|
|
Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë bëri sot betimin
Tiranë, 28 mars - Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gazmend Oketa, bëri sot betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Presidenti Topi i dorëzoi Ministrit të Mbrojtjes, Oketa dekretin e emërimit, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme. Të këtë ceremoni ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të jetës publike.
Oketa në këtë post zëvendëson Fatmir Mediun, i cili ditë më parë dha dorëheqjen për shkak të tragjedisë së Gërdecit.
|
|
|