Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Integrimi dhe frazat politike

Pse pėr tė djathtėn procesi i integrimeve nuk ėshtė vetėm frazė politike, por edhe koncept themelor i funkisonimit tė saj? Rrjedhimisht, pse ideja pėr njė mini “ Shengen” europianojuglindor nėnkupton jetėsim praktik tė kėtyre parimeve? Shkruan: Vehbi Miftari Pyetja retorike nėse integrimi nė ekonominė globale ėshtė produkt politik i sė djathtės pėrbėn sfidė jo vetėm pėr pėrcaktimin politik, por edhe pėr vetė moralin mbi tė cilin duam ta shtrijmė debatin. Pranimi i kėtij synimi si fundament i programit tė djathtė politik ėshtė i kollajtė, por mund tė mos duket shumė e shėndetshme politikisht qė njė aspiratė gjithėqytetare tė provohet tė pėrvetėsohet duke e identifikuar me vetėm njė pjesė tė spektrit politik. Sidoqoftė, a mund tė heshtim nėse fjala ėshtė vetėm rrjedhim i fakteve? E djathta politike syon qė krahas lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė mundėsojė edhe hapjen e ekonomisė sė tregut, duke krijuar njė treg global nė tė cilin lėvizja e mallrave, shkėmbimet tregtare dhe politikat ekonomike do t’i tejkalonin shumėfish aspirtatat pėr ekonomi tė izoluar nacionale. E, duke e stimuluar ekonominė e tregut stimulohet njėkohėsisht edhe ndryshimi i parimeve europiane mbi funksionimin e shoqėrisė. Rrjedhimisht, ndryshimi i kėtij modeli brenda BE-sė ėshtė jetėsuar sot nė aspiratėn pėr ta zgjeruar unionin e vendeve sovrane, mbėshtetur nė diversitet dhe solidaritet mes tyre. Por, a mund tė marrim guximin pėr ta identifikuar kėtė aspirtatė me synimet fundamentale tė sė djathtės, aq mė shumė qė e djathta politike identifikohet me ato qė ndryshe quhen “politika tė ngurta nacionale”? Pra, a mund tė jetė motivues procesi i integrimeve nėse politikat e tipit nacional, tė mbėshtetura nė traditėn politike dhe qytetare, gjenden nė themel tė programit politik? Sigurisht. Madje, pėr disa arsye. Sė pari, ekonomia e tregut, qė nėnkupton konkurrencėn e lirė, pėrbėn njėrin ndėr atributet ekzistuese tė partive tė djathta politike. Si e tillė ajo parashtron domosdonė e ekzistimit tė konkurrencės sė lirė brenda njė hapėsire tė pėrbashkėt. Le tė nėnvizojmė se nė themel tė atij qė sot e quajmė projekt i pėrbashkėt europian qėndron tendenca pėr treg tė pėrbashkėt. Ekonomia e tregut stimulon zhvillimin e tregtisė sė lirė, krahas privatizimit, lėvizjes sė lirė dhe diversitetit kulturor, ndėrkohė qė paraqet njėrėn nga shtyllat mbi tė cilat ėshtė profilizuar e djathta politike. Sė dyti, duke rritur hapėsirėn pėr treg tė lirė, rritet edhe tendenca pėr zgjerim tė bashkėpunimit dhe tė komunikimit. Prandaj, nuk ėshtė e rastėsishme pse e djathta europiane, si pėrkrahėse politike e kėtyre parimeve, ka qenė aq e zėshme nė mbrojtjen e sė drejtės sė vendeve aspiruese pėr tė qenė pjesė e projektit tė pėrbashkėt europian. Ajo ka mbrojtur kėtė tė drejtė edhe atėherė kur ėshtė refuzuar kushtetuta europiane, por edhe kur nuk ėshtė ratifikuar Traktati i Lisbonės, megjithėse zgjerimi i BE-sė nė Europėn Juglindore pėrcaktohej teorikisht nga fati i kėtyre dokumenteve. Tash sė fundi e djathta europiane e mbrojti me vendosmėri tė drejtėn e Kroacisė pėr t’u anėtarėsuar nė BE mė 2010 megjithė pengesat nga mosmarrėveshjet e vjetra pėr ēėshtje tė kufijve mes Sllovenisė dhe Koracisė. Madje, u ftuan edhe vendet e tjera tė rajonit qė sė bashku me institucionet europiane ta mbrojnė “modelin europian tė shoqėrisė.” Pse? Sepse pėr tė djathtėn integrimi nuk ėshtė frazė politike, ajo pėrbėn esencėn e funksionimit politik dhe mundėsi pėr tė realizuar synimin qytetar pėr tregti, shkėmbim e komunikim tė lirė ndėrkulturor. Politikat nacionale doli se janė tė pėrfshira nė parimin e mbrojtjes sė diversitetit nė shumėsi. Sidoqoftė, tendenca e funksionimit tė mėtjemė tė konceptit tė pėrbashkėt europian nuk i atribuohet paqes politike qė buron nga kėnaqasia me tė cilėn trajtohet interesi nacional i kombeve sa nga imanenca e pasjes sė njė hapėsire tė pėrbashkėt ekonomike. Koncepti i BE-sė, sikur mund tė vėrehet lehtėsisht, mbetet produkt i tendencės primordiale ekonomike dhe vartėse politike e saj... Ideja pėr zonė tė lirė tė qarkullimit tė ideve, tė mallrave dhe tė njerėzve nė Europėn Juglindore, prandaj, pėr ideologjinė e djathtė politike nėnkupton jetėsim praktik tė parimeve tė saj dhe shtysė pėr veprim.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks