Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Tri gjėra qė e sigurojnė Kosovėn nė rrugė tė integrimit nė UE

Shkruan: Avni Dervishi Kosova ka probleme tė shumėllojshme dhe tė natyrave te ndryshme. Besoj se tė gjithė neve na janė mėrzitur demonstratat e protestat. Tė gjithė dėshirojmė tė jetojmė e punojmė pėr vete, familjet tona e kombin tonė. Por realiteti i Kosovės sot ėshtė shumė i veshtirė. Nuk bėn t?ia bėjmė vehtes verė, kur nuk ėshtė verė. Por, ēka mund tė bėjmė atėherė? Ta kuptojmė realitetin kosovar dhe nėse nuk na pėlqen tė reagojmė. Ne demokraci ka vend pėr mendime e veprime tė ndryshme, pėrderisa ato nuk ia cenojnė jetėn njerėzve apo themelin e shoqėrisė demokratike d.m.th. institucioneve qė janė pėr popullin. Kosova, pėrmes Kuvendit tė zgjedhur nga populli (edhe pse ishe njė numėr shumė i vogėl i votuesve qė dolėn nė zgjedhjet e fundit) e ka miratuar planin e ish kryetarit finlandez Martti Ahtisaari. Nė kėtė plan rregullohet dhe vendoset pėr njė mision ndėrkombėtar evropian d.m.th. EULEX. Ju qė jeni kundėr veprimit tė EULEX it nė Kosovė jeni kundėr normalizimit tė gjendjes nė Kosovė. Vini re, nuk them pėr kėto apo ato 6 pikėsha (sepse politikanėt e mirėfilltė mund tė thonė njė gjė e tė veprojnė ndryshe kur e do interesi i kombit), por pėr ekzistimin e EULEX it nė Kosovė. Drejtėsia e Kosovės ėshtė shumė e brishtė, kėtė e dimė tė gjithė. Po ashtu ne duhet ta kuptojmė se pa ndihmėn e miqve tanė nė rrethanat si tė sotmet, ne kurrė nuk do mundeshim qė ta rregullojmė situatėn nė Kosove. Populli i Kosovės po vuan dhe ka vuajtur. Sigurisht se gjithēka merr kohė, institucionet e tanishme kosovare nuk duhet fajėsuar pėr ēdo gjė. Mos hrroni, drejtuesit e institucioneve politike ndėrrohen shumė lehtė. Nėse ato nuk e mbarojnė punėn e vet ashtu si duhet dmth pėr tė mirėn e popullit, atėherė ne zgjedhjet e ardhshme (qė sipas planit Ahtisaari duhet mbajtur sė shpejti), votoni pėr dikė tjetėr, apo angazhohu edhe vetė nė politikė. Pse jo? Ne qė kemi studiuar shkenca politike, qė jemi tė zgjedhur nga populli apo jemi aktivė tė interesuar nė politikė, nuk kemi monopol nė qėndrime politike e miratime e ekzekutime tė ligjeve. Partitė politike dhe liderėt e tyre nuk janė tė shenjtė. Partitė ndahen e ndėrrohen, po ashtu edhe liderėt partiakė e institucionalė nė demokraci shumė lehtė mund tė ndėrrohen, sepse puna qė e bėjnė apo se bėjnė, ėshtė mė me rėndėsi se sa kush ėshtė nė krye tė ndonjė partie apo institucioni. Para disa muajsh ne ishim kundėr vendosjes se misionit evropian vetėm nė zonat ku jetojnė shqiptarėt e Kosovės dhe kjo u ndėrrua, tash po vendoset EULEX i nė tėrė Kosovėn. Ka vite me radhė qė ne flasim e flasim pėr integrime nė Evropė dhe ja tash pėrbėrja dhe puna e EULEX it e shpejton kėtė gjė. Janė 3 gjera qė e sigurojnė Kosovėn nė rrugė tė sigurt integrimi nė UE (Union Evropian). 1. Pėrcjellja dhe implementimi i ēdo pike nga raportet zhvillimore qė Komisioni Evropian i lėshon ēdo vjeshtė. Ikja nga pėrgjegjėsia insitucionale dhe individuale, dhe mosmarrja seriozisht e kėtyre raporteve e dėmton tė tashmen e tė ardhmen e Kosovės. Raportet e Komisionit Evropian pėrfshijnė ēdo segment tė njė shoqėrie demokratike. 2. Bashkėpunimi e bashkėkoordinimi i ngushtė me EULEX in, na jep vizėn pėr integrime evropiane mė tė shpejta, 3. Forcimi vetanak i demokracisė dhe ekonomisė sė Kosovės, mes tjerash duke i respektuar rregullat pėr mbajtjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen korrekt te tyre, ērrėnjosjen e familiarizmit e korrupsionit ėe arsim e nė vende pune, blerjen e produkteve tė prodhuara nė Kosovė pa menduar nė kualitetin (kjo nėse dėshironi qė tė krijohen vende tė reja pune nė Kosovė) etj, etj. Ju qė jeni kundėr bashkėveprimeve me aktorė tjerė qė pėrfaqėsojnė demokracinė e Evropės, SHBA ve etj., ju sigurisht se dėshironi tė vetizoloheni dhe pėr njė kohė tė gjatė ta largoni Kosovėn larg Brukselit e Uashingtonit. Ne qė mendojmė ndryshe e dimė se duhet tė gjejmė zgjedhje tė pėrbashkėta pėr tė mirėn e shtetit tė ri tė Kosovės. Lėvizja Vetėvendosje apo organizata COHU, Lėvizja e Grave tė Kosovės etj. dhe OJQ tė tjera, sigurisht se iu garantohet e drejta me ligj qė tė protestojnė nė mėnyrė tė qetė. Mirėpo, Lėvizja Vetėvendosje nuk ėshtė opozitė politike, siē po e quajnė disa kosovarė, por lėvizje e atyre me mendime e qėndrime tė ndryshme qė duhet tė merr pėrgjegjėsi pėr veprimet e veta. Ata qė janė opozitė politike janė partitė e sotme qė nuk janė nė qeveri dhe ata deputete tė partive qeveritare qė nuk pajtohen me ēdo mendim tė dy partive tė mėdha, edhe pse vetė i pėrkasin asaj, gjė qė duhet tė jetė e pranueshme nė ēdo demokraci partiake. Po ashtu ka edhe zėra nga grupe militante nė Kosovė qė thonė se "deputetėt e Kosovės nė Parlament nuk e pėrfaqėsojnė popullin" dhe thonė se kanė alternativa tjera. Demokracia, si nė Kosovė qė ėshtė njė shtet i varur e mė kushte, po ashtu edhe nė shtete tė vėrteta qė janė tė pavarura, duhet tė mbrohet nė mėnyra tė ndryshme. Nėse e kėrkon nevoja edhe me forcė. A dėshirojmė ligje tė xhunglės (dmth anarki) apo dėshirojmė rregulla qė duhet tė vlejnė pėr tė gjithė (dmth demokraci)? Nėse me tė vėrtetė dėshirojmė qė Kosova tė zhvillohet ekonomikisht e politikisht ku ne, fėmijėt tanė e gjeneratat e ardhshme tė jetojnė nė siguri e prosperitet e barazi me moshatarėt tjerė tė Evropės, duhet ta kuptojmė e pranojmė realitetin tonė, e ti respektojmė bazat e institucioneve tona, si dhe t'i qortojmė apo edhe ndėrrojmė ata vendimmarrės politikė apo drejtues institucionesh, qė nuk e kryejnė punėn ashtu si thonė rregullat dhe si e do nevoja e popullit. Sigurisht nė mėnyrė demokratike - qė ėshtė rruga e vetme e pranueshme. Mirė se vjen Evropė dhe ti fėmija i Evropės qė quhesh EULEX. Ke qenė i mirėpritur!
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks