Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

17 SHKURT 2008

Shkruan: Kujtim M. Shala

Rugova mendimtar u rrit e mbretėroi kur teoritė e kritika sociologjike e sociologjizuese, shkurt e shqip, ideologjizuese, dukej e paprekshme nė kulturėn shqipe. Ai zhvilloi me durim teorinė e tij pėr letėrsinė, shkroi kritikat mė tė mira pėr autorėt bashkėkohės, lexoi e dashuroi thellė Bogdanin, bėri tipologjinė e kritikės shqiptare, gjithnjė i prirė nga humanizmi i thellė. Rugova ishte pėrherė mendjehapur, i lirė; liria buronte nga modeli kulturor humanist qė dha mendimtarin Ibrahim Rugova. Po ky model dhe idetė nacionale u bėnė amėz e pikėpamjeve dhe e veprimit politik tė tij. Rugova politikan, vėrtet, ėshtė Rugova prijės politik e shpirtėror. Ai artikuloi projektin pėr pavarėsinė e Kosovės, pėr demokracinė e lidhur me pluralizmin, shtetin e sė drejtės dhe humanizmin, kur kush s'mund ta merrte me mend. Rugova veproi dhe u shkri pėr kėtė projekt. Ideja, projekti dhe veprimi pėr pavarėsinė e Kosovės ka autor Ibrahim Rugovėn. Rugova, prijės i duruar, projektoi me durim Shtetin e Kosovės, nė njė copė shtati e mbi idenė e Dardanisė antike e tė mesjetės. Ibrahim Rugova: Dijetar i madh. Dashamirės i madh i kulturės. Afirmues i parė i shumė autorėve. Vlerėsues i parė i thellė i tyre. Pėrplot durim, afėrsi. Njeriu i besės. Njeriu qė mbajti gjallė shqiptarėt e Kosovės, duke ua treguar rrugėn e jetės kur vdekja nuk linte shteg. Prijės i pashoq. Sot e kurrė i pėrsėritshėm. Vepra mendimtare e Rugovės, projekti i madh i modernitetit letrar e kolturor tė Kosovės, tashmė ėshtė klasikė, trashėgimi vepruese. Projekti nacional i Rugovės pėr pavarėsinė e Kosovės u pėrmbush sot. Sa herė tė thuhet Pavarėsia e Kosovės, Kosovė e Pavarur, vetiu do tė kujtohet e shtohet emri i Ibrahim Rugovės. Rugova ėshtė autor e ideator; frymėzues e veprues. Zoti President Rugova, i dashur President, Kosova ėshtė e Pavarur. Faleminderit Zoti President! Prishtinė, 17 shkurt 2008 (Nga libri "Rugova meditans", AIKD, Prishtinė 2008)

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks