|
|
FJALIM VJETOR I PRESIDENTIT FATMIR SEJDIU PARA KUVENDIT TĖ KOSOVĖS
Jam paraqitur para kėtij institucioni tė lartė disa herė gjatė kėtyre dy vjetėve si President i Kosovės dhe udhėheqės i Ekipit tė Unitetit, i ngarkuar me punėn e finalizimit tė procesit pėr pėrcaktim tė statusit, qė duhej tė pėrfundonte, siē u krye, me pavarėsimin pėrfundimtar tė Kosovės.
Kam nderin e veēantė qė sot ti drejtohem Kuvendit dhe, pėrmes kėtij forumi tė lartė, juve qytetarė tė dashur tė Kosovės, me njė fjalė pėr gjendjen e pėrgjithshme nė vend dhe pėr synimet strategjike tė vendit tonė, sidomos pėr ēėshtje qė lidhen me fushėveprimtarinė e Presidentit.
17 shkurti i 2008-shit do tė hyjė nė historinė e Kosovės e tė botės si dita e pavarėsisė sė vendit tonė. Tash, dy muaj pas, mbasi qė kemi kryer punėt qė lidhen me institucionalizimin ligjor tė pavarėsisė, nė radhė tė parė me miratimin e Kushtetutės sė Republikės nė fillim tė kėtij muaji, mund tė themi se Kosova ėshtė shtet qė ka lindur mbarė. Republikėn e Kosovės e shpallėm pas njė procesi tė gjatė ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e statusit, nė pajtim me vullnetin e shumicės sė popullit tė Kosovės, nė pėrputhje me rekomandimet e Emisarit Ndėrkombėtar tė Statusit, Presidentit Marti Ahtisari, nė koordinimim me miqtė dhe aleatėt e Kosovės, nė radhė tė parė me Unionin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Republika e Kosovės ėshtė pėrqafuar gjerėsisht nga bota demokratike. Pavarėsia jonė ėshtė njohur nga 37 vende, duke pėrfshirė edhe 7 nga 8 vendet e G 8-shit. Vendi ynė pret njohje nga shumė vende tė tjera. Kjo siguron bazėn e rėndėsishme pėr tė mbėshtetur inkuadrimin tonė nė sistemin ndėrkombėtar. Integrimi ynė nė strukturat euroatlantike ėshtė prioritet mbi tė gjithė tė tjerėt. Pėr tė hyrė nė BE dhe nė NATO na duhet njohja e tė gjitha vendeve anėtare tė kėtyre institucioneve dhe plotėsimi i kritereve pėr anėtarėsim nė tė dyja organizatat. Kjo merr kohė, por ėshtė pikė synimi me rėndėsinė jetike pėr ekzistencėn tonė.
Me dekada, breza tė tėrė veprimtarėsh shqiptarė punuan pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės. Ishin kėto pėrkushtime e sakrifica tė pandėrprera dhe mė sublime tė mundshme. Personalitete tė shumta pėrgjatė dekadave u pushkatuan apo vuajtėn nė burgje tė rėnda dhe afatgjata.
Projekti i pavarėsisė sė Kosovės si zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės u maturua nė 18 vjetėt e shkuara, para se tė kurorėzohej me Deklaratėn e Pavarėsisė mė 17 shkurt tė vitit 2008
Ideja ėshtė e para, thoshte Platoni, filozofi i shtetit ideal. Ideja e shtetit tė pavarur tė Kosovės ka lindur, ėshtė kultivuar dhe ėshtė ndėrtuar gjatė rezistencės sė pėrgjithshme politike e institucionale tė udhėhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar. Komplementare me kėtė ide, pjesė e saj dhe e luftės politike ka qenė lufta e armatosur e UĒK-sė nė fund tė shekullit, qė lidhet me komandantin Adem Jashari e shumė luftėtarė tė lirisė anekėnd Kosovės. Nėntė vjetėt e rezistencės politiko-ushtarake (1990-1999) dhe nėntė vjetėt e rimėkėmbjes fillestare tė vendit tonė nė rrethana tė lirisė (1999-2008) kanė krijuar Republikėn e Kosovės qė e kemi sot. Nė pranverėn e vitit 1999, aleanca veriatlantike NATO, lidhja mė e fuqishme politiko-ushtarake nė historinė e njerėzimit, u vu nė mbrojtje tė vlerave humane - kundėr barbarisė dhe pėrpjekjes pėr shfarosje tė popullit tė Kosovės. Populli i Kosovės do tė jetė pėrherė mirėnjohės pėr kėtė ndėrhyrje qė i dha fund barbarisė dhe solli paqen nė vendin tonė dhe nė rajon. Kjo ishte luftė nė shėrbim tė paqes. Kjo ishte njė luftė pėr lirinė njerėzore si vlerė fundamentale, por edhe pėr shpėtimin e njė populli tė tėrė.
Tė nderuar deputetė,
Tė dashur qytetarė tė Kosovės,
Shfrytėzojmė rastin qė nė emrin e shtetit tė Kosovės tu shprehim mirėnjohjen mė tė tellė tė gjithė atyre qė derdhėn gjak e djersė e dije pėr pavarėsinė e Kosovės. Njė nderim tė veēantė meritojnė tė gjitha legjislaturat dhe qeveritė e Kosovės tė kėtyre 18 vjetėve, organizimet politike e strukturimet vetanake shtetėrore brenda vendit tonė, si dhe diaspora jonė e madhe, qė kanė punuar me zell e kėmbėngulje tė pashembullt, por edhe sistem e disiplinė shembullore pėr shtetin tonė.
Ju, deputetė tė legjislaturės aktuale, sikur edhe ne, udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit, kemi pasur fatin historik tė firmosim pavarėsinė e Kosovės, tė krijuar dhe tė ndėrtuar nga dhjetėra mijėra, qindra-mijėra njerėz tė mirė tė Kosovės, heronj tė kėnduar e tė pakėnduar, shqiptarė dhe pjesėtarė tė komuniteteve pakicė. Republika e Kosovės ėshtė atdheu ynė: i tė gjithėve pa dallim.
Kosova ka bėrė vendin e vet nė hartėn politike tė botės dhe don tė rrethohet me fqinjė miqėsorė. Ne duam tė kultivojmė marrėdhėnie tė mira e miqėsore me tė gjitha vendet, nė radhė tė parė me fqinjėt tanė tė parė: me Maqedoninė, Shqipėrinė, Malin e Zi dhe Serbinė, me vendet e rajonit e tė Evropės, ku ne bėjmė pjesė gjeografikisht e kulturalisht. Kosova ėshtė njohur nė tė vėrtetė nga vende nga tė gjitha kontinentet e botės dhe kjo na gėzon pa masė.
Tash, qė jemi shtet i pavarur dhe sovran, kemi mundėsinė ta drejtojmė Kosovėn nė rrugėn e zhvillimit strategjik, qė ka qenė i vėshtirė, nėse jo i pamundshėm, nė gjendjen e statusit tė papėrcaktuar. Pasuritė natyrore dhe popullsia e re janė potenciale tė zhvillimit tė Kosovės nė afat tė gjatė. Zhvillimi i plotė i tyre bėhet i mundshėm tash qė kemi njė Qeveri sovrane, jo tė pėrkohshme. Me Qeveri tė pėrkohshme, me idenė e pėrkohėsisė e tė gjendjes pezull, nuk ka zhvillim tė njėmendtė ekonomik e shoqėror. Kėtė e vėrteton historia jonė e dekadės sė fundit, e rimėkėmbjes fillestare nga shkretimi fizik e shpirtėror qė kishte sjellė okupimi dhe mizoria e agresionit tė Serbisė.
Rimėkėmbja e plotė, rilindja e vėrtetė e Kosovės mundet dhe duhet tė ndodhė duke vėnė nė lėvizje potencialet njerėzore, duke ndėrtuar institucione demokratike e plotėsisht funksionale, duke ndėrtuar ekonomi dhe rrjet arsimor e shėndetėsor tė qėndrueshėm.
Vlerėsoj se pėr prosperitetin e vendit tonė shkalla prejt 3-4% e rritjes ekonomike pėr vit, siē mendohet se ėshtė aktualisht, ėshtė e pamjaftueshme. Na duhet dyfishimi i kėsaj shkalle tė rritjes nė vitet e ardhshme. Shpresoj se Konferenca ndėrkombėtare e Donatorėve pėr Kosovėn, qė do tė mbahet pas disa muajsh, do tė japė impulsin e parė pėr vitin e ardhshėm dhe tutje. Kapacitetet e Qeverisė sonė, e insitucioneve qendore dhe lokale tė pushtetit, janė me rėndėsi kapitale pėr optimalizimin e donacioneve qė do tė zotohen e jepen, duke i vėnė nė funksion tė projekteve prioritare ekonomike e infrastukturore.
