|
|
Dimensioni i lirisė dhe fenomeni Obama
Shkruan: Arben Ēokaj
Ndėrsa Obama konkurronte pėr President, spekulimet filluan tė mbulonin mendjet e njerėzve nė SHBA dhe jashtė saj. A mundet njė afrikano-amerikan me ngjyrė, tė marrė postin e Presidentit? A ėshtė Amerika e pėrgatitur pėr njė President me ngjyrė? Heshtje! Konjukturat politike, kriza ekonomike qė filloi tė mbėrthejė perėndimin, skandalet financiare tė rastėsishme, tė shkaktuara nga inercia apo gjysmė tė planifikuara, e ndihmuan Obamėn tė shfaqej si shpėtimtar. Amerika ndodhej nė vėshtirėsi, pas njė lufte tė gjatė nė Irak dhe pėrpjekjeve e shpenzimeve tė mėdha pėr tė luftuar terrorizmin botėror.
Njerėzit nė Amerikė shikuan tek Obama njė misionar tė ri, kėsaj here nė politikė. Gjė e rrallė, pėr tė mos thėnė fenomenale. Fakti qė ai ishte me ngjyrė, afrikano-amerikan, dhe gjendja shpirtėrore e ekonomike njerėzve nė SHBA, bėri qė ata tė besonin mė shumė tek ndryshimi qė Obama mund tė sillte. Oratoria e Obamės, fushata e tij pėr postin e presidentit, dhe kritikat pėr mungesėn e pėrvojės apo kufizimet e tij, si tek ēdo njeri, qė merret nė analizė tė detajuar pėr tė gėzuar postin e njeriut mė tė pushtetshėm tė globit, u pėrmblodhėn nė njė fushatė tė shkėlqyer dhe plot besim pėr tė sjellė nė fund fitoren.
Obama vetė nuk dėshironte qė njerėzit tė kishin pritshmėri mė tė madhe se duhet, pasi kjo mė pas sjell zhgėnjimin. Ai filloi tu thoshte njerėzve: Ne nuk votuam ndryshimin, por mundėsinė pėr tė ndryshuar. Nė fakt, pėr tė qenė realistė, nė atė qė shihet e mund tė kuptohet, ndryshimi qė pritet tė ndodhė nė SHBA, edhe nėse punohet me tė gjitha energjitė, dhe nė drejtimin e duhur, do tė marrė njė periudhė kohore mė tė gjatė se njė mandat, apo dy mandate tė Obamės. Rėndėsi ka tė punosh siē duhet.
E si mund tė ndodhė, qė nė njė vend kaq tė madh dhe me mundėsi tė shumta, tė kemi njė president me ngjyrė, qė vite apo dekada mė parė mund ta shihnim vetėm nė ndonjė film fantastiko shkencor? Dihet, qė mendimi i paraprin veprimeve. Sidomos nė vende me demokraci tė zhvilluar, ku dimensioni i lirisė ka bėrė qė njerėzit ti respektojnė ndryshimet, diversitetin, tė qenit ndryshe. Por, ndryshimet nė vetvete nuk janė, ose nuk duhet tė jenė tė dėmshme pėr njėri-tjetrin, pėrkundrazi.
Ajo qė politika e ngurtė shqiptare duhet tė marrė mėsim nė kėtė rast ėshtė pikėrisht zbutja e normės sė lartė tė arrogancės, falsitetit, gėnjeshtrave dhe hajnisė sė shfrenuar, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, protagonizmit tė tepruar individualist dhe injorimit tė tjetrit, qė e ka mbėrthyer kėtė vend kaq keq, si kancer, dhe nuk po e lė shoqėrinė shqiptare tė marrė frymė lirshėm, tė zhvillohet apo tė ecė nė rrugėn e nisur drejt rritjes sė cilėsisė sė jetės, pėrmes reformave integruese nė shoqėri mė tė avancuara.
Nėse Obama do tė ishte nė Evropė, nuk do ti kishte ato mundėsi qė ia dhanė SHBA-tė. Nėse Obama do tė ishte shqiptar, do tė emigronte diku, pėr tė bėrė punė tė rėndomta, qė tė sigurojė tė mirat materiale pėr vete dhe familjen e tij, ose do tė detyrohej tė merrej me korrupsion e gėnjeshtra, qė ta shpifin, pėr tė mbijetuar nė njė ambientin frenetik, tė ēimentuar, tė politikės shqiptare. Tė ndalemi pėr njė moment dhe tė mendojmė, ēfarė jemi duke bėrė ne shqiptarėt? Ēfarė janė duke bėrė politikanėt tanė drejtues? A mos janė ata disi primitivė dhe jashtė kohės, nė botėkuptimin e tyre? A drejtohet politika kėshtu? A mos duhet politikanėt tanė tė ndryshojnė diēka nė sistemin e tyre tė mendimit, nė mėnyrė qė shoqėria dhe ekonomia jonė tė jetė mė konkurruese dhe mė afėr realitetit objektiv?
Pėr tė sqaruar mė mirė stanjacionin, qė vjen nė Shqipėri nga mentaliteti i vjetėr, nga njė politikė inkompatibėl, qė luhet nė kėto 18 vjet, mund tė marrim shembullin e paraardhėsve tė Obamės nė Kenia, tė atyre qė sot jetojnė nė Kenia, dhe tė vetė Obamės, se ēfarė u bė ai, vetėm nga mundėsia qė jep njeriut njė shoqėri e lirė. I njėjti njeri, me tė njėjtin kapacitet, mund tė jetė njė pastrues pjatash nė njė restorant, njė kryetar bashkie nė Shkodėr, apo njė President nė SHBA. Varet se ku ndodhesh.
Karen Blixen (Bliksen) (1885 - 1962), njė baroneshė dhe shkrimtare daneze, e njohur me emrin e artit si Isak Dinesen, pati njė famė jo tė vogėl nė kohėn e saj, nė Danimarkė dhe jashtė saj. Ajo kaloi njė pjesė tė konsiderueshme tė jetės nė Afrikėn e Veriut (tani Kenia), vendlindja e babait tė Barak Obamės, ku u vendos dhe investoi nė njė plantacion kaféje.
Nė veprėn e saj Jashtė Afrikės (1937), qė u kthye nė njė film tė mrekullueshėm tė Hollivudit (nė rolet kryesore Meryl Streep dhe Robert Redford), ajo pėrshkruan pėrpjekjet pėr tė shkolluar fėmijėt afrikanė tė komunitetit ku jetonte. Vendosi tė hapte njė shkollė dhe pėr kėtė i duhej tė pyeste autoritetin e vendit, qė nė atė kohė, nė atė tribu afrikane, ishte kryetari i fisit. (I ngjashėm me kryetarin e sotėm tė Bashkisė nė Shkodėr, me ndonjė deputet, me folėsen e kuvendit apo me kryeministrin shqiptar).
Kryetari i fisit, qė nuk dinte anglisht, (kėta tanėt e dinė ndonjė gjuhė tė huaj) kap sėpatėn, dhe godet me forcė njė nga shtyllat, qė mbante nė kėmbė ndėrtesėn e shkollės. Lartėsia e goditjes ishte pak mė shumė se njė metėr. Deri kėtu e ka limitin dija! thotė ai nė gjuhėn e tij afrikane. Pėrkthyesi sqaron baroneshėn se, fėmijėt duhet tė shkojnė nė shkollė derisa tė arrijnė lartėsinė e shenjės sė bėrė nga sėpata e kryetarit tė fisit, jo mė shumė! Problemi i vetėm ishte se mos fėmijėt (qoftė larg) mund tė bėheshin mė tė zgjuar se kryetari dhe kjo nuk lejohej. A nuk sillen njė pjesė e mirė e politikanėve tanė kėshtu, qė e kapin pėr fyti lirinė dhe demokracinė e vendit; e harxhojnė kohėn me intriga e poshtėrsi dhe zgėrdhihen nė injorancėn e tyre, me plancin e fryrė mbi fatkeqėsinė e kėtij kombi?!
Karen Blixen tregon se nė pėrpjekjen e saj pėr tė sjellė dritėn e dijes nė kėtė vend afrikan, asaj iu dogj edhe shtėpia dhe gjithė magazina e kafésė. Falimentoi dhe mė pas u kthye nė atdhe, nė Danimarkė. Kenia vazhdon tė jetė njė vend i prapambetur, i ndarė nė fise, pasi dituria, demokracia dhe dimensioni i lirisė nė atė vend, e ka tė vėshtirė tė depėrtojė nė mendjet e varfėra tė shoqėrisė, tė kapur peng prej pushtetarėsh tė paaftė dhe fanatikė nė injorancėn e tyre. Ndėrsa vendi i saj Danimarka ėshtė i zhvilluar, dhe nė SHBA, njė njeri me ngjyrė, qė trashėgon gjenin kenian, u bė President.
Ky ėshtė ndryshimi nė konceptin apo dimensionin e lirisė dhe shoqėria shqiptare ka tė mėsojė shumė nga shembulli i Obamės, fenomeni i njė njeriu me ngjyrė, i anatemuar tradicionalisht nga konfliktet racore , fetare dhe mentaliteti primitiv, i cili gjeti rrezen e shpresės nė njė vend tė madh, e tė mundėsive tė mėdha, pėr ti treguar mbarė njerėzimit: Po, ne mundemi!
Po ne shqiptarėt a mundemi ndryshe?! A mundemi ne ta shporrim agresivitetin dhe arrogancėn, primitivizmin dhe pėllitjen, tensionin e brendshėm dhe frikėn, qė vjen nė shoqėrinė shqiptare nga drejtues tė kapur nga e shkuara, si Berisha, Topalli etj., tė cilėt jetojnė ditėt e tyre tė fundit, tė njė kohe tė perėnduar? Apo mos jemi pajtuar me realitetin e plogėsht, somnambul, qė ata mbjellin, me format e tyre tė pėrndjekjes dhe konkurrencės banale a la komuniste, me mentalitetin orientalo-bizantin, dhe nuk dimė ndryshe?!
Duhet thėnė PO, ne mundemi! Duhet ta bėjmė realitet, me pėrpjekje, mundėsinė tonė. Nė radhė tė parė, duke ndryshuar veten, duke mos qenė shėmbėlltyrė e shėmtuar e cungimit tė lirisė, qė vjen prej drejtuesve tė paaftė e tė vjetruar! Duhet thėnė PO ndryshimit, pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt!
|
|
|