Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Luftimi i dhunės nuk ėshtė dhunė

Shkruan: Engjėll KOLIQI Tė gjithė ne qytetarėt e Republikės sė Kosovės dhe mbarė njerėzimi, janė dėshmitarė tė mrekullive politike diplomatike, qė kanė ndėrruar historinė tonė, duke e pėrmbyllur njėherė e pėrgjithmonė epokėn e dhunės e tė tmerreve e duke i hapur udhė epokės sė re - tė lirisė, paqes e demokracisė. Pikėrisht mė 17 shkurt tė vitit 2008, nė Kuvendin e Kosovės, me koordinim edhe tė qendrave tė arbitrazhit ndėrkombėtar, u vulos fillimi i epokės sė re, qė nė vendin tonė mba emrin Republika e Kosovės. Logjikisht, siē ndodh kudo nė botėn demokratike, institucionet tona shtetėrore kanė marrė pėrgjegjėsi tė mbrojtjes sė ēdo pėllėmbe tė territorit tė vendit, si dhe tė lirisė, paqes e demokracisė sė mirėfilltė nė shtetin tonė. Nga qeveria e Beogradit, qė historikisht ėshtė fabrikuese e tmerrit dhe terrorit, janė koordinuar tendosjet dhe janė dėrguar terroristė, pėr tė vazhduar me tendosje dhe dhunė nė vendin tonė. Ēudia mė e madhe ėshtė fakti se para syve tė organizmave ndėrkombėtare (KFOR e UNMIK), shumė kriminelė serbianė, me detyra tė agjentėve tė Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, lirisht lėvizin dhe operojnė me njėmijenjė mėnyra tė mėnxyrave terroriste, siē dijnė tė organizojnė vetėm qeveritė e Beogradit, pa marrė parasysh se ēfarė ngjyrimi politik kanė. Ishim optimistė se me shtrirjen e EULEX it edhe nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, do tė ndryshohet gjendja, por ngjarjet e ditėve tė fundit atje po lėnė hapsirė pėr shumė dyshime. Droja jonė ėshtė e arsyeshme, sepse ende dyshohet nė misteret skandaloze tė gjashtėpikėshit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Moon, nė harmoni me Qeverinė e Beogradit e nėn umbrellėn absurde tė UNMIK ut, ende po prodhojnė terror e tmerr nė trojet tona. Edhepse gjithēka po shihet qartė nė terren dhe tashmė edhe bashkėsia ndėrkombėtare ka bindjen se nė strukturat paralele serbiane po veprojnė agjentė tė stėrvitur pėr terror, nga vetė Ministria e Brendshme e Serbisė, drejtuesit e ogranizmave ndėrkombėtare nė atė pjesė tė vendit tonė (KFOR, EULEX e UNMIK) vazhdojnė me avazin e vjetėr tė deklaratave kundėr dhunės. Ditė e natė trumpetojnė moton e tyre, se nuk do tė lejojnė dhunė, ndėrkaq qė dhuna ndodh ēdo ditė para syve tė tyre. Duke analizuar ngjarjet e fundit dhe kėrkesat e institucioneve e tė popullit tė Kosovės pėr normalizimin e gjendjes atje, kemi tė drejtė tė dyshojmė se deklaratat e ndėrkombėtarėve qė thonė se "nuk lejojnė dhunė", janė tė drejtuara kundėr vullnetit tė institucioneve tona pėr normalizimin e gjendjes, duke dashur tė thonė se nuk mund tė ketė ndėrhyrje tė Policisė sė Kosovės, qė ėshtė kompetente pėr ruajtjen e rendit nė mbarė territorin e Republikės. Nė vorbullėn e kėtyre abdurdeve dyshimet i shton edhe fakti se policėt e minoritetit serbė qė janė larguar nga Policia e Kosovės, mbas shpalljes sė pavarėsisė gati njė vit vazhdojnė tė marrin rrogat e tyre - tė paguhen pėr veprimet e tyre destruktive antikushtetuese kundėr shtetit. Pa marrė parasysh deklaratat as vendimet e organizmave ndėrkombėtare, Qeveria e Republikės sė Kosovės duhet respektuar Kushtetutėn dhe duhet ndėrmarrur masa urgjente pėr normalizimin e gjendjes nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe nė ēdo pėllėmbė tė territorit tė vendit tonė. Siē veprojnė tė gjitha shtetet demokratike nė botė, edhe ne kemi tė drejtė nė ruajtjen e rendit nė mbarė territorinn e vendit tonė, prandaj Policia e Kosovės, si kompetente pėr kėtė, do tė duhej tė organizojė njė operacion special dhe profesional pėr spastrimin e mbarė territorit nga elementet destruktive, qė po shkaktojnė tmerr e terror nė vendin tonė. Asnjė agjent i policisė serbiane nuk ka vend nė vendin tonė dhe me spastrimin e territorit tė Kosovės nga elemente tė tilla, sigurisht qė do tė rikthehej menjėherė paqja e siguria dhe serbėt e Kosovės do tė integroheshin nė jetėn e pėrgjithshme, duke respektuar Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės e duke gėzuar tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet qė u takojnė minoritarėve nė vendet mė demokratike. Me njė aksion profresional tė Policisė sė Kosovės nė veri tė Mitrovicės, besoj do tė zgjidhej problemi atje njėherė e pėrgjithmonė dhe do tė ndalej menjėherė dhuna. Luftimi i dhunės nuk mund tė vlerėsohet si dhunė, sepse ata qė shkaktojnė tmerr e terror, duhet shmangur edhe me dhunė. Nga ana tjetėr, opozita jonė, nė kėto ēaste tė ndėrlikuara, nė vend tė kritikave ndaj Qeverisė dhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės, do to duhej tė bashkėpunojė me institucionet dhe t'i koordinojnė aksionet e nevojshme pėr tejkalimin e gjendjes sė tendosur. Kritikat do tė ishin tė vlefshme, vetėm nėse nė bashkėpunim me Qeverinė jepen propozime konstruktive, qoftė edhe alternative. Mendoj do tė duhej njė vendim special pėr tejkalimin e gjendjes dhe pėr mosnjohjen e programit gjashtėpikėsh, njė vendim qė do tė duhej tė merrej me votat edhe tė pozitės, edhe tė opozitės.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks