|
|
Rugova - Programi nacional-kulturor
Shkruan: Vehbi Miftari
Formimi intelektual dhe shkencor i dr. Rugovės ndėrlidhet ngushtė me kėrkimin nė arketipat e kulturės dhe tė identitetit shqiptar. Njohja e kulturės orale, kėngėve kreshnike, Kanunit etj., pastaj njohja dhe identifikimi me figurat e mėdha tė kulturės e tė historisė kombėtare i shėrbyen atij si premisa pėr ta ndėrtuar njė model tė veēantė tė kėrkimit tė identitetit personal nė arealin e madh tė kulturės e tė dijeve nacionale. Rrjedhimisht, ai e ndėrtoi njė model sipas tė cilit kėrkimi dhe njohja e arketipave shėrben pėr ta ruajtur frymėn, nga e cila buron edhe veprimi politik. Le tė ndalemi pėr njė ēast tek (arki) struktura e mendimit rugovian, pėr ta kėrkuar jo vetėm parabazėn historike, por edhe atė shėmbėllyese, duke i eksplikuar edhe figurat pėrfaqėsuese tė tyre, pėr ta provuar pastaj interpretimin e strukturės sė mendimit rugovian, tė mbėshtetur krejtėsisht mbi premisa nacional-kulturore.
Skėnderbeu / Programi mesjetar europian
Tashmė u tha se pėr formimin kulturor e intelektual tė dr. Rugovės rol tė pakapėrcyeshėm ka mbėshtetja nė kėrkimin dhe identifikimin me shenjat e identitetit nacional, tė cilat ai i kėrkonte veēan. Ato i kanė shėrbyer atij si premisa pėr konceptin e tij, i cili mbi tė gjitha mund e duhet tė quhet koncept intelektualist, qoftė nė raport me strukturėn e tė menduarit, qoftė nė mėnyrėn e sjelljes politike karshi situatave historike.
Figura historike e Skėnderbeut paraqet njėrėn nga premisat mbi tė cilat mbėshtetet koncepti politik i dr. Rugovės. Tė shpjegojmė: mbėshtetja nė figurėn e heroit nacional shqiptar nuk u referohet shumė rrethanave historike as figurės historike, sa strukturės sė mendimit tė tij, e cila nė interpretimin e Rugovės shėrben si arkistrukturė mbi tė cilėn ndėrtohet njė koncept i tė menduarit dhe i sjelljes nė raport me intencėn e kolektivitetit dhe me pėrmasėn e gatishmėrisė pėr pėrfshirje personale nė tė. Mė saktėsisht, Rugova i referohet atij qė sot quhet program mesjetar evropian tė Skėnderbeut, konceptit tė tij pėr ti mbrojtur vlerat perėndimore tė vendit tė tij, si dhe mbrojtjes sė lirisė sė tjetrit po kaq sa edhe tė vetvetes, e cila pėr rrjedhojė pati shpalljen e tij Atlet i Krishtit nga Papa dhe njohjen e tij nė histori si mbrojtės i krishterimit. Ky program i njė orientimi tė ri drejt perėndimit, qoftė kur ėshtė njohur, sikur ngjet te njė pjesė e romantikėve shqiptarė, qoftė kur ėshtė shqyrtuar pavetėdijshėm, ėshtė pėrfillur si program me orientim themelor integrues.
Programi integrues mesjetar i Skėnderbeut ishte program i ndėrtuar mbi njė platformė religjioze, e cila mbrojtjen e krishterimit nga stuhia otomane e shpallte si koncept politik, por edhe si mundėsi reale pėr realizim praktik tė synimit tė pėrbashkėt pėr ndarje tė vlerave qytetėruese evropiane. Rrjedhimisht, edhe platforma politike e Skėnderbeut duhej tė ishte ndėrtuar mbi kėto premisa, por transcendencat e saj janė reflektuar nė mėnyrėn tradicionale tė tė menduarit nė shoqėrinė shqiptare. Kodi i lirisė universale tė cilit i referohej programi mesjetar i Skėnderbeut gradualisht ėshtė shndėrruar nė kod tė brendshėm, tė cilin shqiptarėt as e kanė shpallur ndonjėherė si platformė, as kanė pasur nevojė ta bėjnė kėtė, sepse duke jetuar sė brendshmi ai ka determinuar edhe mėnyrėn e orientimit nacional dhe tė sjelljes karshi tjetrit.
Pikėprekja me kėtė program nė filozofinė politike tė Rugovės nuk ėshtė e shpallur, ajo ėshtė e shtresuar nė kohė dhe nė mėnyrėn tradicionale tė tė menduarit pėr fatin e etnisė. Struktura e tė menduarit tė Rugovės, e mbėshtetur thellėsisht nė tiparet e tradicionaitetit, por qė e shpall si program synimin integrues, ėshtė derivat i njė vlerėsimi tė diversitetit si vlerė.
Kodi kristian / Vlerat morale
Pėrcaktimi pėr parimet morale duhet tė ketė edhe shėmbėllimin nė figura po kaq tė mėdha tė moralitetit dhe shembulli i Nėnė Terezės ėshtė pakrahasimisht mė i vyeri. Me figurėn e saj identifikohet njė lėvizje morale, e cila parimin e shėlbimit e institucionalizon nė vetėdijen kolektive tė shqiptarėve, duke mbėltuar gatishmėrinė pėr tė shėrbyer si shembull moraliteti njerėzor. Po ti shtohen kėsaj edhe pėrmasa e oralitetit dhe e kodeve tė mėdha tė identitetit nacional, tė cilat kanė determinuar mėnyrėn e sjelljes sė shqiptarėve pėrgjatė historisė, ėshtė mė se i kuptueshėm modeli i pėrfaqėsimit ēfarė pėrbėn sot dr. Rugova: nga njė njeri i idealitetit me parabazė historike dhe morale, nė veprim politik qė ruan shenjėn e tradicionalitetit dhe tė frymės, e cila e shpie konceptin politik drejt njė drejtpeshimi tė vazhdueshėm mes tradicionales dhe integrueses, edhe kjo shenjė tipike e pėrcaktimit pėr modelin: shėlbim mbi baza morale duke ikur nga krenia e tepėrt. Ėshtė po ky moralitet qė e shpie Rugovėn nė lexim tė pėrkryer tė shenjave tė religjiozitetit ndėr shqiptarė. Sipas tij, toleranca nė histori ėshtė edhe rezultat i kulturės religjioze, e cila burimin e ka nė idenė evropiane. Madje edhe kur thotė pėr veten se i pėrket besimit islam dhe se besimi i tij ėshtė islami simbolik, i papėrfshirė nga rituali, ai beson se islami ndėr shqiptarė ėshtė tradicionalisht islam evropian, i cili mbėshtetet nė kode kulturore po aq sa nė kodet e religjiozitetit.
Bota ideale / Religjioni politik
Pėr dr. Rugovėn pjesėmarrja nė politikė shėnjonte krijimin e njė religjioni politik tė modernitetit. Kthimi nė traditėn mė tė mirė tė popullit tė tij pėr ta hetuar prejardhjen e nacionit dhe kuptimėsinė e tij pėr vlerat universale ėshtė produkt i kėsaj mendėsie. Qėndrimi i tij politik ndaj kėtyre vlerave ėshtė i krahasueshėm vetėm me qėndrimin politik tė Abraham Linkolnit, i cili (nė interpretimin moral-politik tė Deklaratės sė Pavarėsisė, aprovuar nga Jefferson-i) e shtyu fatin e tij personal drejt moskuptimit pėr mė shumė se dy shekuj, drejt vetmisė sė madhe tė krijuesit mendor dhe drejt paradoksit tė madh jetėsor e politik. Linkolni dėshironte qė tė drejtat individuale ti pėrfshinte brenda njė ideologjie tė pėrgjithshme tė jetės njerėzore, duke e ndėrtuar parimin moral tė vlefshėm jo vetėm pėr individin, por edhe pėr jetėn njerėzore, duke synuar pėrfarimin e kodeve morale tė qenieve individuale dhe kulturat personale ose nacionale, nė njė platformė universale pėr njerėzimin, e cila do tė interpretohej si inkarnacion i idealitetit dhe i humanizmit, sikur thuhet jo vetėm pėr njė vend nė njė kohė, por pėr tė gjitha vendet nė ēdo kohė (Jack Kemp). Abraham Linkolni i transformoi kėshtu pikėpamjet morale tė Jefferson-it nė parim tė politikės morale, e cila mbisundon politikėn amerikane edhe sot. Por, a nuk dukej nė fillim edhe vetė Deklarata e Pavarėsisė njė projekt utopik, i cili duke synuar lirinė universale rrezikonte tė humbte baraspeshėn e brendshme nė Amerikė? Dhe, mė tej, a nuk dukej po kėshtu paksa utopik, madje jo vetėm nė fillimet e tij, por edhe shumė vite pas krijimit tė lėvizjes pėr liri nė Kosovė, edhe projekti i dr. Rugovės pėr ta fituar lirinė e brendshme si masė pėr ta balancuar kundėrvėnien e dhunshme nė vitet 90?
Cili, pra, qenkėsh fati i projekteve tė mėdha nacionale, tė cilat nisin nė idealitet kulturor a nacional-kulturor dhe si pėrfundojnė ato nė veprim pa humbur nė detin e ideve pėr lirinė si koncept abstrakt? A mund tė pėrfshihet ideja pėr lirinė universale si parim themelor politik nė njė projekt pėrtejshtytės tė mendimit dhe tė veprimit politik?
Mė tej, a kishin tė drejtė studiuesit e djeshėm teksa e quanin deklaratėn e Linkolnit si revolucion amerikan dhe a do tė kenė tė drejtė studiuesit e sotėm a tė nesėrm, tė cilėt mund tė shohin nė lėvizjen politike tė viteve 90 nė Kosovė njė epokė rugoviane?
Kushedi, kapėrcimi ndoshta do tė jetė krejtėsisht i pahetueshėm, por ai do tė institucionalizohet vetvetiu nė terminologjinė politike tė shqiptarėve.
(Nga libri: Rugova: Vizioni nacional)
|
|
|