Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Beteja pėr imazh

Shkruan: Vehbi Miftari Republika sovrane e Kosovės tashmė ka miratuar kushtetutėn moderne tė saj, ka themeluar institucionet e pavarura dhe demokratike, ka ofruar legjislacion tė harmonizuar me BE-nė dhe ka ftuar njė mision tė saj pėr kėshillim dhe monitorim nė dy fusha: atė tė drejtėsisė dhe tė sigurisė. Pėrveē kėsaj, ka zgjeruar partneritetin me demokracitė europiane dhe me atė amerikane. Kėto janė njėkohėsisht edhe mundėsi tė cilat shteti i ri i ka pėr tė ofruar shembullin e funksionimit tė demokracisė. Por, ngjarjet e fundit nė Mitrovicė dėshmuan, megjithatė, mungesėn e ligjit dhe tė rendit nė pjesėn veriore tė shtetit tė Kosovės. Pse ndodh kėshtu? Pėr shkak tė relacioneve pothuajse tė rrėnuara etnike? Pėr shkak tė ndikimit politik nga Beogradi? Apo, pėr shkak tė transicionit UNMIK-EULEX? Mbase. Por, sikur dėshmuan edhe pėrfundimet nga takimi i krerėve tė institucioneve tė republikės me pėrfaqėsuesit e sigurisė, vendosmėria, preventiva dhe koordinimi, si dhe krijimi i mekanizmave efikasė pėr qytetarin dhe jo pėr pėrkatėsinė, pėr lirinė e tij dhe jo pėr “tė drejtėn” e tij pėr tė thyer rendin, janė ēelėsi pėr veriun. Le tė kujtojmė tani njė aksiomė: funksionimi i demokracisė, i ndėrlidhur me zinxhirin e pėrdorimit tė mekanizmave ligjorė e kushtetues pėr tė garantuar tė drejtėn e qytetarit tė vendit, mund tė jetė i plotė nėse vullneti pėr tė respektuar lirinė individuale dhe kolektive vihet nė peshojė me gatishmėrinė pėr t’i mbrojtur kėto tė drejta nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė vendit. UNMIK-un e ka pėrcjellė nė vazhdimėsi njė molepsje e qytetarėve tė Kosovės nga frika e pasigurisė pėr integritetin territorial tė shtetit tė ri, si dhe pėr mungesėn e vullnetit pėr tė krijuar rend dhe ligj pėr tė gjithė qytetarėt e vendit. A po vazhdon loja? Pra, a mund tė pajtohet me kėtė imazh pėr veten e tij misioni i Bashkimit Europian, EULEX? Mendoj se jo. A ėshtė koha qė imazhi tė ndėrtohet tani? Mendoj se po. Por, si tė krijohet ai? Mbi tė gjitha, duke e kėrkuar me ngulm profilin e njė misioni veprues, i cili ėshtė ftuar nga institucionet e shtetit sovran tė Kosovės pėr tė ndihmuar qeverisjen nė dy fusha sensitive dhe i cili, duke qenė se ėshtė mision i bashkėsisė sė aspiruar europiane, pėrmes respektimit tė mekanizmave ligjorė do tė ndihmojė nė krijimin e njė realiteti nė tė cilin do tė mbisundojnė ligjshmėria dhe parimet e vlerat morale, natyrisht duke i respektuar liritė individuale dhe ato kolektive. Qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė mision funksional tė BE-sė, madje ky synim nuk ndėrlidhet aspak vetėm me veriun, megjithėse rastisi qė aty tė fillonte testi i vėrtetė pėr tė. Koordinimi me institucionet e republikės sovrane ėshtė i domosdoshėm, pėr tė pėrcjellė vullnetin qytetar pėr ligjshmėri tė aplikuar si normė. Takimi i krerėve tė institucioneve me pėrfaqėsuesit e sigurisė shkoi edhe mė tutje: ai ritheksoi mungesėn e preventivės, qė nėnkupton lodhjen nga “prania e padukshme”. EULEX-i duhet tė bėhet i dukshėm. Ky ėshtė vullnet i qytetarit tė Kosovės, imazhvlerėsuesit tė parė dhe tė vetėm real tė funksionimit tė misionit tė ri. (Autori eshte zedhenes i LDK-se)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks