Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Presidenti Sejdiu pret qė Greqia ta njohė Kosovėn shumė shpejt

Prishtinė, 15 shtator - Presidenti i Republikės Fatmri Sejdiu deklaroi sot se Kosova pret qė Greqia, por edhe vendet e tjera fqinjė, nė njė tė ardhme tė afėrt ta njohin Kosovėn si shtet. Pas takimit me pėrfaqėsuesin special tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė nė OSBE, Kristos Zakarakis, Presidenti Sejdiu tha se beson qė qeveria greke do tė marrė vendimin e duhur pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. "Shpresojmė qė pėr njė kohė jo tė gjatė Greqia do tė marrė njė vendim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ne do tė vazhdojmė bashkėpunimin me OSBE nė. Natyrisht sikur edhe vendet e tjera sovrane tė rajonit. OSBE ja ka luajtur njė rol tė veēantė nė Kosovė nė zhvillimin e proceseve dhe ndėrtimin e institucioneve demokratike", tha kreu i shtetit tė Kosovės. Ndėrkaq diplomati grek Kristos Zakaraki nuk deshi tė flasė pėr qėndrimin e Athinės rreth njohjes sė Kosovės, por u fokusua nė bashkėpunimin me Kosovėn gjatė mandatit tė Greqisė nė krye tė OSBE sė. Ai shprehu interesimin qė Greqia tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me Kosovėn. Vizita e tij nė Kosovė erdhi nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė Greqisė pėr tė marrė kryesimin e OSBE sė, prej janarit tė vitit tė ardhshėm.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks