Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Christine von Kohl - njė jetė punė pėr Kosovėn e pėr Bosnen

Shkruan: Dr. Skwnder Gashi Nga njė sėmundje e shkurtėr viq pardje nė Vjenė humanistja e njohur Christine v. Kohl. E lindur nė Danimarkė, Christine von Kohl studioi nė Kopenhagė filozofinė dhe historinė krahasimtare tė religjioneve, studime kėto qė nuk i mbaroi. Qė heret u orientua porse nė publicistikė. Pėr 14 vite me radhė punoi nė shtėpi botuese nė Kopenhagė e mė pastaj nė Frankfurt. Si shtetase e Danimarkės, Christine v. Kohl kaloi nė vitin 1960 tė jetonte e tė punonte nė Vjenė prej nga deri nė vitin 1968 veproi si korrespondente pėr gazeta, radio e televizione jo vetėm tė hapėsirės sė shteteve skandinave, porse edhe pėr shtetet komuniste tė Europės Lindore e tė asaj Juglindore. Nė harkun kohor midis viteve 1968 - 1985 kaloi tė punonte nė Beograd, si korrespondente e tė pėrditshmeve autoritative „Die Presse", (Vjenė); „Neue Zürcher Zeitung"; pėr radiot „Deutsche Welle", „Deutschlandfunk" dhe „Hessischer Rundfunk" si edhe pėr mediat skandinave. Jeta dhe puna prej 18 vitesh e saj nė metropolėn serbe e bėri Christine v. Kohl-in njohėse autoritative tė historisė, tė mendimit politik, kulturės dhe tė mentalitetit tė popujve qė asokohe jetonin nė federatėn e Jugosllavisė. Siē e thoshte edhe vetė, kjo e pėrjetoi drejtpördrejt orientimin politik serb tė dominimit mbi popuj tė tjerė, politikė kjo tė cilėn von Kohl do ta qortojė ashpėr gjatė gjithė jetės sė saj. Kjo edhe ėshtė arėsyeja pėrse pothuaj e gjithė veprimtaria krijuese dhe angazhimi politik i von Kohl-it do tė jetė i lidhur me dy popuj tė hapėsirės sė Ballkanit: shqiptarėt dhe boshnjakėt. Angazhimi i humanistes daneze pėr Ēėshtjen shqiptare, nė veēanti pėr Ēėshtjen e Kosovės, do tė materializohet me punėn e saj intensive (1990-1994) pas riardhjes nė Vjenė dhe angazhimit tė saj nė kuadėr tė "InternationalHelsinki Federation for Human Rights", si kėshilltare pėr Ballkanin. Christine von Kohl u bė gjatė kėsaj kohe „ambasadore“ e Kosovės nė Vjenė. Nuk pati asnjė delegacion, asnjė politikan e veprimtar kosovar qė nuk do tė takohej me Christne-n pėr tė marrė kėshillat dhe sidomos ndihmėn e saj. Pėr aqė sa i njoh rrethanat brenda 20 viteve tė shkuara, e them me plotė gojė qė Christine von Kohl ėshtė ajo qė pėrfaqėsuesve legjitimė tė vullnetit politik tė kosovarėve ua hapi dyert e qeverive, tė parlamenteve e tė institucioneve europiane e mė gjerė dhe kontriboi si rrallėkush ndėrkombtarizimit tė Ēėshtjes sė Kosovės. Ishte, pörsöri, pikėrisht z. von Kohl ajo qė e pėrkrahu dhe bashkė me mua e organizoi Konferencėn Ndėrkombėtare „Rikthimi i Ēėshtjes Shqiptare – Rėndėsia e saj pėr Ballkanin dhe pėr Europėn“, tė mbajtur nė Vjenė nga 7 deri mė 10 qershor tė vitit 1993. Falė autoritetit dhe angazhimit tė humanistes sonė, mbajtja dhe botimi nė dy vėllime i materialeve tė kėsaj Konference u ndihmua jo vetėm finansiarisht, porse edhe u pėrkrah edhe nga vetė qeveria austriake e asaj kohe. (Fjalėn e hapjes e mbajtėn me kėtė rast ministri i punėve tė jashtme Dr. Alois Mock dhe kryetari i parlamentit Dr. Heinz Fischer). Nė shtator tė vitit 1998 Ch. Von Kohl e organizoi edhe Konferencėn Ndėrkombėtare „Identitetet e Bosne-Hercegovinės“ fjalöt e hapjes nė tė cilön i mbajtėn ministri i atėhershėm austriak i punėve tė jashtme Dr. Alois Mock si edhe Dr. Haris Silajdzic. Nė kėtė vazhdė z. von Kohl do ta themelojė „Shoqatėn e Miqėve tė Refugjatėve dhe tė tė Dėbuarėve nga BeH nė Austri“ si edhe Qendrėn Kulturore „Kulturni Centar“ tė Bosnes. Qė nga viti 1999 z. von Kohl ishte botuese dhe redaktore pėrgjegjėse e revistės „BALKAN anders/Südosteuropäischer Dialog", qė deri para pak kohėsh botohej gjashtė herė nė vit. Ch. Von Kohl nuk u angazhua vetėm pėr kosovarėt e pėr boshnjakėt myslimanė, porse bėri punė edhe pėrkitazi me fatin e ebreitėve nė Europė. Kjo bashkėpunoi, nė kėtė kontekst, edhe me Simon Wiesenthal-in dhe i ndihmoi kėtij nė kuadrin e Komitetit Austriak „Youth Alija", si edhe pėr ekspozitön „2000 vjetė tė Ebreitėve nė Rajnė" dhe pėr pėrgatitjen e vėllimit tė veēantė „Kultur der Juden am Rhein“ tė botuar nė Köln. Humanistja Kohl u bė kėsisoji eksperte e besueshme pėr ēėshtje tė Ballkanit dhe, me rekomandimin e Ministrisė austriake tė Punėve tė Jashtme, mendim meritor nga kjo kėrkuan shumė organizata austriake e sosh ndėrkombėtare, duke filluar nga Köshilli i Europės e deri edhe organizata tė rinjėsh. Nė kėtė cilėsi, ajo mbajti edhe ligjerata nga fusha e tė drejtave tė njeriut tė lidhura me Kosovėn e me Bosnen si nė institucione politike ashtu dhe nė universitetet Princeton e Columbia tö SHBA-ve dhe bashkėveproi nė botimin e shumė librave pėrkitazi me tė drejtat e njeriut nė Bosne-Hercegovinė e nė Kosovė. Historikun e konkfliktit kosovar- serb dhe qėndrimin pėrkitazi me zgjidhjen e Ēėshtjes sė Kosovės, humanistja e publicistja von Kohl, nė bashkautorėsi me tė bashköshortin Wolfgang Libal, e shtroi qysh nėvitin 1992 nė librin „Kosovo: Gordischer Knoten am Balkan" (i pėrkthyer nga unė edhe nė shqip). Me kėtė ēėshtje kanė tė bėjnė edhe materialet e Konferencės Ndėrkombėtare pėr Ēėshtjen Shqiptare (khs. mė lart), tė botuara nė bashkautorėsi me mua, nė vėllimet tematike 6 dhe 7/1997 tė revistės „Dardania“ qė deri vonė e botoja nė Vjenė. Autorja von Kohl e kishte trajtuar Ēėshtjen e Kosovös edhe nė librin e saj „Jugoslawien", tė botuar nė vitin 1990 si edhe nė librin, pėrsėri nė bashkautorėsi me tė bashkėshortin W. Libal, „Der Balkan: Stabilität oder Chaos in Europa" tė botuar nė vjeshtė tė vitit 2000. Autorja von Kohl u muarr edhe me tė kaluarėn dhe me aktualitetin e shtetit shqiptar. Nė kėtė kuadėr, nė vitin 1998 ajo e botoi librin „Albanien“ i cili u ribotua edhe nė vitin 2003 dhe e shkroi parathėnien pėr librin e Dardan Gashit e Ingrid Steiner (pėrkitazi me tekstet e Edith Durham pėr Shqipėrinė e pėr Kosovėn) Durch das Land der Helden und Hirten (1995)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks