|
|
Libri i Del Pontes: ēka mė tutje?
Shkruan: Zef Ahmeti
Asnjė libėr nuk ėshtė komentuar mė shumė kohėve tė fundit sa libri i del Pontes, ish kryeprokurores sė Tribunalit tė Hagės. Nė tė vėrtetė ky libėr filloi tė trajtohet edhe para publikimit nga gazetat serbe, mė vonė edhe nga ato kosovare e rajonale. Libri ka marrė jehonė edhe nė mediet evropiane, ka aktivizuar diplomacinė zvicerane, por edhe ish punonjės tė kėsaj gjykate. Qėndrim ka marrė edhe vetė Tribunali i Hagės lidhur me pėrmbajtjen dhe dyshimet qė vijnė nė adresėn e UĒK sė pėr tregti me "organet e serbėve tė arrestuar". Sipas Tribunalit tė Hagės, nė qėndrimin e tij, thotė se nuk ka kurrfarė dėshmi "substanciale" qė do tė duhej tė aktivizohej kjo gjykatė, shkruan gazeta zvicerane "Neu Zürcher Zeitung" nė numrin e sotshėm. Kėtė e ka demantuar edhe ish zėdhėnėsja e kėtij Tribunali, zonja Florence Hartmann, e cila akuzat e Del Pontes i quan tė pabaza. Ajo ato i ka quajtur si "tė papėrgjegjshme" dhe tė "padinjitetshme".
Po cili ėshtė ndikimi i kėtyre akuzave? Ndikimi i asaj qė e thotė del Ponte nė librin e saj, janė ēėshtje qė varet nga individi, se a duhet t`ju besoj apo jo. Njė fakt pėr t`i besuar se akuzat janė tė pavėrteta dhe tė pabaza, janė reagimet e organeve dhe njerėzve tė vetė Tribunalit tė Hagės. Megjithatė, do tė ketė mjaft qė do ta marrin kėtė "akt" tė paraqitur nga del Ponte, si njė element qė do tė japė mundėsi tė shumta pėr spekulime, keqpėrdorime politike dhe po ashtu ajo ka provokuar konspiracion. Sidomos kjo e fundit duket se ka qenė qėllimi kryesorė i autores. A mos ndoshta tendenca e saj lidhet ngushtė me "dėshtimin" e saj, siē e quajnė shumė kritikues, si kryeprokurore e Tribunalit? A mos ėshtė ky libėr si reagim ndaj kėtyre kritikave pėr t`i "larė duart" nga paaftėsia e saj duke nxjerrė teorinė e konspiracionit, si faktor qė ka "penguar" punėn e saj?
Karla del Ponten kam pasė rastin ta takoj e t`i shtroj pyetje nė njė ligjėratė qė mbajti para studentėve tė Universitetit tė St. Gallen (Zvicėr) para diku tre katėr vitesh. U hetua se ajo ishte e padėshirueshme nga gjithė studentėt qė vinin nga ish Jugosllavia. Disa e akuzonin se ajo ishte anti serbe, disa tė tjerė e akuzonin, se ajo nuk kishte bėrė mjaft pėr arrestimin e Karaxhiēit dhe Mlladiēit! Ajo qė ajo ndėrmjetėsoi nė atė ligjėratė, pos tjerash, tregoi se ishte tejet temperamente, dhe disa ish kolegė tė mi e quajtėn bile edhe tejet arrogante.
Ndėrsa para dy dite isha nė librarinė e qytetit ku jetoj pėr tė shikuar botimet e reja qė mė interesonin aty hasa njė burrė i moshės mbi 40 vjeēare. Bisedonte me shitėsen ku i kėrkonte librin e Del Pontes. Dėgjova se si ai ia shpjegonte arsyen pse donte ta kishte patjetėr librin. Si duket, zvicerani, kishte diskutuar me njė shqiptar pėr atė se ē'kishte bėrė UĒK ja dhe shqiptarėt, sipas versionit tė Del Pontes, dhe se ai dėshironte t`ia argumentonte se ishte e vėrtetė ajo qė kishte diskutuar me shqiptarin. Pra libri si dėshmi pėr ta konfirmuar se "shqiptarėt" kanė bėrė po ashtu krim dhe atė duke i shitur organet e serbėve tė arrestuar nga ish ushtarėt e UĒK sė. Unė nuk desha tė pėrzihem. Mora librin e Del Pontes. Ishte nė italisht. E shfletova. Dhe fitova pėrshtypjen se vėrtetėsia e atij libri nuk duhet tė ishte asgjė mė shumė a mė pak, sa edhe ajo e mijėra titujve tjerė qė kishte libraria qendrore e qytetit.
Ēka mė tutje? Reagimet e para si tė Tribunalit, edhe tė ish punonjėsve tė kėsaj gjykate, "dėshmitė" e Del Pontes i kanė vlerėsuar si tė pabaza. Po a duhet tė aktivizohet prokuroria kosovare dhe ajo e Shqipėrisė, sepse sipas Del Pontes, organet i janė hequr tė arrestuarve serbė nė tokėn e Shqipėrisė e janė shitur mė tutje? Po. Prokuroritė duhet tė aktivizohen. Tė ngrihet aktakuzė pėr vepėrkryesit e panjohur. Tė ftohet Del Ponte si dėshmitare nė kėtė proces. Dhe gjatė hetimeve duhet kėrkuar nga Del Ponte qė ajo tė japė emrat e burimeve dhe gazetarėve qė ėshtė mbėshtetur nė librin e saj. Kėshtu, nėse ajo nė kėtė proces penal nuk pėrgjigjet, duhet tė kėrkohet qė ajo publikisht tė kėrkoj falje, ose tė demantoj ato qė ka shkruar vetė.
|
|
|