|
|
Semantika e shtetit
Shkruan: Ndue Ukaj
S'do mend se Kosova e sotme gjendet nė njė situatė tė vėshtirė, me halle tė panumėrta e me mundėsi tė pakta. Nė njė pozitė tė tillė ēfarė e kemi, nuk ka sesi tė mos shtrohen pyetje e dilema tė mėdha, pėr shtetin tonė, tė cilin sapo kemi filluar ta ndėrtojmė. Nė fakt, analizimi dhe interpretimi i realitetit, s'do duhej tė na molepste, pėrkundrazi do tė duhej tė na kėndellte pėr tė kundruar tė tashmen drejt, nė mėnyrė qė ta projektojmė tė ardhmen sigurt. Pikėrisht kjo gjendje, kur tanimė Kosova po hyn nė njė proces tė ri, ndėrsa Misioni i Bashkimit Europian, EULEX po zėvendėson UNMIK un, do tė duhej tumirej si moment reflektimi, pėr tė pyetur e pėrgjigjur, ku ndodhemi ne realisht tash? Ēfarė kapacitetesh shoqėrore e politike kemi vėnė nė funksion tė ndėrtimit tė shtetit? Apo imitojmė modele politike verbėrisht dhe a po sorollatemi brenda vetvetes duke u vetėkėnaqur pafundėsisht? Duke u pėrgjigjur nė kėto pyetje, dalim tek njė dilemė tjetėr, thellėsisht e rėndėsishėm, pra, pėr tė kuptuar e analizuar nėse shoqėria jonė ėshtė e vetėdijshme pėr pėrgjegjėsinė e tė bėrit shtet? Dhe mė tutje, nė kėtė kontekst, sa ėshtė shteti ynė funksional, qė tė ndihmoj pėr t'u kuptuar shteti nė gjitha nivelet e tij? Kėto pyetje, thellėsisht pėrshkojnė gjendjen e vendit tonė, pėrpėlitjet e mundimshme pėr t'u konsoliduar dhe ambiciet pėr tė qenė njė shtet i suksesshėm. S'do mend se perspektiva e shtetit tė Kosovės nuk ėshtė e zymtė, por lypset qė proceset e brendshme t'i dimanizojmė, nė mėnyrė qė e ardhmja jonė deri tek integrimi nė perėndim, tė kaloj nė rrugė sa mė tė shpjet. Dhe kjo mund tė ndodh vetėm atėherė kur do tė ndodheshin transformimet esenciale brenda vendit tonė, nė mentalitet dhe kulturė, ne politikė dhe ekonomi. Pra, shikuar nė pėrgjithėsi gama e problemeve tona duket e gjerė, ndėrkaq nga klasa politike dhe shoqėria jonė kėrkohet qė kėto procese t'i kalojmė shpejt. Prandaj, nė mėnyrė qė tė sendėrtojmė sa mė shpejt idealet e kamotshme pėr liri tė mirėfilltė, pėr demokraci tė mirėfilltė, pėr shtet ligjor tė mirėfilltė, pėr mirėqenie tė pėrgjithshme, lypset gjitha potencialet e vendit tė akumulohen drejt sė mirės sė pėrbashkėt. Kjo do tė duhej tė kuptohej si intenca e parė, pėr tė cilėn gjė duhet tė vetėdijesohet sė pari klasa politike, e sė kėndejmi gjithė shoqėria.
Andaj, nė mėnyrė qė vendi ynė tė hyjė nė njė proces tė mbarė, tė konsolidojė radhėt shtetėrore, pikėsėpari lypset ta ketė tablop reale tė vendit, nė mėnyrė qė pastaj tė mund tė identifikojė gjitha tė ligat pėr t'u kuruar mė pas ato. Kjo tablo, pa kurrfarė ekzagjerimesh, megjithė rezultatet sipėrfaqėsore, mbetet njėherė pėr njėherė tejet e zymtė. Prandaj njohja e kėsaj pamje nė hollėsi, vetėdija e mbrehtė kritike, krijon mundėsi qė e ardhmja tė shihet prej pozicionit real, pa megalomani, iluzione dhe vetėmashtrim tė tepruar. Zaten nėse e analizojmė jetėn praktike tė qytetarit tė Kosovės, fare lehtė mund tė konstatojmė se ajo ėshtė tejet e zymtė, me halle tė shumta e shpresa tė pakta. Nė tė vėrtetė, Kosova e karakterizuar nga njė amulli e tėrėsishme politike e shoqėrore, ka pėrpara vetes sfida tė shumėfishta. Njė ndėr mė tė rėndėsishmet mbetet njohja dhe kuptimi i semantikės sė shtetit, nė mėnyrė qė shteti tė mos komprometohet dhe keqkuptohet. Duke e kuptuar vlerėn sublime tė shtetit, ne do tė dimė tė kontribuojmė pėr tė, por njėkohėsisht do tė dimė ta ruajmė atė. Dhe tanimė kur shteti nuk ėshtė mė ide, nevojė, dėshirė qė thirret nėpėr konferenca e takime me diplomat, por praktikė e paanashkaluar, shohim se konsolidimi dhe organizimi i mirėfilltė i tij nuk ėshtė fare i lehtė, pėrkundrazi ai ka filluar me ēalime tė shumta. Mbase sendėrtimi i shtetit, duke qenė sfidė krejt tjetėrfare nga qė e kemi projektuar, tani na ka hedh para shumė tė panjohurave. Nė kėtė aspekt njė ēėshtje e vėshtirė pėr Kosovėn e ardhme, mbetet transformimi dhe reformimi i klasės politike. Nė realitet, Kosova ka trashėguar njė gjendje tė rėnd politike, njė elitė tė formėsuar vetėm nė teori dhe filozofizma pa pėrmbajtje reale politike. Njė klasė tė ndėrtuar nė padije dhe injorancė totale, parti politikė qė janė konglomerat idesh e ideologjish pa esencė. Ndėrkaq, pikėrisht ky brez sot ka mbi supė njė barrė tė jashtėzakonshme, ndėrtimin e shtetit nė praktikė. E formėsuar vetėm me teori, kjo klasė politike e ka vėshtirė tė manifestoj dije praktike pėr ndėrtimin dhe funksionimin e shtetit funksional. Shikuar realisht, kjo pėrbėn njė ndėr sfidat mė tė vėshtirė, e cila s'mund tė kapėrcehet fare lehtė. Shkaqet sa janė tė kuptueshme, aq duken banale. Klasa politike nė Kosovė, ashtu sikundėr jeta politikė nė pėrgjithėsi, nuk ka bėrė pėrpjekje serioze pėr tė ndėrtuar parti tė mirėfillta politike, me ide e programe tė realizueshme. Ndaj vėrehet haptas mungesa e kapaciteteve njerėzore pėr tė kuptuar shtetin, sė kėndejmi pėr ta ndėrtuar atė. Mosvlerėsimi i kėsaj sfidė dhe mosvlerėsimi i situatės sė pas pavarėsisė, pėr mendimin tim e ka ēorientuar jetėn politike pėrgjithėsisht. Pėr ta komplikuar mė shumė kėtė, klasa politike tek ne ka bėrė njė lloj shkėputje me elitat e mirėfillta, nė vend qė tė ndodhte e kundėrta. Ajo ėshtė tkurrė nė geto, duke mos ēarė fare kokėn se ēfarė ndodh nė realitetin konkret. Prandaj sot, jeta politike e shoqėroren Kosovė, vazhdon tė ndėrtohet me divergjenca jo tė shėndosha, nė luftė tė pakompromis pėr ndikim. Ky model politikė ka fuzionuar dhe funksionon nė harmoni tė plotė me nepotizmin, i cili vėrehet nė gjitha nivelet e ndėrtimit tė shtetit. Ndėrtimi i shtetit nuk bėhet me nepotizėm, me vlera tė dyshimta tė bazuara nė dofarė tė kaluarash tė pakuptimta, nė referenca pa pėrmbajtje e tė rrema, nė retorikė boshe dhe frazeologji odash. Shteti ndėrtohet me dije dhe kapacitet njerėzore. Mė tutje, ndėrtimi i shtetit tė mirėfilltė, bėhet me sjelljen e elitave, e atyre elitave tė cilat mund t'i sjellin impakt zhvillimit dhe konsolidimit tė mirėfilltė tė shtetit. Kjo deri me tani shohim sheshazi se s'ka ndodh. Nė gjithė kėtė situatė tejet delikate, masmediat, politika e ēorientuar, ngarendin qė pėr ēdo mossukses apo mos aftėsi pėr tė zgjidh problemet, tė hedh fajin diku tjetėr. Kjo logjikė ka prodhuar njė pandehmė tė politikės sė improvizimeve dhe mashtrimeve, deri nė absurd. Rezultat e kėsaj mungojnė debatet e shėndosha, pėrmbajtjesore e qėllimmire. Nė fakt, edhe ato pak debate qė bėhen, kanė si tendencė mė tepėr persekutimin, ndėshkimin, hedhjen e fajit ndokujt, e shumė pak ose fare nuk janė tė prirura nga krijimi i alternativave politike e kulturore tė shėndosha dhe vizionare. Kėsisoj, Kosova vazhdon tė pėrdoret e manipulohet nė mėnyrėn mė tė paskrupullt, si njė terren i pėrshtatshėm, nė tė cilin grupet e caktuara realizojnė qėllimet e tyre sekondare, madje paturpėsisht. E mira e pėrbashkėt, qė ėshtė paradigma dhe baza e qytetėrimit perėndimor, kėtu nuk ekziston. Ndaj edhe problemet tona, dalin mė tė vėshtira se kudo tjetėr. ╙shtė pėr tė ardhur keq se si ende nė Kosovėn e varfėr, pa rrymė, pa ujė, pa pėrkujdesje tė duhur shėndetėsore, me njė politikė dhe politikaj tė korruptuar, me njė sistem edukimi qė ėshtė nė fundojse, vazhdohet tė manipulohet dhe luhet pafundėsisht me tema e terma tė mėdha patriotike. Njė patetizėm qė Kosovės po i shkakton dėme tė mėdha. Nė fakt, Kosova po pėrdoret si reminishencė politike, patriotike, mbase ajo po pėrdoret si arenė e pėrshtatshme pėr tė shfryer epshet e tyre gjithė ata qė synojnė tė merren me punėt e kombit.
Kosova ditėve tė fundit sėrish ka dėshmuar se vėrtet ėshtė njė vend fragjil, me problemet tė larmishme, tė cilat janė tė mundshme kurdoherė tė shpėrthejnė. Kjo gjendje ka krijuar njė depresion politikė kolektiv dhe pėr shumė kėnd ka shuar iluzionet se gjitha punėt nė Kosovė po vajnė si ėshtė mė sė miri. Tanimė kryefjala e bukur e politikės shqiptare, e pėrdorur pėr dekada, pavarėsia, ēdo ditė e mė tepėr po merr konotacione tė shumėfishta e reale, pse tė mos themi dėshpėruese, shqetėsuese, duke u pėrkthyer me hallet e pėrditshme tė njeriut tonė. Nė fakt, gjithė kjo amulli dhe paqartėsi qė e shoqėron jetėn nė Kosovė ka krijuar njė tip tė politikės qė aq shumė i ngjason mendimit tė Hobsit: "lufta e ēdo njeriu kundėr ēdo njeriu". Pikėrisht kjo s'do tė duhej t'i ndodh Kosovės, ngase ajo ka nevojė qė gjitha potencialet tė pėrbashkohen rreth idealeve tė pėrbashkėta. Koha nuk pret, andaj duhet tė shfrytėzohet maksimalisht.
|
|
|