|
|
Kosova dhe Shqipėria nėnshkruan njė marrėveshje pėr mbrojtjen e mjedisit
Prishtinė, 4 korrik - Kosova dhe Shqipėria nėnshkruan sot njė Memorandum mirėkuptimi pėr mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimit tė qėndrueshėm. Me kėtė marrėveshje synohet realizimi i shumė projekteve si dhe trajtimi i pėrbashkėt nė projektet rajonale dhe tė tjera.
Ministri i Mjedisit tė Kosovės Mahir Jagxhillar dhe Lufter Xhuveli ministėr i Mjedisit tė Shqipėrisė nėnshkruan kėtė Memorandum mirėkuptimi nė Prishtinė, me tė cilin palėt dakordohen tė punojnė sė bashku nė pėrpjekje pėr tė ulur nivelin e ndotjes, pėrmirėsimin dhe mbrojtjen e mjedisit, burimet natyrore, biodiversitetin si dhe shėndetin publik nė territorin e Kosovės dhe Shqipėrisė.
Ministri shqiptar Xhuveli vlerėsoi se "Shqipėria dhe Kosova tashmė janė futur nė rrugėn e zhvillimit tė pandalshėm". Ai shtoi se ky zhvillim kėrkon edhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės qė nuk mund tė arrihet pa pėrmirėsimin e situatės mjedisore.
"Me nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje, Kosova dhe Shqipėria do tė jenė shumė mė afėr", theksoi ministri ksooavr i Mjedisit, Jagxhillar.
|
|
|