Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Nė 40-vjetorin e demonstratave tė vitit 1968

Ngjarje qė bėnė kthesė nė qėndresėn tonė kombėtare Shkruan:ADIL PIREVA Demonstratat e vitit 1968, qė ndodhen, si sot, dyzet vjet mė parė, janė njė nga ngjarjet mė madhore, qė bėnė kthesė dhe shėnuan njė nga majat mė ta larta tė historisė dhe tė qėndresės kombėtare. Ngjarjet e mėdha historike nuk mund tė jenė produkt i vetėm njė ēasti, njė dite, njė muaji a njė viti. Ato kanė parahistorinė, rrėnjėt e tyre, kanė shtratin, nė tė cilin janė lindur, janė rritur dhe janė zhvilluar, por kanė edhe pashistorinė e tyre apo rrezatimin e ndikimit nė rrjedhėn historike tė mėpastajme. Qė atėherė, historianėt e vendorė apo tė huaj, qė janė marrė me historinė e Kosovės nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, nuk kanė mund t’i anashkalojnė kėto ngjarje. Ndėrkaq, sot ēdo libėr shkollor historie, jo vetėm qė i trajton kėto ngjarje, por edhe u kanė dhėnė vendin e merituar, si njė vlerė e pakontestueshme kombėtare. Viti 1968 kishte filluar nė shenjė tė shėnimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė kryeheroit kombėtar Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Entuziazmin, qė ngjalli ky pėrvjetor i madh, do tė vazhdojė ta ngrejė edhe mė lart Konsulta e Njėsimit tė Gjuhės Shqipe (22 e 23 prill), qė u bė nė Prishtinė dhe paralajmėrimi i Kongresit tė Gjuhės Shqipe, qė do tė bėhej mė vonė nė Tiranė. Nė kėto ngjarje tė rėndėsishme, kjo pjesė e robėruar e kombit pa fillimin e realizimit tė ėndrrave dhe tė aspiratave shekullore pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Rrjedha tė tilla po zhvilloheshin nė njė kohė kur nė Jugosllavi, pas njė periudhe mbi 20-vjeēare tė skėterrshme titorankoviqiane, po zhvilloheshin procese liberalizuese, demokratizuese dhe decentralizuese. Rėnia e Rankoviqit (1966), hapi kutinė e Pandores dhe popujt s’kishin si mos tė shfrytėzonin kėtė situatė. Nė Jugosllavi hapet procesi i ndryshimeve tė Kushtetutės jugosllave, qė kishte rregulluar sistemin e egėr komunist hegjemonist serb. Nė kėtė kuadėr edhe shqiptarėt shfrytėzuan rastin qė tė shtronin kėrkesat pėr Republikėn e Kosovės dhe qė popullit shqiptar t’i njihet e drejta e popullit shtetformues dhe e drejta pėr vetėvendosje deri nė shkėputje, tė drejta kėto qė i gėzonin popujt jugosllavė, madje edhe ata qė ishin mė tė vegjėl se shqiptarėt. Kėto kėrkesa u paraqitėn legalisht nė struktura politike e shtetėrore tė asaj kohe, nė radhė tė parė nėpėr komuna. Por, shumė shpejt, nėpėrmjet burokracisė kosovare, u ndėrmor fushata jugosllave pėr shuarjen e kėtyre kėrkesave. Nė kėtė situatė, grupet atdhetare, formale dhe joformale, qė vepronin asokohe nė radhėt e rinisė studentore dhe tė inteligjencies shqiptare, filluan pėrgatitjet qė pėrpjekjeve tė tilla t’u pėrgjigjeshin me demonstrata, ku do tė mbroheshin kėto kėrkesa, qė tashmė ishin bėrė gjithėpopullore. Duke pasur rrugėt legale tė mbyllura, u fillua tė organizohen demonstratat, qė shpėrthyen mė 27 Nėntor 1968 nė Prishtinė, Podujevė, Ferizaj dhe Gjilan. Nismėn e ndėrmori dhe shkėndijėn e ndezi njė Grup politik nėntanėtarėsh i studentėve tė Prishtinės. Ky grup quhej Komiteti i Demonstratave dhe pėrbėhej nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Loxha, Skėnder Muēolli, Skėnder Kastrati dhe Hasan Dėrrmaku. Bėrthama e kėtij Grupi vepronte ilegalisht qė nga viti 1964, si celulė e tė rinjve tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve, themeluar nga simboli i qėndresės shqiptare, Adem Demaēi. Ky grup kishte grupe shokėsh, pėrpos nė Prishtinė, edhe nė qytetet e prejardhjes dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės, disa syresh edhe shokė fėmijėrie, por veēanėrisht, me lidhje mė tė afėrta, nė Podujevė, Ferizaj dhe Gjilan. Numri i tyre ishte mbi 40-50 vetė, me tė cilėt kishte afri pikėpamjesh dhe marrėdhėnie miqėsie. Me ta kishte kontakte tė pandėrprera nėpėr shkolla e fakultete dhe ndėrmarrje ekonomike, sidomos nė Termoelektranėn e Obiliqit, kryesisht teknikė, qė tė punėsuar aty, vazhdonin studimet pa shkėputje nga puna. Shto kėtu pastaj edhe familjarė, vėllezėr e motra dhe tė afėrm e tė njohur tė tyre, qė ndėr tė parėt ishin