Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Etika nė gazetari

Shkruan: Burim Breznica Objektivė e medies dhe gazetarėve ėshtė dhe duhet tė jetė qė t?i ofrojnė njė shoqėrie apo shteti informata, edukim, lajme dhe ngjarje kualitative, pervec tjerash. Kėto informata duhet tė jenė aktuale, tė paraqiten nė mėnyrė objektive, profesionale dhe duke iu permbajtur etikės gazetareske dhe duke respektuar tė drejtat e tė tjerėve. Qėllim tjetėr ėshtė qė informatat dhe lajmet tė paraqiten nė mėnyrė tė paanshme dhe lexuesit, bartėsit e jetės politike, institucionale, ekonomike, kulturore, sportive etj. tė trajtohen me respekt, nė mėnyrė tė ndershme dhe tė hapur. Aspekt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė evitimi i konflikteve tė interesit dhe bindjeve personale e politike gjatė punės dhe sfidė pėr gazetarėt paraqitet raportimi dhe informimi objektiv, i paanshėm, jotendencioz dhe pa ngjyrime politike. Sigurisht qė rėndėsi e vecantė i kushtohet edhe marketingut dhe anės ekonomike tė sigurimit tė tė ardhurave pėr tė siguruar ekzistencėn vepruese. Poashtu pavarėsia nga grupet e interesit dhe politika sikurse edhe pėrgjegjėsia e fjalės publike janė cėshtje kyce pėr gazetari tė avancuar, moderne dhe profesionale. Kuptohet qė roli i medies nė pėrgjithėsi ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe i pazėvendėsueshėm pėr funksionimin e njė shteti demokratik, pėr informimin e drejtė tė opinionit publik, pėr edukimin e publikut, pėr korrigjimin e gabimeve apo lėshimeve qė i bėjnė qeveritė nė pushtet si dhe pėr avancimin e fjalės sė lirė nė njė vend tė hapur dhe transparent. Ja cka thuhet nė Preambulen e Kodit tė Etikės sė Shoqėrisė sė gazetarėvė profesionistė amerikanė: "informimi dhe ndriēimi publik ėshtė pararendės i drejtėsisė dhe themeli i demokracisė. Detyra e gazetarit ėshtė qė tė arrij kėto caqe duke kėrkuar tė vėrtetėn dhe duke siguruar informim tė plotė dhe tė ndershėm tė ngjarjeve dhe fakteve me rėndėsi. Gazetarėt dhe specialistėt nga tė gjitha mediet dhe fushat pėrpiqen t'i shėrbejnė publikut me ndėrshmėri dhe saktėsi. Integriteti profesional ėshtė boshti i kredibilitetit tė gazetarėve". Kritikat dhe vėrejtjet qė i bėjnė gazetarėt kudo nė vendet demokratike nė shumicėn e rasteve janė tė qėlluara dhe konstruktive dhe pėrpjekjet shtesė nga mediet serioze bėhen qė lėshimet dhe gabimet nga ana e gazetarėve qoftė mė qėllim apo jo tė minimizohen sa mė shumė deri nė eliminimin e plotė tė tyre. Gazetat moderne si p.sh. New York Times, BBC etj. u pėrmbahen kėtyre parimeve etike pėrgjegjėsisė ligjore, morale dhe standardeve mė tė larta tė gazetarisė moderne, tė lirė dhe tė hapur por edhe tė pėrgjegjshme. Gazetat ndėrkombėtare qė kanė emėr dhe qė janė serioze i kushtojnė rėndėsi dhe prioritet absolut objektivitetit dhe raportimit profesional dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė frikės sė humbjes sė besimit dhe autoritetit por edhe pėr shkak tė pėrgjegjėsisė para ligjit dhe ndėshkimeve nė rast tė shpifjeve tė ndryshme apo tė genjeshtrave dhe raportimit tendencioz dhe fyes ndaj personave tė caktuar. Informatat nuk mund tė keqpėrdoren nga gazetarėt e gazetave serioze pėr qėllime personale, klanore, partiake apo grupore dhe neutraliteti e objektiviteti jane pika reference pėr kėto institucione tė pėrgjegjshme publike. Pastaj askush nuk mund dhe nuk ka tė drejtė tė bėjė shkrime tė pabaza, tendencioze dhe akuza pa mbėshtetje sepse nė shtetet e sė drejtės ata/ato pėrballen me drejtėsinė e vendit dhe paguajnė ēmime tė larta pėr pasaktėsi dhe tė pavėrteta eventuale. Mosndėrhyrja nė jetėn private e cila garantohet me ligje, jodėmtimi i burimeve tė informimit, joshantazhimi ndaj njerėzve apo profesionėstėve tė ndryshėm janė disa parime tjera serioze qė ndjeken nga gazetat dhe gazetarėt e pėrgjegjshėm, profesional nė vendet me traditė demokratike, me kulturė institucionale e politike si dhe me etikė institucionale e gazetareske. Respektimi dhe pėrmbushja e detyrimeve ndaj ligjeve nė fuqi Gazetarėt e NYT p.sh. janė tė detyruar t?i nėnshtrohen ligjit gjatė mbledhjes sė informatave dhe raportimit. Ata nuk mund tė shpifin tė dhėna, nuk mund tė gėnjejnė, nuk mund tė fyejnė persona tė tjerė qoftė zyrtarė, kolegė tė tyre apo njerėz tė thjeshtė. Ata nuk kanė tė drejtė tė incizojnė biseda me njerėz tė ndryshėm pa e marrė pėlqimin e tyre paraprakisht, nuk munden tė hyjnė dhe tė vjedhin tė dhėna nga kompjuterė apo dosje tė huaja dhe e kanė tė ndaluar tė hulumtojnė e mailat dhe postat e tė tjerėve, pėrvec tjerash. Gazetarėt e pėrgjegjshėm dhe qė respektojnė ligjet e njė vendi nuk marrin dhurata, bileta udhėtimi, para apo beneficione tė tjera nga individė, as nga grupe interesi apo organizata dhe institucione tė tjera qoftė publike apo private. Nė vend tė pėrfundimit Mendoj qė shumica absolute e kėtyre gjėrave (me ndonjė pėrjashtim eventual) qė i pėrmendėm mė lart do tė duhej tė vlenin edhe pėr shtetet qė kanė dalė nga komunizmi kėtė dekadėn e fundit siē ėshtė p.sh. Kosova, Shqipėria etj. megjithė vėshtirėsitė e shumta qė kėto medie i hasin nė kėto vende si nga aspekti financiar, ai i pengesave eventuale byrokratike, ndikimeve tė grupeve tė biznesit si dhe politikės etj. Ndoshta njė aspekt tjetėr ėshtė qė tė provohet t'u iket "temave senzacionale dhe spekulative por nganjėhere edhe tendencioze" qė mė shumė ndoshta hasen nė disa gazeta nė Shqipėri por nganjėherė edhe nė disa medie edhe nė Kosovė. Ka studime ndėrkombėtare qė tregojnė se informimi real, objektiv dhe profesional i opinionit publik ėshtė edhe detyrė dhe obligim kombėtar i gazetarėve pėrvec aspektit etik dhe moral qė u trajtua mė lart dhe kujtoj se me kėtė konstatim do tė pajtoheshin shumica absolute e gazetarėve, intelektualėve dhe akademikėve serioz.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks