|
|
Shqipėria merr kryesinė e radhės sė Organizatės sė Bashkėpunimit Ekonomik tė Detit tė Zi (BEDZ)
Tiranė, 14 maj - Shqipėria nisi dje zyrtarisht kryesinė e radhės sė Organizatės sė Bashkėpunimit Ekonomik tė Detit tė Zi (BEDZ).
Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast nė Sekretariatin e Pėrhershėm tė Organizatės nė Stamboll, Ministri i Punėve tė Jashtme Lulzim Basha prezantoi prioritetet e Kryesisė shqiptare, si dhe kalendarin e aktiviteteve tė parashikuara tė mbahen gjatė kėsaj periudhe.
Ministri Basha u shpreh se tre shtyllat kryesore ku mbėshteten prioritet e Kryesisė sė Shqipėrisė janė: vazhdimi i reformave strukturore tė organizatės, kultivimi i marrėdhėnieve tė bashkėpunimit me aktorėt ndėrkombėtarė si BE dhe OKB, si dhe zgjerimi i bashkėpunimit mes vendeve anėtare tė organizatės nė nivel sektorial.
Ministri Basha vuri nė dukje vullnetin dhe gatishmėrinė e plotė tė Shqipėrisė pėr tė realizuar njė Presidencė tė suksesshme, bazuar nė rritjen e bashkėpunimit ndėrmjet vendeve anėtare nė fushat prioritare si transporti, energjia, turizmi, kultura, mbrojtja e mjedisit, bujqėsia, etj.
|
|
|