|
|
Presidenti Sejdiu mori letrën zyrtare të njohjes së pavarësisë nga Norvegjia
Prishtinë, 28 mars Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu mori sot letrën e njohjes zyrtare të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga shefi i Zyrës norvegjeze në Prishtinë, Sverre Johan Kvale. Me këtë rast Presidenti Sejdiu theksoi se e mirëpret konfirmimin e vendimit të Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në
në nivel të ambasadave.
Presidenti Sejdiu duke i uruar ambasadorit fat dhe suksese në ecjen dhe punën e përbashkët tha: "Ne jemi shumë të kënaqur me këtë vendim që kanë marrë për të cilin nuk kemi pasur asnjëherë dilemë, dhe është me rëndësi që kemi prezencën e ambasadorit këtu për të dëshmuar bashkëpunimin tonë dhe gatishmërinë tonë për ecje të mëtejshme por edhe për mbështetje të Kosovës në aspektet politike dhe ekonomike".
Ndërkaq ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale e informoi Presidentin Sejdiu se Qeveria e Norvegjisë ka njohur sot edhe zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. "Garancitë e dhëna nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës për mbrojtjen e pakicave dhe të drejta të barabarta për të gjithë kishin ndikim për marrjen e vendimit për njohjen e Kosovës. Norvegjia do të vazhdojë të ndihmojë edhe në të ardhmen", theksoi Johan Kvale.
|
|
|