Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Presidenti Sejdiu pėrshėndet marrėveshjen e nėnshkruar pėr mbrojtjen e ambientit

Prishtinė, 4 korrik - Presidenti i Republikės, Fatmir Sejdiu pėrshėndeti sot nėnshkrimin e marrėveshjes nė mes dy ministrive, asaj tė Kosovės dhe Shqipėrisė pėr mbrojtjen e ambientit. Pas takimit me ministrin e Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave tė Republikės sė Shqipėrisė Lufter Xhuveli, Presidenti Sejdiu theksoi se nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje ėshtė jashtėzakonisht pozitive, duke shtuar se Kosova dhe Shqipėria kanė tė ardhme tė pėrbashkėt sa i pėrket ambientit. "Mund t'ju informoj se kisha njė takim jashtėzakonisht tė pėrzemėrt me ministrin Xhuveli i cili ėshtė pėr njė vizitė nė Kosovė ku me homologėt nga Qeveria e Kosovės kanė bėrė zhvillime jashtėzakonisht pozitive duke nėnshkruar edhe marrėveshje tė bashkėpunimit tė veēantė pėr fusha qė mbulojnė", theksoi Presidenti Sejdiu. Presidenti Sejdiu u shpreh se Kosova dhe Shqipėria kanė tė ardhme tė pėrbashkėt sa i pėrket ambientit dhe kėrkoi qė ruhet ambienti. "Ajo qė ėshtė e veēantė ėshtė se kemi tė ardhme tė pėrbashkėta sa i pėrket pjesės sė ambientit qė ka tė bėjė me pyjet e Kosovės, Shqipėrisė, por edhe tė rajonit nė kuptimin e bashkėpunimeve dhe mendojmė se kemi shansin e mirė para vetės qė misionet qeveritare, ministritė gjegjėse bashkė me mekanizmat e tjerė tė bėjnė punėn mė tė mirė tė mundshme qė tė ruhet natyra jonė dhe qė dora e njeriut tė mos jetė shkaktrrimtare", theksoi Presidenti Sejdiu. Sejdiu nga ky takim falėnderoi Kryeministrin shqiptar, Sali Berishėn pėr mbėshtetjen qė jep Kosovės nė vazhdimėsi sidomos tash nė kėto procese tė rėndėsishme. Nė anėn tjetėr, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave tė Republikės sė Shqipėrisė, Lufter Xhuveli tha se me presidentin Sejdiu kanė biseduar pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė pėr bashkėpunimin ndėrshtetėror dhe nė mėnyrė tė veēantė nė fushat e mjedisit, tė pyjeve tė zonave tė mbrojtura, tė parqeve ndėrkombėtare tė ujėrave dhe shumė ēėshtjeve tjera tė rėndėsishme. Ai bėri tė ditur se me ministrinė e Mjedisit tė Qeverisė sė Kosovės kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr tė cilėn do tė jenė tėrėsisht tė pėrkushtuar pėr ta realizuar atė, dhe pėr ta thelluar dhe zgjeruar atė akoma me tej. "Presidentit i Republikės sė Kosovės ma dha gjithė mbėshtetjen e nevojshėm pėr tė vazhduar nė kėtė rrugė bashkėpunimin, nė mėnyrė qė politikat tona mjedisore tė cilat janė tė orientuar drejt Bashkimit Evropian tė plotėsohen nė pėrputhje me direktivat e BE sė dhe ajo qė ėshtė mė kryesorja kėto politika tė pėrbashkėta kanė tė bėjnė mė natyrėn e pėrbashkėt midis dy vendeve tona, por edhe midis tė rajonit nė tersi", tha ministri Xhuveli. Ai shtoi se qarkullimi i ajrit, ujėrave tė lumenjve tanė nuk kanė kufij, prandaj kėrkoi bashkėpunim me institucionet e Kosovės. "Kėrkoj qė tė kemi njė mjedis mė tė pastėr njė ajėr me tė pastėr, ujėra tė mbrojtura shtretėr tė lumenjve tė mbrojtur nė mėnyrė qė tė ecim nė rrugėn nė krijimin e njė traditat tonė pėr ruajtur pasurive natyrore", theksoi ministri Xhuveli
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks