Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

U shėnua 130-vjetori i dėbimit tė shqiptarėve nga rajoni i Nishit dhe Toplicės

Prishtinė, 24 dhjetor - Shoqata e Muhaxhirėve tė Kosovės dhe Instituti i Historisė kanė organizuar sot njė akademi u kujtesė, kushtuar 130 vjetorit tė dėbimit tė popullatės shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicės. Pjesėmarrėsit e kėtij takimi synonin qė nėpėrmjet dokumeneteve dhe tė dhėnave faktografike tė sjellin para publikut disa nga dimensionet e dėbimit tė dhunshėm tė popullatės shqiptare nga trojet e veta etnike nė Sanxhak tė Nishit dhe nė rajonin e Toplicės. Kryetari i Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Kosovės, Shefki Ukaj, tha se dėbimi masiv i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicės ėshtė njė histori e dhimbshme, kur Serbia pėrmes dhunės dhe terrorit tė organizuar shtetėror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 300.000 shqiptarė, tė cilėt jetonin nė trojet e veta etnike, apo njė hapėsirė sa territori aktual i Kosovės. Ukaj pėrkujtoi se pastrimi i dhunshėm i hapėsirės etnike shqiptare ndodhi pas Kongresit tė Berlinit, mė 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, kur pjesa mė e madhe e popullatės shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit dhe rajoni i Toplicės ishte dėbuar nga trojet e veta stėrgjyshore dhe nė pronat e shqiptarėve tė dėbuar u vendosėn serbėt dhe malazezėt. Popullata e dėbuar shqiptare, tha ai, u vendos kryesisht nė territorin e Kosovės sė sotme dhe njė pjesė nė territorin e Maqedonisė. Shumė nga tė dėbuarit pėrfunduan pėrtej Bosforit, nė shkretėtirat e Anadollit e me gjerė nė Turqi. Ai i citoi njė burim diplomatik tė Londrės nė tė cilin thuhet se vetėm nė Luginėn e Nishit gjatė kėsaj periudhe u vranė dhe u masakruan 35.000 shqiptarė. Nė njė lagje tė Nishit tė banuar me shqiptarė (dokumentet osmane e vėrtetojnė praninė e banorėve shqiptarė nė qytetin e Nishit ) u plaēkitėn dhe u dogjėn 300 shtėpi. Burimet e kohės flasin pėr rreth 70.000 shqiptarė tė vrarė nė rreth 600 fshatra shqiptare tė rrafshuara me zjarr vetėm mė 1877/1878. Kėto burime, gjithashtu, thonė se, asokohe, nuk ishte vėrejtur dispomim i fuqive tė mėdha pėr tė parandaluar kėtė gjenocid serb mbi shqiptarėt e shqiptarėsinė e Sanxhakut tė Nishit.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks