Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Pavarėsia e kristalizuar

Shkruan: Dr. Muhamet Hamiti Kosova e pavarur po shėnon pėrvjetorin e parė tė ekzistencės sė vet si shtet. Ai qė ishte pėr kohė tė gjatė synim u bė realitet mė 17 shkurt 2008. Dėshirimet asocionohen me ngrohtėsinė. Fizikisht, 17 shkurti i pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės ishte i acartė, nga ditėt mė tė ftohta tė dimrit tė Kosovės, nėse jo mė e ftohta. Nė shpirtin e popullit tė Kosovės, nė gjirin e kombit shqiptar pėrgjithėsisht, ka pasur atė ditė ngrohtėsi solemne, madhėshtore. Pėrvjetorėt rindezin kujtimet pėr dėshirat, pėr gėzimet e pėr hidhėrimet. Pavarėsia e Kosovės ėshtė kristalizuar si ide, ėshtė synuar politikisht dhe institucionalisht, me sistem e disiplinė, nga aksioni politik i Dr. Ibrahim Rugovės dhe i Republikės sė parė tė Kosovės, i asaj qė ėshtė njohur si shtet paralel gjatė viteve 1990. Prandaj, Rugova quhet prej shumėkujt Presidenti historik, kurse ndonjėherė edhe babai i kombit (i shtetit tė Kosovės) nė kuptimin politik, jo etnik, tė termit. Kjo ide politike pastaj ėshtė pranuar prej tė gjithėve nė Kosovė nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar, madje edhe prej atyre qė mund tė kenė pasur mospėlqimet me rrugėn e ndjekur prej tij drejt realizimit tė kėtij synimi madhor. Shkrimtari dhe luftėtari, ta themi Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, tashti, nė fund, teleologjikisht, bėhen ēlirimtarė tė vendit tonė tė dashur, Kosovės, por edhe krijues tė Republikės, ndonėse nuk e pritėn ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ata janė heronjė tokėsorė e historikė, jo legjendarė e mitikė, tė Kosovės. Pavarėsia, fillimisht si ide, pastaj synim, pastaj luftė pėr realizim tė kėtij synimi, mė tej, nė fund, realizim tė shtetėsisė sė pavarur. Nė kėtė rrugė realizimi marrin pjesė tė gjithė, shkrimtari e luftėtari, ideatori e realizatori. Pavarėsisa e Kosovės ka realizatorė tė panumėrt, heronj tė kėnduar e tė pakėnduar, prej atyre qė kanė shkuar nė amshim deri te tė gjallėt, qė sot bėjnė punėt e ditės, tė profesionit apo tė shtetit. Pavarėsia sot duket e natyrshme, e vetėkuptueshme, si koncept e si realitet. Nuk ka qenė kėshtu para 20 vjetėsh, mė 1989 e 1990. Deri atėherė, kishte dy ide dominante, dy variante veprimi shqiptar pėr avansim tė statusit tė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė ish Jugosllavi: Kosovėn si Republikė nė kuadėr tė federatės ish jugosllave, apo bashkimin me Shqipėrinė. Varianti i tretė i Kosovės shtet mė vete nė njė kombinim ideje e rrethanash, por edhe lufte politike e tė armatosur, u bė zgjidhja vetė, e njohur dhe e pranuar nga populli i Kosovės, e pėrqafuar nga bota demokratike. Prandaj, e natyrshme dhe e vetėkuptueshme. Ku jemi sot? Republika e Kosovės sot funksionon si shtet demokratik, me President, me Qeveri, e Parlament; me ekonomi tė veten, qė pėrballet me vėshtirėsitė e ringjalljes e tė hapjes kah bota; me resurse natyrore e njerėzore; me potenciale qė duan funksionalizuar plotėsisht. Kosova ėshtė njohur si shtet i pavarur nga 54 shtete tė botės deri nė fund tė janarit tė vitit 2009. 7 nga 8 vendet e zhvilluara (G 8) kanė njohur Kosovėn. 22 prej 27 vendeve tė Unionit Evropian kanė njohur Republikėn tonė; poashtu edhe shumica e vendeve anėtare tė NATO sė. Synimi ynė kryesor nė rrafsh ndėrkombėtar ėshtė integrimi nė strukturat euro atlantike. Sė shpejti Kosova do tė jetė anėtare e institucioneve kyēe financiare nė botė: e Bankės Botėrore dhe e Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Kosova ka sjellė rehati nė shpirtrat e shumicės dėrmuese tė qytetarėve tė Kosovės; jo vetėm tė shqiptarėve por edhe tė pakicave. Njė pjesė e shpirtrave tė trazuar, kryesisht serbė, do tė binden mė nė fund se realiteti i Kosovės sė pavarur nuk u jep fund ėndrrave tė tyre pėr jetė tė dinjitetshme njerėzore e kombėtare. Republika e Kosovės ka sot njė segment tė atributeve tė shtetėsisė sė vet edhe kėtu, nė Mbretėrinė e Bashkuar. Nė Londėr, ku ka me dhjetėra mijėra kosovarė, tė cilėt nė mėnyrėn e vet i kanė kontribuar kėsaj shtetėsie, ne kemi Ambasadėn tonė. Unė, qė kam pasur fatin tė jem nė krye tė saj, i zgjedhur nė kėtė detyrė prej autoriteteve mė tė larta tė Republikės, ndihem krenar e i pėrgjegjshėm pėr barrėn e historisė dhe tė aktualitetit. = = = (Dr. Muhamet Hamiti ėshtė I Ngarkuar me Punė a.i. nė Ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Londėr. Marrė nga "The Albanian Mail")
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks