Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Njė studim i ri mbi Kosovėn

Shkruan: Zef Ahmeti Njė histori e shkurtėr e njė krahine qendrore ballkanike Oliver Jens Schmitt, profesori zviceran qė ligjėron nė Universitetin e Vjenės e qė pėr lexuesin shqiptar ėshtė i njohur me pėrkthimet e dy veprave tė tij nė gjuhėn shqipe, Shqipėria arbėrore (venedikase) dhe vepra e dytė mbi Skėnderbeun, ka botuar njė libėr (gjermanisht) mbi Kosovėn tė titulluar "Kosovo - Kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft". Shikuar nga aspekti krahasimor studimet dhe veprat e studiuesit tė ri mund tė themi se kanė njė qasje dhe analizė tė historisė sė popullit shqiptar, Shqipėrisė, Skėnderbeut e tash sė fundi edhe mbi Kosovėn, qė dallon nga studimet e deritanishme. Nėse marrim parasysh botimet e kohėve tė fundit qė janė bėrė mbi e pėr rajonin, e nė veēanti mbi Kosovėn, vėrejmė se ato dominohen nga aspekti i shkencave politike pėrballė shkencave historike dhe kulturore, qė trajtojnė tema qė lidhen me luftėn e fundit nė Kosovė, zhvillimet para dhe pas saj. Njė pjesė e vogėl kėtyre studimeve kanė pėr autorė studiues shqiptarė e serbė, dhe shumė pak nga kėto studime me karakter kulturor e historik janė pa ndikime politike. Dhe mu kjo situatė, studiuesin Schmitt e bėn qė tė jetė mė i kujdesshėm lidhur me teoritė, hipotezat dhe mendimet qė dalin nga kėto vepra. Pjesa dėrmuese e kėtyre veprave studimore historike, e posaēėrisht tė autorėve serbė e shqiptarė, i shikojnė ngjarjet historike duke u ndikuar nga situata e tashme politike mes serbeve dhe shqiptareve. Duke u nisur nga kjo situatė studiuesi Jens Schmidt thotė: Ky libėr pėrpiqet pėr njė qasje tjetėr. Si qasje ndryshe ai paraqet nė studimin e tij strukturėn hapėsinore, shoqėrore e kulturore tė regjionit tė Kosovės. Pra, pėrpjekja e kėtij studimi ka tė bėjė me sqarimin e zhvillimit socio kulturorė tė Kosovės. Nė pjesėn e parė tė librit, Autori Jens Schmidt fokusohet nė paraqitjen e gjendjes shoqėrore, hapėsinore, kulturore e ekonomike tė Kosovės deri nė vitin 1912 duke u munduar qė me vetėdije t`iu ikė vėnies nė rend tė parė tė aspekteve gjuhėsore e nacionale, sepse nė fakt identitetet etno kombėtare fillojnė tė marrin formė vetėm nė shek. e 19-tė. Pjesa e dytė e librit trajton ngjarjet e shek. 20-tė. Ngjarjet e viteve 1918 1945; 1945 1999 qė lidhen ngushtė me sundimin jugosllav. Kjo pjesė e studimit, siē e thekson edhe vetė autori, pėrqendrohet mė tepėr nė zhvillimet e gjata historike se sa nė aspektin e kufizuar historik politik. Ai pėrpiqet tė paraqesė procesin e kombėtarizimit tė shoqėrisė, pra kalimin e identitetit paramodern fetar, social ekonomik drejt identitetit etnik kombėtar. Dhe pjesa e fundit e librit trajton ngjarjet dhe aspekte pas luftės sė fundit nė Kosovė, qė ai e quan, edhe si shumė autorė tė tjerė, si konflikt. Autori vėren se perceptimi i historisė sė Kosovės nga serbėt dhe shqiptarėt dallon aq shumė, sa qė interpretimet konkurruese jo vetėm se pėrjashtojnė njėra tjetrėn porse ato perceptime mundohen ta "mundin" njėra tjetrėn. Dhe kjo qasje, vlerėson autori, ėshtė e ngulitur thellė nė perceptimet e tė dyja palėve. Dhe mu kėtu autori paraqet njė perspektivė, perceptim tjetėr tė historisė sė zhvillimit tė proceseve dhe ngjarjeve nė rajonin e Kosovės. Aspektet e perceptimit dhe paraqitjes sė historisė sė Kosovės, sikur nga pala serbe, po ashtu edhe nga ajo shqiptare pėrshkohet nga aspektet nacionaliste. Kėshtu pikėpamja serbe e historisė sė Kosovės ka filluar tė zhvillohet nė shek. e 19. Dhe kjo histori ka pėr bazė traditėn e trashėguar gojore e popullore tė manifestuara edhe nė epos. Duke pas parasysh, sipas autorit, qė nė rajonet e banuara me shqiptarė nuk ka pas institucione universitare e akademi deri par vitit 1945, elita serbe kishte njė pėrparėsi tejet mė avancuese edhe kohore nė propagandimin e historisė sė Kosovės sipas kėndvėshtrimit tė tyre. Njėkohėsisht duke mos harruar se ka pasė edhe intelektualė serbė qė kanė fituar emėr edhe nė arenėn ndėrkombėtare, dhe me depėrtimin e tyre ka depėrtuar edhe versioni i tyre mbi historinė e Kosovės nė qarqet ndėrkombėtare dhe paraqitjes sė saj nė studimet e ndryshme mbi Evropėn Juglindore. Librin e preferoj pėr lexuesit shqiptarė dhe serbė. Pėrkthimi i kėsaj vepre nė shqip do ta pasuronte jashtėzakonisht bibliotekėn e studimeve mbi Kosovėn. (Autori ėshtė bashkėdrejtues i "Albanisches Institut" nė St. Gallen nė Zvicėr)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks