nderim të madh për të gjithë ata që kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e vendit", tha Presidenti Sejdiu.
Po ashtu, ai theksoi se kjo vizitë është një mbështetje për familjet që kanë dhënë më të dashurit e tyre, se duhet të ecet në vazhdimësi, jo vetëm në nivelin e kujtesës, sepse ajo nuk mund të harrohet, por duhet të ketë mbështetje institucionale edhe për familjarët e tjerë dhe në pajtim me dispozitat ligjore.
|
|
|