njoftuar me organizimin e demonstratave. Kėto grupe pastaj me progresion gjeometrik u shtrinė gjithandej nėpėr shkolla, fakultete dhe ndėrmarrje tė ndryshme nė mbarė Kosovėn dhe kėshtu u krijua njė rrjet prej mijėra njerėzish, qė funksionoi pėr mrekulli nė organizimin e demonstratave, jo vetėm nė Prishtinė, por edhe nė qytetet e tjera tė Kosovės. Nė organizimin e demonstratave nė Prishtinė duhet veēuar nxėnėsit e shkollave tė mesme, veēanėrisht tė Shkollės Normale dhe tė Shkollės Teknike. Qėllimet demonstratave tė ‘68-ės kanė qenė: mbrojtja e kėrkesave, qė tashmė ishin paraqitur legalisht. Nė kėto demonstrata, mė sė shumti janė brohoritur dy kėrkesa kryesore: “Duam vetėvendosje gjer nė shkėputje!” dhe “Duam Republikė!”, nė variacione tė ndryshme. Kėrkesat e tjera, si “LNĒ nuk na e solli lirinė!” “Poshtė politika kolonialiste ndaj Kosovės!” “Duam Kushtetutė!” “Duam Universitet!” “Duam bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Kosovėn!” , vetėm e pėrplotėsojnė programin kombėtarė tė demonstratave. Kėshtu, pra, ’68-TA shqiptare ka meritėn qė, krahas opsionit tė bashkimit kombėtar, formuloi opsionin e republikės nė kuadėr tė Jugosllavisė, me tė drejtė shkėputjeje, si opsion i dytė, mė lehtė i realizueshėm. Kėshtu, i hapi rrugėn opsionit tė tretė, atij tė Republikės sė Kosovės, shtet i pavarur dhe sovran, i cili u zyrtarizua me referendumin e vitit 1991, u realizua me Ēlirimin e vendit, shpalljen e Pavarėsisė mė 17 shkurt 2008 dhe pastaj me njohjen ndėrkombėtare. Nė demonstratat e Prishtinės ka rėnė dėshmor MURAT MEHMETI, nxėnės i shkollės sė mesme teknike, qė vinte nga njė familje nga Barileva Prishtinės. Nė demonstratat kosovare tė asaj dite u plagosen mbi 40 vetė, ndėr ta edhe njė kryeorganizator, Skėnder Muēolli. Por, mė sė rėndi ėshtė plagosur Halil Latifi nga Zhegra, rrethi i Gjilanit, i cili nga plumbat ka mbetur pa njė veshkė. Pas demonstratave, nėntė kryeorganizatorėt dėnohen prej tri deri nė pesė vjet burg ose gjithsej me 37 vjet burg. Ndėrkaq, nė tė gjitha qendrat e demonstrimit, janė dėnuar prej njė muaji deri nė pesė vjet burg gjithsej rreth 50 vetė, tė cilėve u janė shqiptuar gjithsej mbi 46 vjet burg. Nė Maqedoni dėnohen tė paktėn 15 vetė me rreth 30 vjet burg. Kėto dėnime drakonike shqiptohen nė njė kohė kur pėr demonstratat nė botė dhe nė Beograd tė po atij viti nuk dėnohen fare asnjė demonstrues. Demonstratat bėnė jehonė tė madhe edhe nė botė. Agjencitė telegrafike botėrore, shtypi, radio dhe televizioni i mbarė botės i shėnuan ato me bujė. Por, mjerisht bota u mashtrua nga propaganda shumė e sofistikuar e Beogradit, e cila hodhi disa kėrkesa tė ideologjizuara, tė cilat nuk ishin dėgjuar nė demonstrata. U mashtrua atėherė madje edhe gazeta shumė prestigjioze franceze “Le Monde”, prej nga rrenat beogradase u shpėrndan si tė vėrteta, tė cilat pėrtypen edhe sot gjithandej nėpėr shkrime tė ndryshme. Brezi i demonstruesve tė ‘68-ės frymėzoi dhe nxiti gjithė brezat e mėpastajmė tė rezistencės shqiptare kundėr robėrisė serbo-jugosllave. Krahas atdhetarėve, qė u bėnė promotorė tė kėsaj rezistence dhe simbole tė qėndresės shqiptare, si Jusuf Gėrvalla, Rexhep Mala, etj. ky brez nxori edhe kuadro tė larta profesioniste tė artit, tė kulturės, tė shkencės, tė arsimit, tė ekonomisė. Kėto kuadro nė vitet e Kushtetutės sė ‘74-ės, u bėnė bartės tė zhvillimit, tė prosperitetit dhe tė atyre elementeve tė shtetėsisė sė Kosovės nė tė gjithė lėmenjtė, qė u shfrytėzuan aq mirė nė periudhat e mėvonshme. Gjurmėt dhe fryma e kėtij brezi, si diēka e veēantė e tij, tė mbrujtura me ide kombėtare demokratike, kanė mbetur tė pashlyeshme veēanėrisht nė art, si nė poezi, prozė, dramaturgji, muzikė, pikturė, skulpturė,etj. Nė fund vlen tė theksohet sa pėr kureshtje edhe njė meritė e brezit tė’68-ės. Pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, Presidenti Fatmir Sejdiu ėshtė presidenti i dytė Republikės sė Kosovės, qė vjen nga radhėt e demonstruesve tė ’68-ės. Jam krenar qė kam qenė mik dhe bashkėpunėtor i tė dyve nė Lėvizjen Kombėtare tė viteve tė ‘90-ta. (Autori ėshtė njė nga kryeorganizatorėt e demonstratave tė 27 Nėntorit 1968 nė Kosovė)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks