Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

BDI ka protestuar nė Tetovė me moton: "Stop dhunės"

Tetovė, 14 maj Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka protestuar dje pasdite nė Tetovė me moton: "Stop dhunės" pėr tė shprehur revoltėn nga tentimi pėr atentat ndaj liderit tė kėsaj partie Ali Ahmeti dhe sulmeve tė armatosura ndaj shtabeve zgjedhore. Gjatė paraqitjes para protestuesve, Ahmeti ka apeluar pėr bashkim dhe ruajtje tė qetėsisė me qėllim, siē tha ai, tė ndėrtimit tė njė tė ardhmeje mė tė mirė pėr shqiptarėt, duke nėnvizuar se BDI ja nuk ka plumba pėr shqiptarėt. Ali Ahmeti ėshtė ndėrprerė shpesh herė nga thirrjet e protestuesve qė thėrrisnin emrin e tij dhe parullat "O Ali mos u tut e ke Shkupin plot barut". Shefi i Shtabit Zgjedhor tė BDI sė Izet Mexhiti, ka thėnė para mijėra protestuesve se atentati ndaj kryetari tė BDI sė, Ali Ahmeti ka revoltuar rėndė shqiptare. Ai ka akuzuar Partinė Demokratike Shqiptare pėr atentatin e pardjeshėm. Ai shtoi se PDSH ja ka vendosur tė mos e dėgjoi zėrin e shqiptarėve, por vetėm zėrin e Kryeministrit Nikolla Grueveski. Kreu i BDI sė u shpreh se duhet tė ndėrpriten projektet antishqiptare. Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i PDSH sė, Fiqri Selami ka deklaruar se BDI ja nėpėrmjet kėsaj proteste ėshtė duke bėrė politikė primitive dhe dėshiron ta fshehė humbjen e madhe qė e pret. Ndėrkaq nė njė konferencė pėr media PDSH ja i ka falenderuar shqiptarėt qė kanė injoruar thirrjet e kriminelėve siē i kanė quajtur zyrtarėt e BDI sė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks