|
|
Hamiti: Pas 15 qershorit tė ndėrpritet konfuzioni me qeverisjen e Kosovės
Pragė, 9 maj - Kosova absolutisht gjendet nė njė dualizėm misionesh dhe nė gjendjen aktuale ka njė katėrsh pretenduese pėr tė qeverisur dhe pas 15 qershorit duhet tė ndėrpritet ky konfuzion, tha Sabri Hamiti, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės nga LDK-ja.
"Eshtė Qeveria e Kosovės, institucionet e Kosovės, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė dhe aprovimit tė Kushtetutės.
Kemi njė funksion tė plotė administrativ ende tė UNMIK ut.
Kemi njė mision tė BE sė qė mbulon dy fusha tė rėndėsishme, tė sigurisė dhe tė gjyqėsisė, dhe njė pėrfaqėsues civil ndėrkombėtar.
I katėrti ėshtė pretendimi i Serbisė qė tė ngrejė struktura tė degazhuara nė vendet ku kanė njė shumicė minoriteti. Pretendimet janė tė ēuditshme pėr njė vend siē ėshtė Kosova nė gjendjen e tashme", tha Sabri Hamiti nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė. Andaj, ai mendon se "ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrpritet ky konfuzion, sidomos pas datės 15 qershor, kur mendohet se do tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės", duke konstatuar se"ku ka pėrzierje tė mėdha dhe nuk ka koordinim tė mirė, ka edhe papėrgjegjėsi tė mėdha".
Nė lidhje me njė deklaratė tė Kuvendit tė Kosovės me tė cilėn kundėrshtohen zgjedhjet serbe nė Kosovė, Hamiti tha se
"artikulimi i atij reagimi do tė ishte qė Kuvendi i Kosovės nuk i pranon dhe kėrkon ndalimin e zgjedhjeve lokale tė Serbisė nė Kosovė, sidomos pas shpalljes sė Kosovės shtet i pavarur".
Pasi kujtoi se Serbia kurrė pas luftės nuk ka bėrė zgjedhe lokale nė Kosovė, porositi qė qeveria dhe UNMIK u tė mos pranojnė zgjedhje lokale nė Kosovė, pasi derisa tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e Kosovės, ėshtė UNMIK u ai qė ka tė drejtė tė shpallė dhe tė mbajė zgjedhje nė Kosovė.
Duke komentuar njė pyetje qė kishte tė bėnte me insistimin e Serbisė pėr "ndarjen funksionale tė Kosovės", midis shqiptarėve dhe serbėve, Hamiti tha se "kjo ėshtė politika konsistente e Serbisė kundrejt Kosovės ose kundėr Kosovės, e cila po merr trajtat e kohės sė tashme". Ai shtoi se Serbia nuk do ta njohė Kosovėn dhe se nė tė njėjtėn kohė do tė luajė lojėn politike institucionale tė implikimit nė brendėsi tė saj, nėpėrmjet ndėrtimit tė strukturave pushtetore sipas shijes sė vet. "Kjo i bie qė tė legalizojė organe paralele, tė provokojė dhe tė provojė pavarėsinė e Kosovės", tha Hamiti, duke e quajtur kėtė si "njė moment shumė delikat", ndėrsa theksoi se "provat e kėtij tipi tė ndarjes funksionale tė brendshme, nuk duhet tė pranohen assesi".
|
|
|