Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Rupel: Serbët në Kosovën e pavarur nuk do të kenë probleme

Pragë, 28 mars - Shefi i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund t'i mohojë Kosovës të drejtat që i kanë pasur çekët dhe sllovenët. Në një intervistë për shtypin çek, Rupel ka thënë se Kosova e ka kaluar rrugën e njëjtë si Sllovenia në ish-Jugosllavi apo si Çekia në Çekosllovaki. "Kosova nëntë vjet e ka pritur këtë çast", ka thënë Rupel për të shtuar se nuk ishte e mundur që Kosova të mbetet nën Serbi. "Serbët në vitin 1999 u përpoqën të okupojnë Kosovën, e sollën ushtrinë, pati vrasje masive, dëbime masive dhe eksod masiv", ka thënë Rupel. Sipas shefit të diplomacisë sllovene, serbët në Kosovën e pavarur nuk kanë probleme me procesin e emancipimit kombëtar apo kulturor.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks