Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Myslimanėt e moderuar tė Kosovės

Nga: “Wall Street Journal” Mė 17 shkurt, Kosova shpalli pavarėsinė nga Serbia, duke u bėrė kėshtu shteti mė i ri nė botė dhe mė i pazakonti njėkohėsisht. Shumica e qytetarėve janė myslimanė, njė gjė jo e rėndomtė nė Evropė, por, pėr dallim nga vendet me shumicė myslimane, Kosova ėshtė jashtėzakonisht pro-amerikane dhe raportet e saj me Izraelin janė shumė tė mira gjithashtu. Asnjė vend arab nuk e ka njohur ende ekzistencėn e shtetit tė tij dhe vetėm Arabia Saudite ka thėnė se do ta bėjė. Mbase, kjo nuk ėshtė edhe aq e ēuditshme pėr faktin se kosovarėt dallojnė nė mėnyrė radikale nga vėllezėrit nė botėn arabe, mė shumė se cilido popull islamik nė botė. Etiketa islamike e Kosovės mund tė jetė mė liberalja nė botė. Gratė nuk i mbajnė ato veshjet konzervative islamike dhe tė tilla nuk ka mė shumė se nė Manhattan pėr shembull. Nuk ka aparteid gjinor, madje as nė fshatrat e Kosovės. Alkooli qarkullon lirshėm nėpėr restorane dhe kafiteri, aty ku mund tė shihen shumė vajza me veshje moderne, njėsoj sikurse edhe nė ēdo vend tė Evropės Perėndimore. Dhe, pėrveē minareve qė shihen nė hapėsirat e qytetit, nuk ka ndonjė shenjė tė dukshme qė mund tė dėshmojė se Kosova ėshtė njė vend me shumicė myslimane. "Njerėzit kėtu janė myslimanė, por mendojnė si evropianė", thotė Xhabir Hamiti, pofesor i shkencave islamike nė Universitetin e Prishtinės. Njė polic amerikan thotė se "myslimanėt nė Kosovė identifikohen si myslimanė tė lehtė". Afrim Kastrati, i cili punon nė njė kafiteri, thotė: "Ne jemi myslimanė, por nė fakt s'jemi". Luan Berisha pajtohet: "Ne asnjėherė nuk e kemi praktikuar myslimanizmin ashtu siē bėhet nė Lindjen e Mesme. Fillimisht jemi shqiptarė. Feja vjen e dyta". Arsyeja pėr kėtė qasje tė relaksuar tė Kosovės karshi fesė qėndron tek historia. Shqiptarėt, pėrfshirė kėtu pra edhe ata nė Kosovė, janė pasardhės tė paganėve antikė grekė dhe ilirėve. Ata kanė qenė fillimisht tė krishterė, por nėn sundimin Otoman, shumica i ėshtė kthyer fesė islame. Dhe, arsyeja mė e madhe pse kosovarėt ndjenjė antipati karshi islamizmit radikal, pėrshkruhet vetėm me njė fjalė, Amerika, vend ky i cili ka qenė Ylli Verior pėr shqiptarėt brenda dhe jashtė Kosovės, qė prej ndėrhyrjes sė NATO-s mė 1999. Nė njė hulumtim tė organizatės Gallup tė vitit 2004, nė tė cilin matej opinioni nė botė pėr politikėn e jashtme amerikane - vetėm 10 vende kanė votuar nė favor tė kėsaj politike dhe nė mesin e tyre Kosova u gjet nė vendin e parė, me 88 pėr qind. Nė vazhdimėsi ėshtė thėnė se kosovarėt janė aleatėt mė tė besueshėm tė Amerikės nė botė. Flamujt amerikanė valojnė ēdokund, pėrveē nė enklavat e banuara me serbė, ndėrkaq nėpėr rrugė dhe kiosqe mund tė gjesh simbole tė ndryshme, ku thuhet "Faleminderit Amerikė!". Kosovarėt gjithashtu e duan edhe George Bushin, pėr faktin se ai e ka njohur pavarėsinė e Kosovės, por thjesht edhe pėr faktin se ėshtė president amerikan. Dhe, Bill Clinton, i cili urdhėroi ndėrhyrjen ushtarake mė 1999, ėshtė shndėrruar nė njė person tė jashtėzakonshėm. Izeri Mustafa ėshtė duke e punuar bustin e ish-presidentit amerikan, i cili sė shpejti do tė vendoset nė Prishtinė. "Amerikanėt janė miqtė tanė mė tė mirė nė botė", thotė njė kamarier nė njėrin nga restoranet e Prishtinės. Britanikėt, thotė ai, janė tė dytėt. Shqiptarėt e Kosovės gjithashtu ndjejnė njė mbėshtetje tė fuqishme edhe pėr Izraelin. Tė paktė janė ata jashtė Shqipėrisė dhe Kosovės, tė cilėt dinė pėr heroizmin e kėtyre vendeve gjatė Hollokaustit. "Ne ndjejmė simpati tė madhe pėr ata qė kanė pasur fatin e rėndė sikur ne", thotė kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, duke shtuar: "Ne ishim myslimanė edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, myslimanė mė tė fuqishėm se tani, por edhe atėherė ne mbrojtėm hebrenjtė me jetėt tona". Profesori Hamiti ndėrkaq thotė se shqiptarėt kudo janė tė vetėdijshėm se hebrenjtė duan t'i ndihmojnė nė kėtė konflikt. Dhe, hebrenjtė gjithashtu janė tė vetėdijshėm dhe mirėnjohės karshi shqiptarėve qė shpėtuan jetėt e tyre gjatė Luftės sė Dytė Botėrore".
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks