|
|
Shutanovac: Kemi penguar luftën në Kosovë
Beograd, 4 prill - Ministri serb i Mbrojtjes dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike, Dragan Shutanovac, pohon se partia e tij po të mos ishte në qeveri me PDS-në e Koshtunicës, do të shpërthente lufta në Kosovë si dhe ndërprerja e mëtejshme e marrëdhënieve me BE-në.
"Jam i sigurt se është më mirë që kemi qenë në qeveri, sepse e kemi parë se çfarë është e gatshme PDS t'i bëjë Serbisë. Jam i bundur se kemi penguar gjëra kruciale: ndërprerjen e mëtejshme të marrëdhënieve me BE-në dhe skenarin e qartë që në rajonin e gjerë të Kosovës të shkaktohen konflikte të cilat do të përshkallëzoheshin dhe nga Kosova të bëjnë një Bejrut me pasoja të paparashikueshmne", tha Shutanovac për gazetën "Veçernje novosti".
Sipas fjalëve të Shutanovacit, kanë ekzistuar idetë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, prandaj disa janë të zemëruar ndaj tij. "Dikush deshi që serbët e Kosovës t'i ndimojë duke u dërguar armë e municion. Nuk më habit zhgënjimi i madh i Marko Jakshiqit, i cili ka deklaruar: 'mbase nuk keni pritur që Shutanova t'ju japë armë", tha ministri serb i Mbrojtjes.
|
|
|