Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Sejdiu: BE i ka hapur de fakto Kosovės rrugėn pėr anėtarėsim nė momentin e njohjes sė pavarėsisė

Prishtinė, 9 maj - Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu theksoi se nė procesin e zgjerimit, Bashkimi Evropian i ka hapur de fakto Kosovės rrugėn pėr anėtarėsim nė momentin e njohjes sė pavarėsisė sė saj nga shumica e shteteve anėtare. Duke folur nė njė solemnitet mbrėmė nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, me rastin e 9 Majit - Ditės sė Evropės, Presidenti Sejdiu vlerėsoi se mbėshtetja e gjerė e kėtyre shteteve i hap rrugėn perspektivės sė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Kosovės dhe ndihmon "realizimin e pėrcaktimit tonė pėr integrim, qė padyshim pėrbėn qasjen tonė themelore pėr zhvillim dinamik si shtet demokratik". Nė anėn tjetėr, tha mė tej Presidenti, hyrja e Kosovės nė Bashkimin Evropian do tė thotė krijim i shanseve tė reja pėr avancim dhe mundėsi pėr tė konsoliduar vlerat tona tė lirisė, demokracisė dhe respektimit tė tė drejtave dhe lirive njerėzore e tė komuniteteve pakicė. "Bashkėrendimi i kėtyre vlerave nė linjė me standardet dhe vlerat bashkėkohėse ndėrkombėtare esencialisht do t'i kontribuojė njėlloj paqes dhe stabilitetit tė pėrgjithshėm". Presidenti Sejdiu theksoi se deri tani Kosova ka dėshmuar gatishmėrinė, punėn dhe seriozitetin e saj nė pėrmbushjen e kritereve tė pėrgjithshme qė janė nė pėrputhshmėri tė plotė me standardet evropiane. Por megjithatė, ai tha se Kosova ėshtė e vetėdijshme se nga ky proces dalin pėrgjegjėsi tė shumta e kritere qė duhet pėrmbushur. "Vetėm njė Evropė e bashkuar nė tė cilėn vazhdon tė mbizotėrojė paqja nė marrėdhėniet midis shteteve mund tė sjellė paqe, stabilitet dhe prosperitet tė pėrgjithshėm pėr Evropėn dhe pėr botėn". Nė njė kryqėzim vlerash e identitetesh, tha mė tej Presidenti Sejdiu, Kosova po e rigjen vendin e vet politik nė Evropė, duke kujtuar se kulturalisht e shpirtėrisht ka qenė kėtu prej fillimeve, herėt nė antikė. Ndėrkaq, sot Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė forcimit tė bashkėpunimit tė saj me BE nė dhe kėshtu mė shpejt tė kapėrcejė rrugėn pėr antarėsimin e saj nė BE dhe NATO, tha mes tjerash Presidenti Sejdiu, duke folur me rastin e shėnimit tė 9 majit Ditės sė Evropės.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks