|
|
Branding Kosova!
Serbia e rikthyer pėrballė Kosovės sė hutuar
!
Njė Memorial, si imazh i fundit i asaj lufte - nė kėmbim tė njė mijė fjalėve tona e po aq Planeve tė huaja tė lutem, Kosovė!
Shkruan: Bardhyl Metaj
Ditė mė parė nė Prishtinė, u mbajt njė debat i titulluar "Imazhi ēon peshė, Organizuar nga Forumi 2015 i bazuar nė njė raport tė pėrgatitur nga IKS Iniciativa Kosovare pėr Stabilitet! Pra temė qendrore ishte Branding Kosova apo Imazhi i Kosovės nė botė...!
Branding dhe Imazhi kanė tė bėjnė me perceptimin qė ka pala tjetėr karshi njė produkti, nė rastin tonė pėr Kosovėn! Pra ėshtė perceptuesi i atij brendi apo produkti, ai qė vendos, apo qė shpalon se ēfarė sheh, ēfarė ndien e pėrjeton a percepton, dhe, cili ėshtė emocioni e pėrfundimisht edhe reagimi tij ndaj atij brendi...!
***
Brendet testohen pėrmes asaj se ēfarė mbajnė mend njerėzit pėr produktin nė test, pas njė kohė...!
Andaj do tė ishte interesante tė bėhej sot njė test kujtese nė Kosovė!? Filluar me Parlamentarėt Kosovarė, Ministrat e Kryeministrin, Presidentin e tutje shoqėrinė Kosovare - me njė pyetje shumė tė thjeshtė: ēfarė ju kujton apo asocion emri i zonjės Sherife Smajli, i zonjės Ajshe Lushi? ēfarė ju asocion emri i familjes Bala nė Pejė apo ēfarė dini pėr ish-bashkėqytetarėt tuaj Nebojsha Miniq? Radojko Repanović apo Nenad Jovanović? Natyrisht se pėrgjigjet do tė ishin nga mė tė ndryshmet, por gjithsesi shumė dėshpėruese, lėnduese e ndoshta edhe ri-represive pėr tė lartpėrmendurit! Pėrveē ndonjėrit syresh, i cili do ti gėzohej kėtij fakti! Se kush janė tė lartpėrmendurit dhe pėr ēka e kam fjalėn, do tė flas pak mė poshtė!
***
Kosova sot mė shpėrfaqet si njė baushtellė a njė punishte, ku ēdo gjė mbetet pėrgjysmė
shumė`ēka ėshtė e nisur, por asgjė sėshtė e mbarur!
Vendin nė fakt e shpėtoi njė ide-tomahovkė a njė bombe mendėsie dhe kulture politike e gjuajtur nė kohė e hapėsirė nga Ronald Regan, i cili katapultoi e promovoi atėbotė Rendin i ri botėror!
Kosovėn nga gjenocidi serb e shpėtoi etablimi i kėtij Zeitgeist-i (mendėsie) kontemporan globalizmi, qė promovonte Sovranitetin e kufizuar tė shteteve nė botėn bashkėkohore, e ku, tė gjithė, kanė pėrgjegjėsinė dhe tė drejtėn, tė kujdesen pėr tė gjithė...!
Ky Zeitgeist apo kjo mendėsi e etabluar nė botė, ishte bazė e vendimit pėr bombardimet e NATO-s nė funksion tė shpėtimit tė Kosovarėve nga gjenocidi serb...dhe tė pezullimit tė sovranitetit serb nė Kosovė pėrmes rezolutės 1244! Kjo mendėsi, ishte dhe mbetet edhe bazė e Pavarėsimit, por dhe argumenti qenėsorė nė mbrojtjen e Pavarėsimit si proces nė Gjykatėn e Hagės nesėr!
Por e njėjta mendėsi, qė na doli nė ndihmė dje, legjitimon ndėrkohė edhe brengėn e Bashkėsisė Ndėrkombėtare sot, pėr tė drejtat dhe mirėqenien e pakicės serbe nė Kosovė! Dhe kėtė duhet kuptuar drejt e sa mė parė!
***
Kushdo qė lexon dokumentet e bisedimeve tė Vjenės
, krijon pėrshtypjen absurde se jo shqiptarėt, por serbėt ishin pėr njėqind vite nėn terrorin e gjenocidin shqiptar! Sė kėndejmi na vijnė vendimet edhe sot nga Ban Ki Moon, se janė shqiptarėt qė duhet zhveshė pushteti gjithandej kah jetojnė serbėt nė Kosovė, gjithandej kah janė varret e kishat serbe...pra, janė shqiptarėt qė duhet dhanė garanca nga mė absurdet, nga mė galantet, nga mė asimetriket nė botė, nė mėnyrė qė serbėt tė pranojnė tė bashkėjetojnė nė tė njėjtin nėnqiell e nė njė shtet mushkė, me shqiptarėt shtypės tradicionalė!
Pse ngjan kėshtu?
Mbi mendėsinė e ndėrtuar nga ngjarjet treditėshe tė Marsit tė vitit 2004, Bashkėsia Ndėrkombėtare, Ahtisari, Kosova dhe Ekipi i Unitetit nė Vjenė, barazuan dhe kėmbyen 100 vite tė terrorit shtetėror serb!
Klima politike e krijuar prodhon mendėsinė. Kjo mendėsi, pastaj, prodhon agjendėn (Road Map) se si duhet shtruar problemi. Mbi kėtė mendėsi dhe me kėtė kėmbim, natyrisht se ėshtė krijuar vend pėr zgjidhje, prej atyre tė autonomive serbe nė Kosovė, tė kantonizimit, e deri te zgjidhjet federale! (B.Metaj, Kolumne nė gazeta Jįva, 13 Prill 2006)!
Qė atėherė, sipas mendimit tim, qasja ndaj Kosovės nė opinionin ndėrkombėtare, ka pėsuar njė kthesė dhe njė praptim!
***
Nė rrethanat e infrastrukturės e mendėsisė aktuale politike ku tė gjithė, kanė pėrgjegjėsinė dhe tė drejtėn, tė kujdesen pėr tė gjithė..., mendėsi tė cilės i adaptohet hap pas hapi edhe politika dhe E Drejta Ndėrkombėtare, prej nga dalin edhe Obligimet e Shteteve dhe Organizatave Ndėrkombėtare tė globalizmit, pra nė njė rrethanė tė tillė, shpėrfaqet si shumė i rėndėsishėm vizioni dhe imazhi yt (i Kosovės nė rastin tonė), karshi tjerėve, por dhe karshi vetės!
Kurse imazhi, si edhe e vėrteta apo objektiviteti, janė kategori dinamike, gjithherė tė ndryshueshme nė kontestin kohor dhe tė ngjarjeve qė vijnė...!
Lajmi, por para se gjithash fotoja dhe imazhi i fundit, dėrgon nė harresė atė parapraken! Duhesh pothuaj gjithherė ta ribėsh apo zhvillosh tutje imazhin tėnd (tė Kosovės!), tė ndėrmarrėsh iniciative e tė realizosh projekte, tė cilat pastaj, janė Antidot (kundėrhelm!) i harresės (Public Affairs)! Dua tė them se duhet tė ndėrtojmė monumente tė cilat balsamosin nė mendėsinė e pėrbotshme, atė qė pėr ne (Lexo:Kosovėn!) duket e qenėsishme!
Pėrndryshe ngjanė, ajo qė po i ngjanė Kosovės sot: Viktima tė djeshme, shpėrfaqen si dhunues tė sotėm...?! Nė rastin tonė, sado e padrejtė qė ėshtė, ngjanė qė: Fotot, pamjet e imazhet si dhe lajmet e Marsit kosovarė tė 2004-ės, mbulojnė sot ato tė 1999-ės! Njė video-xhirim pushkatimi i njė familjeje shqiptarėsh mė 99-ėn, mbulohet nga njė foto e djegies talibane tė Kishave serbe mė 2004!
Mbi kėto imazhe dhe emocione tė 99-ės, mendėsia e pėrbotshme e opinionit publik ndėrkombėtarė, vė imazhin dhe emocionin e Marsit 2004! Nė politikėn ndėrkombėtare ndėrkaq, ku si thamė, tė gjithė, kanė pėrgjegjėsinė dhe tė drejtėn, tė kujdesen pėr tė gjithė..., ngjanė pastaj si konsekuencė, njė Road Map e re politike, si Plani Ahtisari apo 6 pikat pa presje tė Ban Ki Moon-it!
Kjo natyrisht se s`arsyeton kėto vendime tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, por flas se ēfarė ngjanė, qė eventualisht tė shpaloj-mė se ēfarė mendoj se duhet bėrė ne sot, e nė tė ardhmen!
Holokausti dhe gjenocidi ndaj shqiptarėve dihet se ka ngjarė, por ne s`po e dėshmojmė e s`kėrkojmė atė evidentim tė tij, nė Zeitgeist-in e mendėsinė botėrorė, bilės ne, tė paktėn ta kishim balsamouar nė mendėsinė tonė! Por as kjo s`po ngjanė!?
***
Asnjėrit prej nesh sot, vetėm 9 vite pas masakrės e gjenocidit serb nė Kosovė, mbi tė afėrmit tanė, fqinjėt e bashkėkombasit, si bie ndėrmend apo se ka ditė kurrė se kush janė Ajshe Lushi, Sherife Smajli, Familja Bala apo familja Berisha (Therandė), emrat qė pėrmenda nė krye tė shkrimit! Kurse ata kanė humbur mė 1999 gjithė familjen, gjithēka qė kishin, vetėm se ishin shqiptarė dhe Kosovarė!
Tė gjitha viktimat kosovare, mbi 98%, janė viktima civile...e tė panjohur sot!
Nebojsha Miniq, Radojko Repanović e Nenad Jovanović, ndėrkaq, janė kriminel qė kanė vrarė e dhunuar familje tė tėra kosovare...!
Nėse harrojmė kush ėshtė kush, nėse nuk evidentojmė, nėse nuk i shpalojmė nė njė vend, atėherė, vetėm si emra qytetarėsh kosovarė, duken tė barabartė e barazvlefshėm si njerėz - viktima me kriminelin: Ajshe Lushi e Nebojsha Miniq!
Ēfarė mėkati! Ēfarė pa drejtėsie!
Ēfarė vrasje e dyfishtė!
Ne i kemi harruar vete, ndėrkaq kėrkojmė qė ti mbaj mend bota! Dhe kėrkojmė me vaj e me tė drejtė, tė mos harrojnė tė tjerėt se ēfarė ka ngjarė nė Kosovė: Kushneri, Solana e Ban Ki Moon-i! Tadiēi e Jeremiq!
Ne pra, presim edhe njohjen e Kosovės nga Serbia, e presim edhe njė Willy Brandt serb a njė Ban Ki Moon (xy-on) tė OKB-ės, qė tė kėrkojė ndjesė e pėrkulet para viktimave civile shqiptare tė gjenocidit serb nė Kosovė!
Po ku tė pėrkulen e kėrkojnė ndjesė kėta? Ku tė pėrkulemi ne!
***
A ėshtė harresa Kosovare, pamja dhe imazhi qė po i dėrgojmė botės?
Jo! Pėr me keq e pėr mė tepėr, mė shumė se harresa, ėshtė manipulimi qė bėjmė me vetėn dhe me botėn! Nė Kosovė, thua se dikush kishte qėllim qė tė mbuloheshin me pluhurin e harresės dhjetėra mijėra viktima civile tė Holokaustit e gjenocidit tė Qeverive Serbe!
Dhe kėtė pluhur harrese, s`mund t`ia lamė Ndėrkombėtarėve si faj, siē bėjmė me shumė`ēka tjetėr! Dhe s`mund t`ia lamė as Serbisė! E bėmė vetė!
Njėjtė apo ngjashėm si Serbia qė manipulon me te vėrtetėn e Kosovės, bėjmė edhe ne shqiptarėt pėrmes imazhit tė monumenteve e pėrmendoreve tė pas 1999-ės! Nė Kosovė ēdonjėri qė ka mbajt ēoftė edhe pėr njė sekondė uniformėn e UĒK-ės e ka ra nė luftė, ėshtė hero, ka njė pėrmendore, dhe njė rrugė mbanė emrin e tij!
Kjo pamje dhe ky imazh, njė turisti a diplomati, gazetari e vizituesit tė Kosovės, ia dėrgon nė harresė atė tė vėrtetėn objektive, atė imazhin e 99-ės si kujtesė e emocion paraprak ku si i huaj ishte dėshmitarė i viktimave civile tė gjenocidit, e i cili shpalohej nė CNN, EuroNews, ZDF e media tjera!
Ne dalim qesharak, si luftarak e heronj, tė gjithė Adem Jashara - ēfarė s`jemi, pėr mė tepėr, kjo pamje heronjsh gjithandej, pėrveē qė tjetėrson tė vėrtetėn, mbulon edhe krimet e gjenocidin e ushtruar nga njė aparat i strukturuar shtetėrorė Serb realizues programesh tė detajuara politike!
Pėrveē kėsaj, njė te huaji dėshmitar tė 99-ės, i bie nė sy se askund nuk ka njė pėrmendore a memorial, ta zamė pėr djalin e tij, i cili si gjerman, Amerikan a francez, ka rėnė dėshmor i intervenimit tė NATO-s! Dėshmori i idealeve kontemporane e Zeitgeist-it sot, pėr njė botė ku tė gjithė, kanė pėrgjegjėsinė dhe tė drejtėn, tė kujdesen pėr tė gjithė...! Nė kėtė rast, i ēliruari nuk nderon ēlirimtarin! Imazh katastrofal e bukė-pėrmbysės, do tė thoja!
Tutje, viktimat civile nė Kosovė, nė kontekstin kohorė nga 1912-ta, janė sė paku dhjetė-mijė herė mė tė shumta se ato tė ushtarėve tė UĒK-ės! Ngjarjet e fatet e tyre, njė mijė herė mė rrėnqethėse! Foshnje tė mbytura nė djep, nxėnės tė vrarė, arsimtarė, gra shtatzėne, bujq e Akademik, tė varfėr e tė pasur, tė mbytur vetėm se ishin shqiptarė Kosovarė!
Pra, Imazhi e pamja qė transmetojmė botės sot e gjeneratave qė vijnė, pėrmes memorialėve e lapidarėve ngjanė tė jetė - vetėm Ushtarė tė vrarė nė luftėra e beteja!
Por kjo Ikonografi me pėrmendoret e luftėtarėve e heronjve, tė jep pamjen e rrejshme, tė njė lufte tė pandėrprerė e frontale 100 vjeēare tė dy ushtrive, shqiptare dhe serbe! Ndėrkohė, qė e vėrteta ėshtė krejt tjetėr! Ne ishim viktima padrejtėsish: fillimisht viktima tė njė aneksimi, e pastaj terrori pėr shpėrngulje, dhe pėrfundimisht, gjenocidi!
Por me gjasė, kosovareve sot, e vėrteta dhe prezantimi i sinqertė i atij kalvari e gjenocidi, ua humb imazhin mitologjik e historik, tė cilin e kanė nė qejf - burrėrinė e patriotizmin ala Mic Sokoli, tė gjithė, gjithherė nė luftė, e tė gjithė Adem Jashara apo tė paktėn Isa Boletina! S`po e komentoj mė tutje...ēdo njeri ka drejtė tė besoj se ēfarė ėshtė...!
***
Pėr hir, jo vetėm tė vėrtetės, nė Prishtinė, duhet tė kishim deri sot, nėntė vite pas luftės, njė Memorial madhėshtorė e grandioz, tė tė gjitha viktimave civile tė gjenocidit serb, ashtu siē e kanė Jerusalemi e Berlini, Aushvici e Kragujevci!
Kosovarėt e Kosova sot, apo mė drejt qė nė pėrfundim tė luftės, kishim urgjencėn qė tė angazhojmė arkitektėt mė me nam, vendorė e Ndėrkombėtare, pėr ndėrtimin e njė Memoriali, kryevepre arkitektonike, ku do tė ekspozoheshin emrat, biografitė, veshmbathjet, fotot, shkrimet, reliktet e gjėsendet e tė gjitha viktimave civile tė gjenocidit serb!
Memorial, ku nė arkiva e salla tė ndryshme Multimediale, ashtu si tek Memoriali i Hebrenjve nė Berlin (dhe hapėsira e emrave), mund tė shihen e dėgjohen, pjesė nga biografitė e ngjarjet jetėsore tė viktimave...nė disa gjuhė botėrore! Ku do tė mund tė studiohej e tė shikohen foto, dokumente, filma e video-xhirime nga viktimat e tė persekutuarit, tė terrorizuarit e dhunuarit, tė burgosurit, tė pagjeturit e tė gjeturit vetėm si eshtra...viktima civile, tė disa Qeverive, ushtrive e policive - gjithherė serbe!
