|
|
SHBA-të hetojnë municionin e dërguar në Afganistan
Uashington, 28 mars - Ushtria Amerikane pezulloi një kontratë me një tregtar armësh, i cili, sipas gazetës The New York Times, furnizoi ushtrinë afgane me fishekë të prodhuar 40 vjet më parë. Ushtria amerikane është duke bërë hetime, por Pentagoni tha se nuk ka të dhëna se fishekët ishin jashtë funksionit. Gazeta The New York Times shkruan se fishekët për pushkë dhe automatikë u transportuan në Afganistan në kuti kartoni të vjetra dhe që prodhimi i një pjesë të tyre datonte që nga viti 1966. Gazeta njofton gjithashtu se një pjesë e municioneve ishte prodhuar në Kinë dhe se blerja nga qeveria amerikane mund të ketë qenë e paligjshme. Sipas gazetës The New York Times, fishekët ishin tregtuar nën një kontratë prej 300 milionë dollarësh me kompaninë e quajtur AEY, e cila, thuhet në gazetë, ka furnizuar për disa vjet ushtrinë amerikane dhe agjenci të tjera qeveritare me municione dhe pajisje të tjera.
|
|
|