|
|
Ky (s')ėshtė realiteti!
Shkruan: Muhamet Rexhaj
Gjersa pija kafe me njė mik, makiato desh mė mbeti nė fyt. Jo se pashė ndonjė bukuri tė rrallė apo ndonjė fenomen ēudibėrės, por pėr shkak tė bisedės qė dėgjoja nga tavolina fqinje. Dy 'arsimtare', qė arsimtare u thėnēin, tregonin pėr notimin e nxėnėsve, (pėr notat e para qė kanė qenė tė obliguar ti kryejnė) dhe sikur krenoheshin, duke bėrė gara se kush mė shumė e kishte mbushur ditarin me nisha. Kjo mė nxiti mė shumė tė merresha me kėtė problem tmerrues. E di se ky s'ėshtė rasti i vetėm, por kėtu filloi shqetėsimi im. Ky shqetėsim imi sdo mend se ishte me vend, ngase arsimi nė Kosovė vėrtet ėshtė nė njė situatė jo fort tė lakmueshme. Jo se e dėgjova atė bisedė tė paskrupullt, porse realiteti flet vetė dhe se ēdo koment veē sa do ti zymtonte edhe mė shumė tablotė reale qė mund tė shihen nėpėr shkollat tona.
Mjafton tė shkosh nė njė shkollė fillore dhe tė shohėsh se si zhvillohet mėsimi, vetėm kaq e hiq mė shumė. Zor e ke ta dish nėse ėshtė pushimi i gjatė apo i shkurtėr, nėse ka mėsim apo protestė. Nxėnėsit varen nėpėr dyer si 'xhunglasha', e arsimtarėt kujdestarė sigurisht se janė duke e qitur ndonjė lojė shah. Tė gjithė nxėnėsit duken tė ngazėllyer dhe tė bėjnė tė mendosh se mos vallė kanė qenė tė ngujuar ndokund. Ē'ėshtė e vėrteta, ata s'janė 'fajtorė', ngase askush nuk ua prish tymin e duhanit. Thjesht, kanė dalė tė ēlirohen nga monotonia qė u ėshtė shkaktuar, nga tortura e tė 'pyeturit', nga arsimtari, qė s'e luan vendin, por edhe nga ndonjė ngrehje veshi. Arsimtari, pa pikė turpi, ulet nė karrigen e tij dhe s'e ngre kryet lart pa rėnė zilja. Bile, nė shumė raste ndodh qė nxėnėsit t'i tregojnė se ka rėnė zilja, ngase nga zhurma as qė dėgjohet. Ēfarė marrie se, ēfarė turpi se...
Sot gjithkush ėshtė bėrė arsimtar, e ka rrokur njė ditar nė dorė dhe, me izė tė partisė, ia ka mėsyrė shkollės, aty ku e presin nxėnėsit edhe ashtu jo fort tė interesuar. Nė gjuhėn e matematikės: i painteresuar (nxėnėsi) + i painteresuar (arsimtari) + i painteresuar (prindi) = mosinteresim (analfabetizėm). Dhe ec e lėvizi kėto gjėra pėrpara. Nxėnėsi s'e di arsyen se pėrse vjen nė shkollė, zgjohet nė mėngjes, fut nė ēantė 2 a 3 fletore (tė motrės a tė vėllait, se tė vetat Zoti e di se ku i ka) dhe ia mėsyn shkollės, duke menduar rrugės se ēfarė fore t'i lėshojė arsimtarit, i cili, kuptohet, ia lejon njė hapėsirė tė tillė. Nga ana tjetėr, arsimtari (pėrjashtim kėtu bėjnė arsimtarėt tė cilėt e kanė dhėnė dhe po e japin maksimumin, pėr ēka i pėrgėzoj), nga shtrati, drejt e nė shkollė, pa i ēelur mirė sytė dhe pėr t'u 'argėtuar' ēel ditarin dhe fillon t'i 'pyesė' nxėnėsit (shiko sa keq tingėllon apo jo, 't'i pyesė, ti pyesė, nė mėnyrė qė tė mėsojė diēka nga nxėnėsi). I rendit nja 15 veta, nė mos mė shumė, te tabela dhe loja fillon. Mjerė ai qė do t'ia nisė i pari, pasi tek atėherė dihet nėse arsimtari ėshtė nė 'formė' dhe nėse i ka notat tė lira apo tė shtrenjta, si nė pazar. Shumė shpejt i vjen radha edhe tė pesėmbėdhjetit dhe rezultati - 15 njėsha. Loja nuk mbaron me kaq, pasi qė arsimtarit i kanė mbetur edhe nja 5 minuta dhe fillon raundi i dytė edhe 15 tė tjerėt (kot e kanė s'shpėtojnė dot). Edhe kėsaj radhe 15 njėsha. Lum ai qė i ka rastisur tė jetė i sėmurė, se ka shpėtuar, vetėm pėrkohėsisht. Ky ėshtė suksesi sa u pėrket notave tė para, me gjasė edhe i gjysmėvjetorit tė parė. Kėshtu mėsohet tek ne, dhe dilni pastaj e thoni se nuk ėshtė kėshtu.
Mė besoni se mė rrėqethet trupi, kur ndonjė i afėrm imi, nxėnės, mė thotė se ėshtė 'pyetur' nė filan lėnde dhe arsimtari e ka vlerėsuar me notė 1, sepse arsimtari nuk ka qenė nė qejf, thuajse shkolla qenka institucion i qejfeve dhe i tekeve. Mė sillet nėpėr mend se ēka ka mundur ta pyesė arsimtari atė nxėnės tė shkretė, i cili s'e ka pėrkrahjen dhe nuk nxitet nga askush tė mėsojė. Them askush, se arsimtari nuk e bėn kėtė, e ēėshtė mė e rėndėsishmja edhe prindi s'e bėn njė gjė tė tillė. Bile, kėta tė fundit (pėrjashto njė pjesė tė vogėl) as qė janė tė interesuar tė dinė pėr fėmijėt e tyre. Pėr ta mjafton tė dinė se sa fėmijė i kanė, nė mėnyrė qė nė mbrėmje, kur ta mbyllin derėn, tė dinė nė mos u ka ngelur ndonjė jashtė.
Pėr t'ua bėrė mė tė qartė kėtė, do t'u tregoj njė ndodhi tė vogėl. Para nja 4 vjetėsh, kam punuar nė njė fshat nė njė shkollė fillore dhe ja se ēka mė ngjau. Nga fundi i vitit, erdhi njė prind tė interesohej pėr fėmijėn e tij. Kėrkonte tė dinte suksesin dhe mungesat e fėmijės sė tij, tė cilit, pėr ēudi, ia dinte emrin. Qė t'i ndihmoja mė lehtė kėrkova tė mė thoshte se nė cilėn klasė ishte. Prindi i gjorė, lėre qė s'e dinte paralelen, por as klasėn. ''Mė duket se ėshtė nė tė gjashtėn, ose nė tė shtatėn. Jo, jo, nė tė tetėn ėshtė'', tha, duke kėrkuar falje. S'ka gjė i thashė. ''Mirė qė e keni vetėm njė shkollė fillore nė fshatin tuaj se pėrndryshe me zor do ta gjeje. Kjo ndodh edhe sot, jam shumė i sigurt pėr kėtė. Dhe ja pse rezultatet janė tė tmerrshme, pse nxėnėsit se kalojnė testin e paraparė. Prindi s'e di se nė ē'klasė e ka fėmijėn, arsimtari shkon nė klasė dhe luan me nxėnės 'nata-dita', nxėnėsi tėrė ditėn rri pranė kompjuterit. E ne, ne presim rezultate tė larta, por s'i shohim gjėkundi. E as qė do t'i shohim bile. Tė paktėn jo pėrderisa kemi mėsimdhėnės, tė cilėt janė tė aftė ti vlerėsojnė rreth 30 veta pėr njė orė mėsimore.
Kot e ka ministri qė mundohet ta vėrė nė binarė njė sistem arsimi, tė themi tė rrėnuar nga vetė ne. Nga ne tė gjithė, po, po, pa asnjė mėdyshje, tė gjithė jemi fajtorė, ose, nė rastin mė tė keq, asnjėri. I takon Ministrisė sė Arsimit, e cila edhe ėshtė kompetente, tė merret me kėtė punė. Ajo duhet ta zgjidhė kėtė problem njėherė e pėrgjithmonė. 9 vjet pas luftės, thuajse i kemi tė gjitha kushtet infrastrukturore pėr tė zhvilluar arsim tė denjė, por problemi ėshtė mosinteresimi. Nė kėto rrethana, MASHT-i do tė duhej qė urgjentisht ta kontrollonte nivelin e mėsimdhėnėsve, tė hulumtojė se nga i kanė blerė ato diploma dhe pse jo disave tu sugjerojė qė ta lėnė kėtė zanat dhe tė merren me ndonjė zanat tjetėr. Kėshtu mė nuk shkon. Tash jemi shtet dhe ėshtė pika e turpit tė na shohė bota se si shkollat tona prodhojnė analfabetė. Thjesht duhet tė kėndellemi dhe ta vėmė gishtin nė kokė, ti hapim sytė, tė gjithė, i madh e i vogėl. Koha nuk pret. Nėse se bėjmė tash kėtė gjė, do tė na gjykojnė gjeneratat qė vijnė.
Edhe nė pikė tė dėshpėrimit, pa dyshim qė mė bie ndėrmend pėr disa mėsimdhėnės dhe nxėnės entuziastė e idealistė, qė mundohen ta ngrenė shkallėn e edukimit sa mė lart. Sa keq qė ne, me kėtė realitet, po ua vėshtirėsojmė jetėn kėtyre njerėzve.
Prindėr, nxėnės, arsimtarė, ndryshoni, ky (s)ėshtė realiteti ynė!, do tė thėrrisja si njė idealist! Por...
(Autori ėshtė i diplomuar nė Degėn e Gjuhės Shqipe dhe ndjek studimet postdiplomike po nė kėtė degė)
|
|
|