Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Nė Tiranė sot shkon pėr njė vizitė zyrtare Kryeministri i Italisė

Tiranė, 2 dhjetor - Nė Shqipėri pritet tė mbėrrijė sot pėr njė vizitė zyrtare Kryeministri i Italisė Silvio Berluskoni, vizitė qė kjo ka ngjallur njė interes tė veēantė pėr faktin se ajo do tė shoqėrohet nga nėnshkrimi i dy marrėveshjeve tė rėndėsishme nė fushėn energjitike. Bėhet fjalė pėr dy investime tė mėdha private italiane. Marrėveshja e parė, qė praktikisht do tė shenoje nisjen e hapave konkrete, ėshtė ajo pėr ndėrtimin e njė rigazifikatori, impiant qė pasi e merr gazin nė gjendje tė lėngėt, e transformon atė nė gjendje tė gaztė. Projekti, disa qindra milionė eurosh parashikon furnizimin me gaz nga Afrika e Veriut dhe Katari pėr t'u eksportuar pastaj drejt Italisė pėrmes njė gazsjellwėi nėnujor. Impianti pritet tė ndėrtohet nė zonėn e Fierit. Projekti i dytė, po ashtu me pėrmasa tė mėdha, ėshtė ai i shoqėrisė italiane Moncada, qė parashikon prodhimin e energjisė nga era. Projekti parashikon ndėrtimin e njė prej impianteve mė tė mėdhenj nė Evropė, me 260 turbina.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2009 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks