|
|
Njoftohet për të shtëna me armë zjarri ndaj njësisë policore të SHPK së
Zubinpotok, 28 mars - Mbrëmë pas mesnate, pjesëtarë të SHPK së, të policisë së UNMIK ut dhe KFOR it kanë reaguar në zonën e fshatrave Zupçë, Slepac dhe në drejtim të fshatit Koshtovë, pasi është raportuar për të shtëna në drejtim të njësisë policore të SHPK së.
Pak pas mesnate, disa të shtëna janë dëgjuar edhe nga njësia policore e SHPK së e stacionit Zubin Potok, gjatë një pike të kontrollit të vendosur në mes të fshatrave Zupç - Slepac.
Në bazë të hetimeve të para preliminare dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga drejtimi i fshatit Koshtovë, rreth 50 60 metra në anën e majtë të rrugës magjistrale në drejtim të Mitrovicës.
Njësia patrulluese e policisë i është kundërpërgjigjur me armë të shtënave në drejtimin e njëjtë prej nga besohet të kenë ardhur të shtënat. Pjesëtarë të SHPK së, pasi kanë shkrepur tre plumba nga arma e tyre zyrtare, të shtënat tjera janë ndaluar.
Nuk është raportuar për të lënduar e as për dëme të shkaktuara materiale.
Pjesëtarë të KFOR it dhe policisë së UNMIK ut, të cilët janë informuar lidhur me rastin, kanë bërë kontrollimin e zonës së dyshuar prej nga është raportuar të kenë ardhur të shtënat.
Pas kontrollit të bërë në teren, nuk është gjetur diç e pazakontë në lidhje me rastin.
|
|
|