***
Sot tė gjitha shtetet e kombet janė nė pėrballje me kėrcėnimet globale! Sėshtė se tė gjithė marrin plane 6 pikėshe nga Ban Ki Mooni! Tjerėt duhet tė mbrohen nga kriza financiare, klima etj, sė bashku dhe veē a veē!
Globalizmi kėrkon Zeitgeist-in dhe filozofinė Think Global and deal Local, mendo globalisht e vepro lokalisht!
Pėrkthyer nė rastin qė po trajtoj i bie se: Nėse Kosova nuk ka fonde qė tė xhirojė e promovojė filma me buxhete dhjetėra milionėshe me artist e regjisorė Holivudi pėr tė vėrtetėn rreth gjenocidit tė ushtruar ndaj shqiptarėve nė ish Jugosllavi, ajo gjithsesi ka fonde qė tė ndėrtojė njė Qendėr tė madhėrishme e tė dinjitetshme Memoriale nė Prishtinė!
Kur njė burrėshtetas i huaj viziton Izraelin, ėshtė i obliguar nga Protokolli i paraparė Diplomatik, qė sė pari tė vizitojė Memorialin e viktimave tė nazizmit, ta zamė atė Yad Vasham (ka disa memoriale...!) nė tė cilin emrat janė mė tė rėndėsishėm se numrat...! Nė njėrėn nga pjesėt e tij, nė njė dhomė tė terruar (ashtu si edhe nė Berlin), lexohen pandėrprerė emrat e fėmijėve tė vrarė! Pjesė e konceptit memorial ėshtė qė viktimat tė pėrkujtohen si individė me histori e ngjarje tė veēanta, tė cilat dėgjohen e pėrjetohen aty...!
Nė ndėrkohė, nė Kosovė e Shqipėri, pothuaj asnjėrit prej nesh, si thotė gjė mė emri i Ajshe Lushi e Sherife Smajli! Sikurse s`na thonė gjė as emrat e kriminelėve me shumė shokė tė Nebojsha Miniqit, Radojko Repanović apo Nenad Jovanović!
Memoriali i viktimave civile (dhe jo i heronjve!) ku do tė gjenin prehjen kohė pas kohe edhe dy zonjat qė pėrmenda sikur edhe mijėra nėna tjera Kosovare, do ta ndihmonte edhe Kosovėn e kėrcėnuar sot e nesėr, nga Letra e plani i Ban Ki Mooni-it!
Nė vend tė debateve tė pafund me Solanėn e Kushnerin, zonjėn Tina Kajdanov e Daniell Fried pėr tė rrezikuarit sot pakicėn serbe nė Kosovė, tė cilėt duhet mbrojt nga Marsi i 2004-ės, dhe tė elaborimeve tona se pse thotė Kosova Jo, do tė mjaftonte e ndihmonte shumė mė shumė se njė mijė fjalė, njė vizitė protokollare me te njėjtit, por edhe diplomatė, burrėshtetas, gazetarė e Ban Ki Moon-a tjerė, qė para se tė shqyrtohej Plani 6 Pikėsh, nė Memorialin e viktimave tė gjenocidit serb nė Prishtinė, tė dėgjohej, shihej, prekej e pėrjetohej, pėrmasa e tragjedisė e gjenocidit serb mbi shqiptarėt! Pėrmasa e frikės e skepsės qė kemi, kur na trupon Serbia kėndej, ēoftė edhe vetėm nė letra e plane...!
Siē e thashė mė lartė: Para se gjithash fotoja dhe imazhi i fundit, dėrgon nė harresė atė parapraken!
Por nė vend tė kėsaj, Kosova ime dhe Lidershipi e diplomacia e saj, nė takime me diplomatė e gazetarė tė huaj kanė zgjedh, belbėzimet e bezdisshme tė pėrsėritjes, si njė pllakė e grithur gramafoni: a e dinė se ēfarė na ka ngjarė neve, a e dini Reēakun...viktimat, etj?
Njė Memorial, si imazh i fundit i asaj lufte - nė kėmbim tė njė mijė fjalėve tona e po aq Planeve tė huaja tė lutem, Kosovė!
|
|
|