|
|
Dënohet për me 11 vjet burg ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes
Tbilisi, Gjeorgji, 28 mars – Gjykata i ka shqiptuar sot (e premte) dënimin me 11 vjet burg në mungesë ish-ministrit të Mbrojtjes në shtetin ish-sovjetik të Gjeorgjisë, Irakli Okruashvili dhe aktualisht politikan opozitar në ekzil, të cilin e ka shpallur fajtor për shantazhim dhe korrupcion, njofton Rojter. Okruashvili ka ikur vjet në Evropën perëndimore pasi kishte siguruar një garanci në Gjeorgji. Aktualisht gjendet në Paris ku po pret vendimin e gjykatës dhe kërkesën e Gjeorgjisë për ekstradim.
|
|
|