Fushat strategjike ekonomike qė kėrkojnė vėmendjen dhe pėrkushtimin prioritar tė shtetit tone janė energjetika dhe agrikultura. E para kėrkon investime tė mėdha, por nuk siguron punėsim tė madh; e dyta investim tė konsiderueshėm pėr punėsim tė konsiderueshėm dhe ruajtje tė balancit jetėsor e social. Energjia siguron bazėn pėr qėndrueshmėri ekonomike dhe sociale tė vendit, ndėrsa agrikultura komplementaritetin e zhvillimit ekonomik, qė ėshtė neglizhuar nė kohėt e fundit. Kjo nuk do tė thotė tė lihen anash fushėveprimtaritė e tjera, qė janė nė interesin jetik pėr qytetarėt e Kosovės.
Regjistrimi i pritshėm i popullsisė dhe i ekonomive familjare tė Kosovės do tė sigurojė pasqyrė tė plotė statistikore, kuantitative dhe kualitative, pėr drejtimet strategjike qė duhet tė marrė zhvillimi i Republikės sė Kosovės.
Duke pasur njė popullsi tė re, rimėkėmbja e sistemit arsimor bėhet pėr ne ēėshtje me rėndėsi thelbėsore, qė prek indin mė tė shėndoshė tė qenies sonė. Shoqėri mė tė zhvilluara se, ndonėse me burime mė pak tė pasura natyrore, kanė dalė prej stagnimit nė prosperitet duke vėnė nė jetė masa gjithėprfshirėse pėr arsimin, duke kthyer shkollimin cilėsor nė tė gjitha nivelet nė orientim strategjik nacional. Investimi kėtu ėshtė afatgjatė. Ngjashėm edhe pėr sistemin shėndetėsor, shumė i kushtueshėm sot kudo nė botė.
Punonjėsit e arsimit dhe tė shėndetėsisė tė Kosovės duhet tė nxirren prej kategorisė sė shėrbyesve civilė, ku bien aktualisht, pėr tė krijuar mundėsinė e diversifikimit dhe tė konkurrencės sė shėrbimeve nė rrethana tė ekonomisė sė tregut. Kėtu, gjithėsesi, roli i shtetit ėshtė i pazėvendėsueshėm si garantues dhe rregullator i sistemit, por assesi si frenues i iniciativės sė lirė dhe kreative nė emėr tė egalitetit qė parasupozon pėr shumėkė nocioni i pjesėtarit tė shėrbimit civil, njė nocion rudimentar sot pėr sot nė vendin tonė.
Ėshtė koha qė tė vihet rend nė arsimin e lartė, duke aplikuar kritere tė pranuara ndėrkombėtare pėr akreditimin e institucioneve. Univeristetet nuk guxojnė tė shndėrrohen nė biznese fitimprurėse. Ato duhet tė gjenerojnė dije, jo para. Duhet tė synohet cilėsia, duhet tė stimulohet dija e kėrkimi nė fushat me interes nacional dhe nė shkencat fundamentale, edhe kur kjo nuk duket se ėshtė kėrkesė e tregut tė punės. Elitat nė kėto fusha duhet tė ndihmohen prej shtetit. Me interes tė veēantė ėshtė tė mbėshtetet bashkėpunimi ndėrmjet institucioneve universitare dhe shkencore tė Kosovės me institucionet homologe nė vendet Bashkimit Evropian dhe nė SHBA.
Kultura e kėrkon gjithashtu gjithė kujdesin qė mund ti japė shteti ynė. Promovimi i kulturės materiale dhe shpirtėrore tė vendit tonė i ndihmon krijimit tė identitetit vetanak dhe tė dallueshėm tė Kosovės.
Tė nderuar deputetė,
Tė dashur qytetarė tė Republikės,
Viti i kaluar dhe fillimi i kėtij viti kanė shėnuar pėrtėritjen demokratike qė mundėson procesi zgjedhor. Zgjedhjet nacionale dhe lokale tė nėntorit tė vitit 2007 kanė sjellė rikonfigurim nė skenėn politike pas njė procesi zgjedhor qė ėshtė vlerėsuar si demokratik. E meta mė e madhe e kėtyre zgjedhjeve pa dyshim ėshtė shkalla e daljes nė zgjedhje. Kosova ka kaluar procese demokratike nė ciklet e kaluara zgjedhore, qė nuk e arsyetojnė trendin nė rėnie tė pjesėmarrjes sė zgjedhėsve. Nėse dy demokraci tė etabluara, Franca vitin e kaluar e Italia kėto ditė, shėnuan pjesėmarrje tė daljes nė votime mbi 80%, shkalla gati pėrgjysmė mė e vogėl e daljes nė votime nė Kosovė nuk mund tė arsyetohet. Nuk duam tė besojmė se jemi ngopur me demokraci, sa tė pėrtojmė tė dalim nė votime nė cikle tė rregullta zgjedhore.
Pavarėsimi i Kosovės do ta bėjė tė mundshėm profilizimin politik tė skenės sonė, tė partive politike, si organizma tė rėndėsishėm tė demokracisė. Opinioni kritik, por i baraspeshuar, i ditur e i pėrgjegjshėm, i pėrēuar ndėr tė tjera edhe nėpėrmjet fuqisė sė katėrt pushtetore, siē konsiderohet media sot, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr shėndetin e demokracisė sonė.
Kur jemi te pushtetet - tė tri pushtetet e para, legjislativi, ekzekutivi, dhe gjyqėsori Kushtetuta jonė e sapomiratuar siguron ndarje tė qartė, gjė qė siguron baraspeshimin e kontrolluar tė sistemit pushtetor nė tėrėsi, pėr tė krijuar nė fund tė fundit njė pushtet koheziv demokratik, jo autoritar. Nė veēanti ky balans dhe bashkėpunim midis pushteteve duhet tė sigurohet pėr tė krijuar gamėn e plotė tė ligjeve nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare, si dhe kontrollin demokratik tė ekzekutimit tė politikave. Gjithashtu edhe pėr tė siguruar sundimin efektiv tė ligjit dhe pėr tė ofruar siguri pėr tė gjithė qytetarėt e vendit.
Si President i vendit, qė tashmė do tė marrė kompetenca mė thelbėsore pėr njė kryetar shteti, sidomos nė fushat qė janė atribute tė ekzekutivit e tė sovranitetit shtetėror, unė do tė luaj rolin tim me gjithė fuqitė dhe dijen time. Sė pari, siē jam zotuar e mė takon ta bėj, do tė jem nė shėrbim tė unitetit demokratik tė popullit tė Republikės sė Kosovės.
Nė fushėn e politikės sė jashtme tė vendit, tė cilėn me Kushtetutė e udhėheq unė, prioritet tė parė do ta kemi sigurimin e njohjes sa mė tė shpejtė dhe integrimin e Kosovės nė institucionet ndėrkombėtare. Nė kėtė fushė, rol tė veēantė do tė ketė Qeveria, gjegjėsisht Ministria e Jashtme, qė ėshtė tani nė fazėn e hershme tė funksionalizimit. Do tė krijojmė pėrfaqėsim diplomatik nė botė nė pėrputhje me mundėsitė dhe interesat jetike tė Republikės sė re tė Kosovės. Do tė ndėrtojmė edhe shėrbimin konsullar jashtė, pėr tu shėrbyer qytetarėve tė huaj dhe diasporės sonė. Ky pėrfaqėsim diplomatik nė pėrgjithėsi do tė jetė fytyra ndėrkombėtare e Kosovės, shumė e rėndėsishme tash e nė tė ardhmen pėr promovim tė interesave tė vendit tonė jashtė.
Fusha klasike e sovranitetit - siguria - pėr tė cilėn unė kam tani edhe rol kushtetues, do tė kėrkojė kujdesin e tė gjithėve: tė Presidentit e tė Qeverisė nė radhė tė parė, por edhe tė pranisė ndėrkombėtare pėr njė periudhė disavjeēare. Forca e Sigurisė e Kosovės do tė ndėrtohet mbi kriteret e NATO-s dhe me ndihmėn e Aleancės. Ndėrkohė, me kujdes e respekt do tė trajtojmė TMK-nė si forcė qė ka luajtur rolin e vet tė rėndėsishėm nė fushėn e emergjencave civile. Do tė forcohet policia e Kosovės pėr tė marrė detyra tė reja. Do tė krijohet Agjencia e Inteligjencės e Kosovės. Unė kėtu kam rol kushtetues, po ashtu, nė bashkėpunim me Kryeministrin e vendit, rol qė do ta ushtroj pėr tė mirėn e sigurisė sė shtetit dhe tė gjithė shtetasve tanė. Do tė krijojmė shėrbim tė inteligjencės mbi kritere pastėrtisht profesionale, tė paanshėm politikisht, besnik ndaj shtetit dhe interesave tė tė gjithė qytetarėve tanė.
