Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Para se ta pranojė ambasadorin e Kosovės, Mali i Zi ka dy kushte

Podgoricė, 5 janar - Presidenti i Malit tė Zi, Filip Vujanoviq, deklaroi se pranimi i ambasadorit tė Kosovės kushtėzohet me njohjen e pakicės malazeze nė Kosovė, si dhe krijimin e kushteve pėr kthimin e refugjatėve joshqiptarė nga Mali i Zi nė Kosovė. Nė njė komunikatė tė shpėrndarė mediave, Vujanoviq thekson se qėndrimi i tij pozitiv ndaj pranimit tė ambasadorit tė propozuar tė Kosovės nė Mal tė Zi dhe emėrimin e atij malazez nė Kosovė nė mėnyrė tė natyrshme kushtėzohet me pritjet e theksuara. Deklarata e Presidentit tė Malit tė Zi bėhet pas paralajmėrimeve tė homologut tė tij kosovar, Fatmir Sejdiu, se nė fillim tė kėtij viti do tė hapet ambasada e Kosovės nė Podgoricė. Vujanoviq ka theksuar se "njohja e pakicės malazeze nė Kosovė dhe sigurimi i kushteve pėr kthimin nga Mali i Zi tė popullsisė joshqiptare nga Kosova ėshtė presupozim pėr vendosjen e ambasadorit tė Mali tė Zi nė Kosovė". Presidenti malaze ka kėrkuar nga autoritetet e Kosovės qė malazezėt nė Kosovė tė trajtohen si minoritet. Ai thotė se kėto pritje i ka vlerėsuar tė arsyeshme dhe se ia ka pėrcjellė Presidentit tė Kosovės nė njė takim nė Nju Jork gjatė sesionit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KB-sė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks