Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kriza globale dhe konsulenca kosovare

Shkruan: Ekrem Hoxha Marrė shkas nga zhvillimet e fundit ku mjedisi ekonomik ndėrkombėtar ėshtė zhytur nė njė krizė tė thellė financiare, qė tash mė ka pushtuar gjitha tregjet kryesore tė kapitaleve dhe sektorėve tė industrive. Pas stanjacionit tė rėndė amerikan qė kulmoi nė rrėzimin e disa nga kompanitė kryesore tė garantimit tė kredive, pas njė recensioni tė tejzgjatur evropian qė po lėkund ekonomitė kryesore tė kontinentit, shenjat e para tė pėrfshirjes sė shteteve nė planin e parandalimit tė krizės po shfaqėn gati nė tė gjitha shtetet qė njiheshin deri mė tani si ekonomi tė konsoliduar dhe tė orientuara nga ekonomia e tregut tė lirė. Por involvimi i shtetit edhe shtetet si Rusia e Kina shtete kėto me rezerva tė mėdha tė kesh-it dėshmon se nė nivel global tregjet e kapitalit po paguajnė kostot e rritjes sė shpejtė dhe deri diku abuzive tė tyre, falė njė koniunkture tė mbėshtetur mbi parametra mė shumė gjeopolitik, por jo aq realiste nė rrafshin ekonomik. Megjithatė ky shkrim nuk synon tė hedh dritė apo merret me shkaqet e krizės, ku rezulton se kriza nga sistemi financiar tash mė ngadalė ka kaluar nė ekonominė reale, duke afektuar gjitha sektorėt industriale dhe konsumatorėt, por mėton tė adresojė disa nga pasojat e mundshme lokale tė saj dhe rrugėt e kapėrcimit tė tyre. Kriza e tregut global, gjatė viti 2009 pritet tė ndikoj nė rritjen e ēmimeve tė njė sėrė mallrash kryesore pėr shkak tė ngėrēit nė ritmet e rikthimit tė shumė investimeve tashmė tė iniciuara dhe si e tillė do tė ndjehet patjetėr edhe nė dinamikat e planifikuara tė rritjes sė ekonomive tė vogla, sidomos nė vendet nė zhvillim. Pėrtej parametrave premtues dhe qėndrueshmėrisė makro-ekonomike paraqitur me projekt buxhetin mė tė ri, Kosova mbetet njėri prej kėtyre vendeve dhe mbetet ende shumė vulnerabėl nė kėtė drejtim. Struktura ekonomike e vendit e mbėshtetur kryekėput nė sektorin tregtar, e bėn kėtė kėrcėnim edhe mė tė besueshėm dhe real. Nėse shumė shtete u detyruan tė pėrfshihen financiarisht pėr tė shpėtuar asete kombėtare e private nga falimentimet, nė Kosovė apo shtete tė vogla tė ngjashme kjo mundėsi ka pak gjasa tė ndodhė. E thėnė thjesht, kjo situatė do tė rėndojė sė pari dhe kryesisht mbi sektorin privat dhe sidomos mbi atė prodhues. Pse? Ky segment nuk i ka shanset qė t’i transferojė aq lehtėsisht mbi konsumatorin e fundit kostot e shtuara tė prodhimit, tė shkaktuara falė ndryshimeve nė tregjet ndėrkombėtare tė lėndėve tė para dhe atyre ndihmėse. Prodhimi vendas i kėtyre mallrave ėshtė ende i papėrfillshėm. Sektori prodhues, edhe pse i favorizuar deri tani nga ruajtja e stabilitetit financiar do tė pėrballet realisht me efektet e njė gare tė shtuar nė kushtet e liberalizimit tė tregjeve rajonale dhe mė gjerė (referencė marrėveshja CEEFTA, etj). Shumė investime qė janė identifikuar pėr t’u kryer nė vend qoftė nga investitor tė huaj apo vendor janė sot pėrpara sfidės pėr tė rivlerėsuar bėshmėrinė e tyre, pėrsa kohė qė prodhimin e synuar duhet ta realizojnė kryesisht nė tregjet ndėrkombėtare. Nė mesin e masave dhe zgjedhjeve qė duhet tė konsiderohen dhe merren nė konsideratė nga ndėrmarrėsit Kosovar, nė kėtė situatė paralajmėruese dhe kritike: mbetet shtimi i rolit dhe angazhimit tė konsulencės profesionale vendase nė proceset e vendim-marrjes ekonomike. Gjykojmė se kjo do tė ishte njė nga pėrgjigjet mė racionale dhe tė arsyeshme pėr tė ri-gjetur ekuilibrat e nevojshėm nė kapėrcimin e efekteve tė kėsaj krize, e cila edhe nėse arrin tė neutralizohet shpejt nė qendėr, druajmė se pėr njė kohė do tė ruajė efekte mė afatgjata nė periferi. Ndėrmarrėsit kosovarė me tė drejtė mund tė pyesin se si rekomandimi i referuar mė lartė do ndihmonte konkretisht aktivitetet e tyre! Futja nė pėrdorim e planifikimit financiar, rigrupimi i nevojave tė ndėrmarrjes nė pėrputhje me njė cikėl tė organizuar shėrbimesh nė mėnyrė qė tė ulen kostot operative dhe tė ruhet njė shkallė mė fleksibėl e pėrgjigjes ndaj efekteve tė krizės, do tė ishte hapi i parė i domosdoshėm qė kompanitė prodhuese vendore mund tė adoptojnė nė rrethanat aktuale. Fillimi sa mė parė i planifikimit tė aplikimit gjegjėsisht blerjes sė shėrbimeve tė konsulencės profesionale jashtė kompanive, nė njėsi tė specializuara shėrbimi, duke kėrkuar maksimalisht pėrgjegjėsi pėr ēdo vendim-marrje tė pėrbashkėt, do tė ishte pėrsėri njė qasje inteligjente pėr gjenerimin e ideve nė njė format pro-aktiv, qė nė themel synon uljen e kostove tė manaxhimit dhe rrit efektivitetin e kapitalit tė angazhuar. Rialokimi i burimeve, strukturimi efikas i marketingut, ri-pozicionimi i shumė produkteve dhe markave nė pėrputhje me pėrmasat reale tė tregut, eliminimi i krizės sė likuiditeteve dhe garantimi i shanseve pėr diversifikime pjesore tė pranisė nė treg do tė ishin disa nga masat qė prodhuesit vendor do tė duhej tė merrnin dhe konsideronin seriozisht. Tė gjitha kėto ndėrhyrje kėrkojnė njė shkallė tė lartė profesionalizmi qė mund ta garantojė vetėm konsulenca e specializuar dhe e angazhuar nė terme komerciale. Brenda kėsaj fryme, tė gjitha kompanitė nė kohė reale do hidhnin hapa efektivė pėr tė rivlerėsuar asetet e tyre mbi baza reale, tė favorizuara edhe nga reforma fiskale efektet e tė cilės tashmė janė reale dhe tė njohura pėr operatorėt ekonomik dhe gjitha palėt e interesit. Nė kėtė drejtim edhe autoritetet shtetėrore kanė shansin qė nė rrethana tė rėndėsisė sė veēantė tė ndėrtojnė njė partneritet real dhe tė qėndrueshėm me sektorin privat, duke kėrkuar mė shumė bashkėpunim me qėllimin e vetėm mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e nivelit dhe shpejtėsisė sė rritjes ekonomike kombėtare, sa mė pranė parametrave te planifikuar. Siē thotė populli: jo ēdo e keqe vjen pėr tė dėmtuar! Ėshtė momenti qė me gjakftohtėsi por edhe me largpamėsi tė gjitha palėt tė mendojnė nė favor tė zgjidhjeve sa mė efektive, tė cilat nė fund tė fundit mund tė arrihen me kontributin dhe mbėshtetjen e tė gjithė faktorėve tė tregut. Nė kėtė zinxhir, konsulenca profesionale lokale, e cila nė kėto vite ėshtė maturuar gradualisht dhe rritur nė njė nivel tė besueshėm, ka njė rol parėsor pėr tė luajtur. Brenda kėsaj skeme, programi i Shėrbimeve Kėshilluese pėr Bizneset (BAS) program ky i menaxhuar nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) ka qenė dhe mbetet njė partner i pandarė i kėtij bashkėpunimi, i cili matet me rezultate, deri mė sot shumė tė suksesshme. (Autori ėshtė Drejtor Nacional pėr Kosovė i Programit pėr Shėrbimet Kėshilluese pėr Biznese, i menaxhuar nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim )
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks