|
|
Gjermania nuk përfaqësohet në hapjen e lojërave olimpike në Kinë
Berlin, 28 mars - Qeveria gjermane, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë e përfaqësuar në festimet e hapjes së lojërave olimpike të verës në Kinë. Këtë e tha ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtainmeier, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Slloveni. As kancelarja gjermane, Angela Merkel, as ministri i brendshëm përgjegjës për sportin Volfgang Shojble nuk kanë planifikuar deri tani të marrin pjesë. As ai vetë nuk do të shkojë në Pekin, tha Shtainmeier. Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë për gjendjen në Tibet dhe në Lindjen e Afërt në Bërdo, pranë kryeqytetit slloven Ljubjanë.
|
|
|