Pavarėsia jonė e mbikėqyrur nė kėtė periudhė mbėshtetet mbi premisėn e njė komponente tė fuqishme tė pranisė ndėrkombėtare - misionit tė EULEX-it, tė udhėhequr nga Bashkmi Evropian, qė do tė ketė rol mė shumė se mbikėqyrės nė fusha tė sigurisė e tė ligjit. Ne do tė bashkėpunojmė me kėtė mision dhe me Pėrfaqėsuesin Civil, prania e tė cilėve nė Kosovė buron nga Plani i Ahtisarit, duke u legjitimituar tutje edhe mė fuqishėm nga ftesa qė u kemi bėrė ne, institucionet legjitime tė Kosovės.
Ēmojmė lart pjekurinė politike tė qytetarėve tė Kosovės dhe kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm pėr stabilitetin e vendit, punėn dhe angazhimin profesional tė institucioneve ndėrkombėtare dhe vendėse tė sigurisė, qė me sukses po kapėrcejnė sfidat dhe provokimet e herėpashershme qė vijnė nga kundėrshtarėt e pavarėsisė sė Kosovės.
Gjyqėsori i Kosovės ėshtė pushtet qė pret tė reformohet thellėsisht nė pajtim me nevojat e vendit tonė dhe standardet e fuqishme ndėrkombėtare qė kemi pėrqafuar pėr kėtė fushė. Koha e re kėrkon njerėz tė rinj, profesionistė tė dijshėm e tė pėrkushtuar, jashtė ndikimeve politike apo tjetėrfare nga jashtė. Unė si President do tė luaj rolin qė mė takon pėr tė siguruar bazat e kėsaj reforme, pėr tė krijuar njė gjyqėsor tė pavarur, shtyllė tė rėndėsishme tė shtetit ku sundon ligji, me barazi tė tė gjithėve para kėtij ligji.
Tash nuk ka, por do tė ketė sundim tė ligjit nė gjithė territorin e Kosovės. Kosova do tė jetė unike - territorialisht dhe funksionalisht -pavarėsisht problemeve me tė cilat ballafaqohemi sot nga strukturat paralele qė sponsorizon Serbia nė Kosovė, me qėllim qė ta sfidojė rendin dhe ligjin e shtetit tonė dhe madje vetė ekzistencėn e Republikės sė pavarur tė Kosovės. Pėr kėtė punė kėrkohet veprim i integruar i tė gjithė lojtarėve - i Qeverisė sė Kosovės, i Zyrės Ndėrkombėtare Civile, i EULEX-it, por edhe i UNMIK-ut pėr kohėn dhe mandatin qė ka deri nė tranzicionin e plotė tė pushtetit tek institucionet e Kosovės.
Me dhembje tė vazhdueshme e themi se ende, familjet e mė se dy mijė personave tė pagjetur nuk kanė asnjė asnjė informacion pėr mė tė dashurit e tyre. Do tė angazhohemi qė sa mė parė tė ndriēohet fati i tė pagjeturve, bashkė me presionin ndėrkombėtar qė duhet tė bėhet mbi Serbinė pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje.
Tė nderuar deputetė,
Tė dashur qytetarė tė Kosovės,
Kėto ditė ekziston njė fushatė e madhe dhe pėrpjekje e Serbisė pėr mbajtje tė zgjedhjeve qė ka paralajmėruar pėr 11 maj.
E kam thėnė dhe po e pėrsėris kėtu, para jush, deputetė e qytetarė tė nderuar: Kosova nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė bazė zgjedhore pėr krijimin e pushtetit tė Serbisė nė Kosovė. Kjo ka marrė fund njė herė e mirė. Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran, i njohur ndėrkombėtarisht. Me parimin e dyshtetėsisė, serbėt e Kosovės qė duan tė jenė edhe shtetas tė Serbisė, mund tė votojnė pėr pushtetin e Serbisė nė Serbi. Prandaj, i thėrrasim qytetarėt e Kosovės tė jenė akterė tė rėndėsishėm tė jetės institucionale tė Kosovės.
Ju, pėrfaqėsuesve dhe qytetarėve tė komunitetit serb, shtetas tė Kosovės, ju them atė qė e kemi thėnė edhe nė raste tė tjera ne udhėheqėsit e Kosovės, udhėheqėsit tuaj: Kosova ėshtė atdheu ynė i pėrbashkėt, i tė gjithėve pa dallim. Njė pjesė e qytetarėve tanė e ka pasė marrė me drojė krijimin e Kosovės sė pavarur, kryesisht si rezultat i indoktrinimit sistematik, tė ndikimit dhe tė presioneve qė vijnė nga Serbia, nga elitat politike e kishtare atje. Kėta dy muajt e parė kanė dėshmuar se droja ka qenė e pavend. Nė Kosovė ka vend pėr tė gjithė qytetarėt e vet. Koha jonė ėshtė kohė e barazisė qytetare, jo e dominimit tė askujt mbi askėnd. Duhet tė ēmėsohemi njė herė e mirė me kulturėn e dominimit tė kohėve tė shkuara. Liria e secilit ėshtė liria e tė gjithėve nė Kosovė.
Pėr tė ndėrtuar njė forum ku tė shqyrtohen interesat e komuniteteve, me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės ėshtė sanksionuar funksionimi i Kėshillit Konsultativ pėr Komunitete, i cili do tė funksionojė brenda Zyrės sė Presidentit tė Kosovės, nėn kryesimin tim. Unė planifkoj qė sė shpejti tė ndėrtoj njė bėrthamė organizative tė kėtij Kėshilli, ndėrsa funksionalizimi i plotė i tij do tė bėhet pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Nė shenjė respekti e kujdesi pėr shqetėsimet legjitime qė mund tė kenė komunitetet, ne kemi pasė krijuar njė Kėshill tė tillė edhe para se tė sanksionohej me Kushtetutė, nė kohėn kur krijonim pakon e statusit me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar.
Tė nderuar deputetė,
Zonja e zotėrinj,
Mbasi kemi realizuar projektin mė tė madh kombėtar qė ka njė popull, ndėrtimin e shtetit, ne kemi pėrpara sprova tė mėdha, jo pak tė vėshtira, por tė realizueshme: ta bėjmė Kosovėn shtet plotėsisht funksional, tė qėndrueshėm politikisht dhe ekonomikisht, tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt, pjesėtar i komunitetit mė tė gjerė tė kombeve tė lira nė Evropė e nė botė. Nė botė ka shtete mė tė mėdha e mė tė vogla, mė tė pasura e mė tė varfėra se ne, por ka vetėm njė Kosovė: vend me histori tė moēme, me shtresime identitetare e etnike qė shkojnė pėrtej mileniumeve, me histori tė paqes e tė luftės, me njė shpirt thellėsisht demokratik dhe frymė tė respektit e tė pajtimit qytetar. Kjo ėshtė Kosova jonė, atdheu ynė, demokracia mė e re nė botė, shteti i 193-tė qė pret tė hyjė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
Republika e Kosovės ėshtė nisur nė rrugėn e gjatė tė rimėkėmbjes sė pėrgjithshme tė vendit tonė. Kėshtu, me vlerat tona dhe fuqinė tonė ekonomike e shpirtėrore, me identitetin tonė tė veēantė, do tė takohemi me botėn, me fqinjtė tanė tė afėrm e tė largėt, me kontinentin tonė, me botėn. Ushqyer me vlerat e lirisė, tė demokracisė e tė pavarėsisė, tė respektit pėr tė veēantat e secilit dhe pėr diversitetet nė mes kombesh, ne, populli dhe institucionet e Kosovės, u ofrojmė pėrqafimin atyre qė ushqehen me kėto vlera.
Krejt nė fund, u falėminderit vendeve tė Bashkimit Evropian, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, sikur edhe vendeve tė tjera qė kanė njohur Republikėn e Kosovės dhe atyre qė kanė shprehur gatishmėrinė ta pėrqafojnė shtetin e ri nė familjen e kombeve tė lira tė botės.
Njė falėnderim i veēantė pėr ndihmėn e madhe qė po japin institucionet e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė - UNMIK-u, EULEX-u dhe KFOR-i.
Ju faleminderit!
Presidenti i Republikės sė Kosovės
Dr. Fatmir Sejdiu
|
|
|