|
|
Rojet kufitare egjiptiane vrasin me armë zjarri 2 migrantë afrikanë
Kairo, 28 mars – Rojet kufitare egjiptiane kanë vrarë me armë zjarri dy migrantë afrikanë, të cilët kishin tentuar të kalojnë kufirin në Izrael, njofton BBCVorld. Të dy të vrarët ishin të moshës së ’30-tave dhe ishin të Bregut të Fildishtë, kanë thënë zyrtarët e sigurimit. Rojet kanë thënë se kanë shtënë pasi kanë refuzuar urdhrin e ndalimit në kufi.
|
|
|