Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Rugova militans

Shkruan: Kujtim M.Shala

Mendimi dhe Veprimi janė dy nyjat e jetės sė Rugovės. Edhe pse nė fushė pragmatike, Rugova, sė pari ėshtė politikan meditans; ai ėshtė prijės, pra krijues, ideolog. Siē krijoi njė model kulturor, Rugova krijoi njė model politik, me parabazė humanitetin e thellė, fillin nacional tė ideve dhe me kėrkesė - bosht pavarėsinė e Kosovės. Mendimtari Rugova, tash ideologu Rugova, ndėrton e fuqizon diskursin veprues: fjala projektuese/pėrcaktuese e veprimit, fjala si veprim. ( Vetiu ky diskurs prodhon veprim). Rugova krijoi e zhvilloi diskursin pėr Shtetin/Republikėn e Kosovės dhe ky diskurs bėri Republikėn e Kosovės nė dekadėn e fundit tė shek. XX. Jeta politike e Rugovės identifikohet me diskursin projektues (ideologjia) e me veprimin politik (pragmatika). Kapėrcimi nga Poetika te Politika, ėshtė kapėrcim nga fusha e ideve te veprimi. Ndėrmjet tyre prerja ėshtė e ashpėr. Rugova ka relativizuar kėtė prerje, jo duke vėnė njėrėn fushė nė shėrbim tė tjetrės, por duke zbutur e pėrqendruar diskursin e tė dytės ( Politika) nė shembullin e tė parės ( Poetika). Kėshtu modeli politik, sjellja politike, komunikimi politik i Rugovės, ka rrėnjėt te sjellja e te komunikimi kulturor. Tė rikujtojmė edhe njė tė dhėnė: Rugova u bė prijės, duke qenė kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Ideologjia rugoviane ka shenjėn e filozofisė rugoviane tė lirisė e tė shtetit. Kush s'e kujton diskursin e tij, fjalinė e pėrqendruar, pothuajse formulative, mendimin e hapur? Secili ka jetuar retorikėn e tij tė shoqėrimit, secili ka parė veten tė gjallė nė atė retorikė, secili ka folur me gojėn e Rugovės, sepse ai ka folur me gojėn e secilit. Krejt e pritshme, meqė Rugova kurrė s'e njohu si bindje as si pėrjashtim, por bindjen ( e nėnkuptuar, marrėvesgjen, kontratėn, bashkėfajėsinė retorike, besimin e pėrbashkėt) si retorikė. Diskursi politik i Rugovės ėshtė karakterizues, substancial dhe asnjėherė pėrjashtues. Kėto veti ruajti ai pavarėsisht rrethanės, edhe atėherė kur Kosova u shty nė zgripc tė egzistencės. Rugova mundi egėrsinė me maturinė e butėsinė e tij; pėrjashtimin me natyrėn e hapur, me projektin e diskursin qė bashkojnė. Krejt e pritshme: Ai ishte Krijuesi e Prijėsi Krijues...
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks