Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Pėr njė festim dinamik tė Ditės sė Evropės

Shkruan: Agim ĒEKU

Kosova ka njė marrėdhėnie tė veēantė me Evropėn. Askund nuk ka njė prezencė mė tė fuqishme evropiane se sa nė administratėn tonė institucionale dhe nė jetėn tonė tė pėrditshme. Idealet e Evropės dhe parimet evropiane: demokraci, tolerancė, paqe dhe prosperitet janė bėrė pjesė e Kushtetutės sė re tė shtetit tonė tė ri.

Gjatė kohės sa isha Kryeministėr, mė kujtohet satisfaksioni qė ndjeja qė po e ndėrtonim shtetin tonė tė ri jo vetėm drejt Evropės, por nė Evropė. Kosova jonė e re ėshtė mishėrim i vlerave evropiane. Institucionet tona janė krijuar jo vetėm me aspirata evropiane por edhe me mbėshtetje dhe udhėzime evropiane. Vet Kosova ėshtė njė akt i partneritetit evropian.

Partneriteti ėshtė i dukshėm kudo nė vendin tonė. Mund tė shihet nė ndėrtesat tona publike, ku yjet evropiane gjenden krah pėr krah me yjet dhe hartėn e Kosovės. Mund tė shihet nė takimet zyrtare, ku ne ulemi afėr dhe punojmė me pėrfaqėsuesit e Unionit Evropian, Komisionit Evropian dhe me vendet anėtare tė BE-sė. Mund tė shihet nė rrugėt qė i kemi ndėrtuar me pėrkrahje evropiane. Mund tė shihet nė fshatrat qė kanė pėrfituar nga ndihmat evropiane pėr ujėsjellės ose projekte tjera qė ua ka bėrė jetėn mė tė mirė.

Por, Evropa ėshtė mė shumė se sa vetėm njė takim afarist ose njė kuletė e hapur. Statusi jonė evropian dhe pavarėsia jonė do tė mbeten gjysmake nėse ne mbesim partnerė pasiv. Nėse politikanėt tanė rrinė dhe e presin Evropėn, do tė ndjehen shumė rehat. Ata do tė bėjnė udhėtime afariste dhe do tė marrin dhurata dhe ndoshta edhe ndonjė rrugė tė re tė asfaltuar. Por, nėse vetėm rrinė dhe presin nuk do ta sjellin Evropėn mė afėr dhe nuk do ta shpiejnė Kosovėn pėrpara. Sfidat e anėtarėsimit nė Unionin Evropian dhe sfidat me tė cilat ballafaqohet Kosova sot janė shumė tė mėdha pėr njerėzit qė kanė mungesė tė vendosmėrisė dhe energjinė pėr t’u ballafaquar me to nė mėnyrė aktive.

Ne na nevojitet njė lidership aktiv, ne na duhet njė angazhim dinamik me Unionin Evropian dhe ne na duhet njė fushatė agresive pėr ta zhvilluar Kosovėn sipas parimeve dhe praktikave evropiane.


Tani, ne na duhet njė mision i ri evropian nė Kosovė. Ne i mirėpresim ata si miq – nė disa raste edhe si miq tė vjetėr – dhe partnerė. Nėse ne vetėm rrimė dhe presim nga ta qė tė na japin instruksione dhe udhėzime, ne nuk do tė bėjmė asgjė tė keqe dhe nuk do tė marrim drejtime tė gabuara. Por, Kosova mė nuk ėshtė protektorat. Koha e pritjes, koha e bindjes sė qetė, ka pėrfunduar. Ne duhet tė sfidojmė dhe duhet tė shtyjmė gjėrat pėrpara. Ne i mirėpresim udhėzimet dhe miratimet qė vijnė nga miqtė tanė Peter Feith dhe Yves de Kermabon, por elani duhet tė vijė nga ne. Ne vetė duhet ta shtyjmė Kosovėn pėrpara, sepse nuk do tė mbesim pėrgjithmonė ashtu siē jemi, tė pakompletuar, tė shkelmuar ndėrmjet KB-sė dhe UE-sė, me ndėrhyrje tė paligjshme nga fqinjėt tanė dhe tė varur nga drejtimi i erės sė diplomacisė ndėrkombėtare.

Kosovės i duhen liderė qė ju prijnė zhvillimeve, e jo vetėm liderė qė i pėrcjellin zhvillimet.

Gjithashtu, ne mund tė zgjedhim tė jemi tė vetkėnaqur me vlerat evropiane tė bashkangjitura me shtetin tonė tė ri. Unė i njoh kėto vlera dhe do tė luftoj pėr to, sepse mendoj qė janė ēelės pėr njė jetė mė tė mirė pėr ne dhe fėmijėt tanė. Nėse rrimė dhe presim, kėto vlera edhe mė tutje do tė jenė tė bashkangjitura me shtetin tonė tė ri. Por, ato do tė vjetrohen dhe do tė bėhen boshe. Ne duhet tė luftojmė ēdo ditė qė t’i implementojmė kėto vlera.

Unė e shoh Kosovėn tonė ideale evropiane nė shumė fjalime dhe dokumente. Por, nuk i shoh ato ideale nė rrugėt tona tė papėrfunduara, nė tė papunėt tonė tė gjeneratės sė re, nė prindėrit tonė tė sėmurė. Idealet janė vetėm fjalė dhe fjalėt janė vetėm fantazi nėse ne nuk punojmė shumė me duart tona qė t’i shndėrrojmė kėto ideale nė gjėra konkrete.

Kosova do tė jetė njė shembull mė i mirė pėr frymėn evropiane kur tė ndėrmarrim hapa aktiv pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve tonė mė tė varfėr dhe kur tė rinjtė tanė tė mund ta festojnė Ditėn e Evropės nga vendet e tyre tė punės. Pėr mė tepėr, njė Kosovė aktive e cila shkon pėrpara do tė jetė njė vend mė atraktiv pėr anėtarėsim nė Unionin Evropian.

Vet krijimi i shtetit tonė tė ri ishte njė hap pėrpara drejt anėtarėsimit tė Kosovės nė Unionin Evropian. Pėrgjatė rrugės sė gjatė qė e kemi kaluar, me ne ka qenė fryma dhe pėrkrahja e Unionit Evropian.

Ne i jemi pėrjetėsisht falėnderues Unionit Evropian pėr kėtė mbėshtetje dhe Dita e Evropės ėshtė njė rast i pėrshtatshėm pėr ta ritheksuar kėtė. Por kjo ditė ėshtė ėshtė gjithashtu edhe dita pėr tė shikuar rrugėn para nesh. Ėshtė dita pėr tė reflektuar nėse ne, si individė dhe si shtet, jemi duke bėrė gjithēka qė duhet pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė drejtė pėr ta ēuar Kosovėn pėrpara drejt Evropės.

(autori ėshtė kryetar i Partisė Social Demokrate dhe ish-kryeministėr i Kosovės)
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks