|
|
Delegacioni parlamentar i Kosovės pėrfundoi vizitėn nė Belgjikė
Prishtinė, 9 maj - Delegacioni i Kuvendit tė Kosovės, i kryesuar nga Jakup Krasniqi, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin edhe anėtarėt e Kryesisė: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Ibrahim Gashi dhe Slobodan Petroviq, pėrfundoi vizitėn treditėshe mjaft tė frytshme nė Belgjikė. Delegacioni ishte nė vizitė me ftesė tė kryetarit tė Parlamentit tė Belgjikės, Herman Van Rompui.
Gjatė kėsaj vizite mjaft tė frytshme kryeparlamentari me delegacionin qė udhėhiqte, kishte njė takim me kryetarin e Parlamentit tė Belgjikės, Herman Van Rompui, me kryetarin e Senatit tė Belgjikės Armond de Decker, si dhe u prit nga Herman De Croo, nėnkryetar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Belgjikės dhe kryetar i Komisionit Federativ Kėshillues pėr ēėshtjet evropiane tė Parlamentit Belg.
Nė qendėr tė vėmendjes sė kėsaj vizite ishte thellimi i bashkėpunimit ndėrparlamentar ndėrmjet Belgjikės dhe Kosovės, por edhe bashkėpunimi ndėrmjet kėtyre dy shteteve nė lėmenjtė e tjerė, sidomos nė ekonomi.
Kosova, u tha gjatė kėsaj vizite, pret nga Belgjika qė edhe mė tutje t'i pėrkrahė zhvillimit e gjithėmbarshme nė Kosovė, sidomos nė aspektin e integrimit tė Kosovės nė mbarė mekanizmat euroatlantik.
Gjatė kėsaj vizite ndėrmjet Parlamentit tė Belgjikės dhe Kuvendit tė Republikės sė Kosovės u nėnshkrua njė Memorandum Bashkėpunimi, i cili u nėnshkrua nga sekretarėt e kėtyre parlamenteve, pėrkatėsisht Robert Mitiner dhe Ismet Krasniqi, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr marrėdhėnie me media dhe publikime.
|
|
|